SA SHUMË DO TË DOJA TA DIJA… ( opinion) / Nga SAMIR PERIHANA

 

SA SHUMË DO TË DOJA TA DIJA…

       -opinion-

 

 

11249560_990311187675648_8761027655158879921_n

Nga SAMIR PERIHANA

 

 

Për çfarë shërben policia ..??
Kur në mes te ditës mu në rrugën kryesore si qen vrasin Kryebankierin dhe vrasësi motorrist kalon pa pikë problemi postoblloqet evendosura për ta ndaluar atë?
Kur në një ditë jo të zakonshme të një vizite të shumë pritur historike të KM te Serbisë në një betejë me përplasje makinash si në një film horror në një rrugë kryesore të Tiranës vrasin tre qytetarë?
Dhe ju keni paturpësine të më thoni se këto skena ndodhin edhe në rrugët kryesore të vendeve të tjera.
Ju lutem më sillni raste të ndodhura në vizita historike në vende të ndryshme të Europës ku nën nje prani te perforcuar te rendit sic e lyp edhe protokolli per garantimin e vizites te ndodhin ngjarje te krimit te ketyre permasave mu ne mes te rrugeve kryesore te kryeqytetit mikprites.
Apo të jenë vrarë me keq akoma Kryebankierë dhe ngjarja të ketë mbetur në erresirë pa zbuluar .
Pak e nga pak Santon e ndjerë këtë”çun Tirone” lumi i skandaleve të ditë pas ditshme, po rreket ta mbuloje në harrim, por ngjarje të tilla tragjike si ajo e mbrëmshmja e sjellin përsëri të freskët në kujtesën tonë, për të kuptuar se indiferenca e një shteti që vrau Santon mund të vrasë këdo.
Sepse i ndjeri Santo u vra dy herë;

Një herë fizikisht dhe tjetrën e herë moralisht.Shteti nuk arriti përsëri të vendoste drejtësinë e munguar
Ngjarje të tilla, të cilat na bëjnë ne të kuptojmë më qartë dramacitetin e situates në të cilën gjendemi sot nën një qeverisje, që shfaqet më tepër elektronikisht dhe mediatikisht ne lidhjen e saj me hallet dhe problematiken me qytetarin.
Nga ana tjeter me siguri Vuçiçi kur e ka marre vesh këtë lajm ka menduar për të drejtën e palës serbe në gjykimin se shqiptaret duan 100 vjet te bëjnë shtet.
Për çfarë shërben policia pra ..?
A shërbën që ajo te ruajë rendin kushtetues të një kushtetute që dridhet si fletë duhani para kapricos së politikës ?
A shërben ajo që të ruajë keqbëresit dhe të parandalojë aktet e krimit, apo thjesht ajo shërben për të ruajtur qytetarët normalë, per ti frikësuar vend e pa vend ata, dhe për të bërë show-n e rradhës.
Sa do të doja ta dija këtë ..ah sa shumë ..!

 

28 maj, 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s