Shkrimtari dhe poeti që ka hyrë në letërsinë tonë si një nëndetëse. / Nga Trifon Dafa, studiues – shkrimtar

 

kopertine lotet e kripur

Shkrimtari dhe poeti që ka hyrë në letërsinë tonë si një nëndetëse.

 

 

 

Trifon Dafa

Nga Trifon Dafa

Studiues – Shkrimtar

 

 

Skënder Braka nuk është i ri në lëtërsinë tonë. Librin e tij të parë “Mulliri i Brashit”, ai e botoi nga mesi i viteve tetëdhjetë, kohë në të cilën ai ishte pjekur dhe afirmuar si një publicist i mirëfilltë, duke debutuar me mjaftë sukses jo vetën në shtypin lokal, por edhe në një sër organesh qëndrore të kohës. “Mulliri i Brashit” ishte një libër i këndshëm, i cili u botua me një tirazh të madh dhe asaj kohe u mirëprit mjaftë mirë; si nga kritika, ashtu edhe nga lexuesit. Pas këtij libri, për një kohë të gjatë, autori vazhdon ti kushtoj një rëndësi mjaftë të madhe publicistikës, e cila do ti shërbejë më pas si një minierë personazhesh, karkteresh, problemesh dhe dukurish nga më të ndryshmet jetësore. Në gamën e shkrimeve të tij, krahas artikujve problemor, do të gjejmë edhe një sërë shkrimesh letrare si; skica, portrete, etyde, reportazhe, poezi, deri dhe tregime dhe përralla për fëmijë,

 

Skender Braka

 Skënder Braka

 

