Donika Paci

dona paci

                Donika Paci

 

Donika Paci lindi më 21 Dhjetor 1988 në Fushë-Alie të  Dibrës. Kreu shkollën e mesme në  “Seit Najdeni”  Peshkopi. Që në adoleshencë filloi te shkruajë  poezi. Ka botuar cikël me poezi në gazeta të ndryshme, si:  Gazeta Rruga e Arbërit, Muzgu, Talegraf etj.  Në 2014 botoi librin e parë me poezi ” Mjaft më tha loti im” .

 

10441448_810375935722294_800678870744281849_n

                 Mjaft më tha loti im

 

Dashuria për poezinë është e lidhur ngushtë me jetën aktive të autores, e cila vazhdon të shkruajë me të njëjtën frymë dhe gjithë pasion.

 

 

 

SHPIRTIN VRAMË TË DY

 

Nuk jemi më atje,

atje ku rrahjet e zemrës

ishin në shpejtim.

Nuk jemi më atje ,

ku ëndrra na ndizte shpirtin.

Nuk jemi më atje,

ku për një moment “vdisnim”

në dehje,

atje ku qielli puthte tokë.

Nuk jemi më atje,

se melodinë e shpirtit,

e vramë të dy.

Nuk jemi më atje,

se lotin ushqyem me trishtim.

 

 

 

SHPIRTIN LODHA

 

Ne botën e ëndërrimeve

shpirtin e përplasa,

desha të shpëtoj ,

nga ato gracka

jetë tekanjoze,

por e kotë ,

shpirtin lodha

në këtë botë.

Si shpëtova dot

lëndimit e as vuajtjes,

si një thikë mbi mua,

dhimbja zhytet.

 

 

 

MJAFTË MË THA LOTI IM

 

Do t’i kap mendimet

dorë për dore,

do ec me to,

derisa t’ më ndalojnë

tek ndonjë stacion.

Do më hedhin a do ti hedh

nuk e di,

se jam kthyer në trung,

që nuk ka bereqet,

vetëm zë vend

e asgjë nuk nxjerr.

Asgjë veç mbjell trishtim,

mjaftë o e “mallkuar”

më tha loti im.

 

 

 

 

E DUA NË HESHTJE

 

KËtij shpirti që po vuan,

dhimbjen unë ja di,

kam frikë ta them

se s’ më kupton njeri.

Do ta dua në heshtje,

“dhimbjen” që më vret,

s’ dua t’ja them botës

ajo më godet.

 

 

 

JAM NJERI

 

S’mund të them

jam gur,

se ndryshe s’ do derdhja lot.

S’ mund të them

jam hënë,

se do ndriçoja këtë botë.

S’ mund të them

jam akull

se do shkrihesha nga dielli,

e nuk do egzistoja më.

S’ mund të them

jam baltë

se ndryshe do shkelnin ne mua.

S’ mund të them jam Zot,

se nuk i lexoj dot zemrat tuaja.

 

 

 

SHPIRTI IM

 

Dimër ky shpirt

dimër e acar.

Nuk ka më diell

të ndriçojë si më parë.

Nuk ka pranverë

që çel në shpirtin tim,

veç dimër i ftohtë

dëborë pa pushim.

 

 

 

DI DHE UNË TË DUA

 

Mos qesh me mua

o njeri,

se jam i varfër

e pa shtëpi.

Di të dua

të fal dashuri,

di dhe unë të qesh,

të fal lumturi.

Ti s’ di të vuash

as të qash.

Ti s’ di të duash

as të falësh dashuri.

Ndjenjat i ke humb

nuk je më njeri.

Zemra jote gur

veç pasuri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s