SARANDA, DY REALITETE . ( REPORTAZH DHE BISEDË ME BIZNESMENIN DHE FERMERIN ARQILE ÇAVO ) / Nga Agron MEMA

11291967_795462990569979_872425362_n

 

SARANDA, DY REALITETE

 

REPORTAZH DHE BISEDË ME BIZNESMENIN DHE FERMERIN ARQILE ÇAVO

 

 

agron mema

Nga Agron MEMA

 

 

Saranda, pa kontestim, quhet perla e ujrave të kaltra të deit Jon në bregdetin jugor shqiptar. Në Sarandë përballesh me dy realitete , kjo përsa i përket këndvështrimit të punës dhe punsimit.Mëngjezeve, tek ish sheshi i axhensisë së autobuzave të udhëtarve me dhjetra puntorë të grupmoshave të ndryshme , nga të gjitha trevat e vendit të ardhur si migrant, janë në kërkim të punës për bukën e përditshme…dhe punojnë, hanë nëpër menca me çmime të ulura që gatuajën enkas për ta, flenë në hotele të lehta dhe mbajnë edhe familjen.Pak metra më poshtë deti.Lokalet luksoze servirin me çmime të larta krahasuar me klientelën dhe standartet e jetesës.Rrotull motoçikleta dhe makina luksoze.Frekuentimi nga të rrinj të qytetit , shumica pa punë.

 

11263770_795462817236663_292801138_n

 

Shkëputemi nga ky realitet i qytetit turistik dhe marim rrugën drejt Qafë-Botës.Nga Butrinti në Qafë- Botë platacione të tëra me agrume, ullinj, vreshta, drufrutorë të shumllojshëm, bletari e blektori.Një punë e fermerve të zonës që krijon mjaft të ardhura ekonomike për banorët, por edhe qindra punësime nga rrethet e tjera.Fusha me hektarë të tëra të mbjella dhe të mrekullojnë nga puna e duarve të këtyre njerzve.Në kthim një realitet tjetër shfaqet sa kalon urën e bogazit.Një realiet që gjeografikisht vetëm pak metra i ndanë nga njëri-tjetri, si i ndarë me thik.Fusha të lëna djerë për vite e vite të tëra.Vetëm shkuret dhe barishtet e egra janë nën mbretërinë e tyre.

 

11297694_795462467236698_1278678707_n

 

Dhe ky realitet me këtë panoramë të dhimshme dhe apeluese na shoqëron deri në Vrion.Shkojmë tek lokali i biznesmenit Arqile Çavo.Megjithse e diel, lokali qe mbyllur.E gjemë në vresh, vetëm dy kilometra larg biznesit.Hektarë me vreshta dhe drufrutorë në rradhë si fermerë.E gjemë me avokat Gjergj Imeraj, fqinj me të në vresht.Të dy në punët e stinës që kërkon vreshti si spërkatje dhe prashitje e harje .Nuk e njohëm dhe na erdhi çudi.Ky biznesmen i fuqishëm në Sarandë, i veshur me çizme e kominoshe në mes të vreshtit.E la punën , porositi puntorët për vijimin e sajë dhe sëbashku me avokat Gjergjin na ftuan tek lokali i tij, ku ngjitur është edhe servisi i automjeteve dhe mjediset ku zhvillohet panairi i mjeteve autobujqësore.Nën freskinë e pemve dhe mjediseve të këndshme drekojmë dhe bisedojmë.E nuk na rrihet pa e pyetur se si ka mundësi që këta të dy , pa kokçarje ekonomike , ti gjesh me rroba pune e me stekën e pompës spërkatse në dorë.Avokat Gjergji nuk flet, ndërsa arqile Çavo thotë buzagaz e paqësor se vreshti dhe pemët janë si fëmija.Të duan në kokë dhe pa neglizhimin më të vogël se toleranca e të sotmes, është vujtje e së nesërmes.Punën duhet ta kërkosh dhe jo të rrish duarkryq.

 

11311940_795462907236654_7267130_n

 

Po të duash pnon.Jam mirë me ekonomi dhe ecij mirë me biznesin.Por kjo raki dhe verë që pimë , duhet të falenderojmë vreshtin.Jua servir miqve pa frikë se e kam nga duart e mia.Jo vetëm kjo!Duhet punuar , se puna të mba të freskët e rinor.Dhe rinia duhet ti kthehet punës.Sot bujqësia është ajo që mund të investosh dhe ti marrësh produktin e kënaqshëm e të jetosh pa kokçarje.I shikoni çmimet e perimeve dhe frutave në treg?Nuk qasej dot!Pse?Ja nga këto fusha të mbetura djer.Nuk ka pse vjen limoni nga Spanja e hudhra nga Kina e gjithfarë perimesh e frutash nga vendet e botës.Po dele e lopë nuk mbajnë dot nëpër fusha?Ku ka si prodhimi yt, prodhimi bio!Nuk duan të punojnë.Biseda zgjatet dhe i japim të drejtë këtij biznesmeni që është kthyer edhe në fermer.Që heq kostumin dhe kollaron dhe vesh çizmet dhe kominoshet, që respekton miq e shokë dhe bën një jetë pa kokëçarje.Vërtet pse këto realitete?

 

11280193_795463053903306_401903001_n

 

Fajtore bëjmë krizën.Po pse kriza nuk na le të punojmë tokat dhe ti mbjellim ato?

 

11275591_795463147236630_1014719938_n

 

Dhe Arqilea është një shembull i rrallë, madje si një ishull, në fushat e Vrionit dhe Vurgut të metura djer që mezi presin presën e plugut për të shpërthyer bollëkun e tyre.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s