Në vitet tetëdhjetë, Skënderi u bë një penë e njohur dhe një njeri i dashur për qytetarët, por njëherësh edhe një krijues, që kërkonte të hynte në letërsi me zërin dhe frymën e tij, pa shumë zhurmë, një lloj si një nëndetëse e heshtur që vetëm di të ec përpara pa i fryrë valëzimit të saj që lë pas. Ndryshimet e mëdha dhe, ajo periudhë pothuajse dhjetë vjeçare, nuk e gjejtën autorin të përfshirë në gjumin e rënd të tranzicionit, ashtu siç ndodhi rëndomë edhe me një sërë krijuesish me peshë në letërsinë tonë, por me një vetëdije të re refleksioni, për t’a xhveshur kijimtarinë e tij artistike nga politizimet e skajshme, nga klishet dhe standartizimet, si dhe nga dogmat dhe ideologjizimi i periudhës së monizmit, që për hir të së vërtetës duhet të pranojmë se kishin qënë njerëzit e artit dhe të kulturës ata që ishin ndër të parët që e kundërshonin, ku heshturazi, ku nën zë e, ku haptazi, por edhe ndër më të infektuarit. Kësisoj, pas viteve 2000, ai prezantohet mjaftë bukur dhe me shumë dinjitet, me vëllimin e plot poetik “Qyteti im”, vëllim ky që nuk do të kalonte pa lënë gjurmën e vet, veçanërisht në qytetin e Durrësit, aty ku autori ka lindur dhe është rritur. Qytetit, që Skenderi – poet ia kushton edhe këtë libër. Spikat në këtë vëllim poetik shtysa e tij për të paraqitur, jo vetëm të bukurën, por edhe plagët, rënkimet dhe vuajtjet që tërhoqi dhe vazhdon të tërheq pas vetes, një tranzicion kaq i gjatë, si ky i yni si dhe një sërë plagësh që brejnë sot gjithë shoqërinë njerëzore, duke i dhënë kështu krijimit një lloj universialiteti.Të bindin per këtë poezi te tilla si; “Zhelani im i vogël”, “Ernesto Guevares”, “O vjeshtë egjetheve të kalbura” “Shtegëtar i viseve të kaltëra” “Në trelumenjëgjaku” etj.Mjaft e spikatur është edhe poezia “Për ty Palestinë” të cilen poeti e quan.. “tokë e martirizuare e rrebelimit të gjallë, mbledhur si musht i ardhur. Mbytur në aromë gjaku dhe mbeturina gëzhojash shndërruar lulet e tua të porsaçelura, që bëjnë apel, ” Nga cikli ipoezive për dashurinë do të veçonim : “O Salome e Bjeshkëve të Nëmura”, që pa hezitim do të thoshim se është një perlë e vërtetë.poezia “Tinguj të harruar”,”Romancë epërjetshme” etj.Pothuasje në të gjitha poezitë të rrëmben gjuha e ngrohtë dhe e ëmbël, një leksik mjaft i pasur dhe një varg poetik i veshur me një figuracion mjaft të bukur letrarë, një metaforë funksionale dhe tepër racionale, që të bënë të mendosh se nuk ke të bësh me një poet dosido, por me një dorë të stërvitur mjaftë mirë, që e njeh në detaje teknikën e ndërtimit të vargut sidomos të atij gjashtëmbëdhjetë rrokësh, duke krijuar kështu një profil dhe një individualitet të tijin krejt original dhe tepër të spikatur. Poezitë në këtë vëllim janë tepër të ndjeshme dhe të këndshëme në masën që kërkon sot një poezi bashkëkohore. Në këtë vëllim, në ciklin e poezive për qytetin një ndër më të goditurat është padyshim edhe ajo që i jep titullin librit; “Qyteti im”, e cila dallon jo vetëm për nga forca e saj, por edhe për atë çka poeti ka dashur të evidentoj, për atë lidhje organike, të vazhdimësisë së qytetit me periudhën Ilire, vazhdimësi të cilën autori n’a i jep mrekullisht dhe poetikisht nëpërmjet veshjes figurative të monumenteve, relikeve dhe pjesëve të tjera të antikitetit, të mbetura nga e kaluara e tij e lashtë dhe e lavdishme. Ndryshe nga vëllimi poetik ( që ka shërbyer si një sipar për shfaqjen më pas të autorit në një tjetër profil, në atë të prozatorit) Libri pasardhës : “Një libër për Arbërit”, është një libër mjaft interesantë. Në këtë roman, autori ka gërshetuar studiuesin me shkrimtarin e mirëfilltë. Ky është një libër që ashtu sikurse edhe e pohon edhe vet autori “ më ka ngrën një periudhë afro çerek shekulli” Nëpërmjet gjurmimeve të dokumenteve të kohës, por edhe nga ato të mbledhura prej autorëve të ndryshëm, autori ka ditur të ndërtoj dhe të na dhuroj një libër të plotë, me një mori faktesh të kohës së tij, duke na treguar me mjaftë urtësi, dhe duke hedhur dritë mbi të parin njeri që shkroi shqip; At Gjon Buzukun. Në këtë roman, autori nënvizon se dalja e Gjon Buzukut në skenën e zymtë të gjysmës së parë të shekullit të XVI-të, ( periudhë pas vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, dhe rënies së Shkodrës) nuk ishte një rastësi, por, si një klithmë e thekshme e kohës për t’i treguar qytetërimeve të mëdha se kombi ynë, si komb autokton në trojet e veta, jo vetëm që është vazhdues i vlerave më të vyera kombëtare e kulturore, por njëherësh është një komb i lashtë, të cilin barbarët, shekuj me radhë janë përpjekur t’ia humbisin gjuhën, ritet, traditat, zakonet, mitet dhe legjendat, t’a çkombtarizonin dhe t’a asimilonin tërësisht, por që atij qëllimi kurrë nuk ia arritën. Parë në këtë këndvështrim, duke n’a i paraqitur ngjarjet në një mënyrë krejt origjinale dhe të veshura bukur artistikisht, autori ka arritur të realizoj një vepër me vlera të mëdha artistike, me një stil tepër të këndshëm në lëxim dhe me një mori faktesh tepër interesante, për cilindo që kërkon ‘ta marrë në dorë dhe të mësoj diçka prej këtij libri. Të gjitha këto bëjnë që romani, “Një libër për Arbrit” që i kushtohet njërit prej figurave më të ndritura të mesjetës Shqiptare, siç ishte Gjon Buzukun, të jetë ndër të parët në llojin e tij. Parë në kënd vështrim pra dyshim, me këtë roman autori na ka dhënë jo vetëm një libër i mirëfillt artistik, por edhe një libër historik, të vlefshëm për petagogë dhe student në universitet, si edhe për nxënësit e shkollave të mesme. Ai është një libër që do tu shërbej atyre, si një tekst i mirëfillt për t’a parë nga një tjetër dritare të hapur e të qartë të kaluarën tonë të lavdishme e të ndritur. Libri që kemi në duar, “ Lotët e Kripur” është një tjetër hap i guximshëm dhe i sigurtë i këtij autori të heshtur në rrugën e bukur të krijimtarisë letrare, në gjininë e prozës. Vëllimi me tregime dhe novela për nga vet tematika e larmishme, për nga idetë, nga problemet që autori trajton në to, nga ngarkesa ideo-emocionale dhe nga mesazhet tepër aktuale dhe të rëndësishme që përcjell, e bëjnë atë mjaftë tërheqës dhe të kërkuar për lexuesin e sotëm. Vëllimi është tepët interesant. Jo vetëm nëpërmjet subjekteve, ku na jepen dhe trajtohen ngjarje krejt reale, por edhe nëpërmjet botës së brendshme të personazheve, autori në këtë vëllim e merr lëndën e pare nga ngjarjet e ditës dhe trajton një sërë problemesh jetësore të saj. Me stilin dhe mënyrën e tij, ai ka ditur të depërtoj thellë në zemër të plagëve të shoqërisë. Në këtë vëllim, ai prek atje ku dhëmb më shumëm, duke na i zbuluar këto plagë me gjithë vërtetësinë e maisjes së tyre. Në këtë vëllim gjenden të ndërthurret bukur dhe artistikisht rrealja me irrealen. E jashtëzakonshmja na shfaqet aq e zakonshmee dhe befasuese, ku fantazia merr shpesh dhe trajtat e rreales, të cilat i gjejmë tek tregimet si “Enigma e ikjes së Blertës”, “Mullisi i Fshatit”, ”Një të shtunë mbasdite”, apo tek tregimi, “ Kur lexoja e një poeteje etj”. Në libër gjejmë tregime me temën e dashurisë si ; “Zëri i dashuris”, “Në urbanin e linjës” dhe “Fund Vjeshte”. Tema e dashurisë, si një ndër temat më të preferuara të autorit, na jepet e gjallë dhe me gjithë koloritin e saj në një sërë tregimesh të këtij vëllimi. Ajo që e bënë të dallueshëm në këto tregime autorin, nuk është vetëm kompozicioni dhe stili i tij lakonik, por edhe të paraqiturit e saj, jo si një dashuri Platonike, por si një dashuri reale dhe e pranishme në jetën e përditshme, ashtu siç ndodh në realitet; si dashuri e shprehur me një telefon, nën një bli, në rrugë, apo në zyrë. Me një penë të zhdërvjelltë, fal shqisave të tij të mprehta dhe të një talenti admirues, autori ka ditur të na sjell bukur dhe me shumë realizëm edhe temën e emigracionit si në tregimin “Fati i një emigrant”, ku personazhi kryesor, na jepet i gjallë dhe me mjaft dramacitet në botën e tij të brendshëme.

 

Panorama e larmishme

 

Ku del në paf një gjëndje shpirtërore…përbëjnë një tabllo të trishtueshme të jetës së njerëzve të thjeshtë…kundër hipokrizisë së sistemit totalitar…

Jo si rrëfim i ca ngjarjeve të habitshmem apo të veantë, por përkundrazi si dhënia e një cope jete të zakonshme…ku del në pah një gjëndje shpirtërore, një karakter, një atmosferë…plasticiteti I krijimit të pesonazhit…afrimit të rrëfimit me realitetin…me jetën e njerëzve të thjeshtë…kjo është padyshim tablloja Tepër interesant janë edhe tregimet që e marrin temën dhe lëndën nga ngjarjet e kohës së tranzicionit nga tragjizmi i saj. Një i tillë është p.sh tregimi “Në ditët e kaosit të madh”, i cili na pasqyron me realizëm ngjarjet e dhimbshëme që lanë gjurmën e tyre të pashlyeshme në memorjen kombëtare, po ashtu edhe ai që i ka dhënë edhe titullin vëllimit; Lotët e Kripur, ku autori mjeshtërisht nëpërmjet një gruaje të re Kosovare na paraqet një tabllo krej të gjallë dhe reale të asaj çka ka ndodhur pas gjenocidit famkeq të Millosheviçit, ku mijëra njerëz muarën rrugët e mërgimit. Drama e kësaj gruaje është drama e atyre që për një jetë më të mirë, ranë preh e trafikantëve që përpara parasë nuk njihnin as edhe ndenjën më të vogël njerëzore. Ata janë vegla të “bosëve”që kapitalin e tyre e vënë mbi gjakun e njerëzve në nevojë, pa pyetur për atë çka do të mbesi pas. Tepër impresionues janë edhe tregimet dhe novelat në të cilat autori trajton temën e periudhës së monizmitm, si tregimi, “Baraka e Peshkatarit” dhe së fundëmi, si për të plotësuar tematikën vjen dhe e ul siparin e këtij vëllimi, novela “Hijet që mbetën pas”, ku autori na i paraqet me realizëem dhe me gjithë dramacitetin e saj jetën e një komuniteti të nëpërkëmbur, të izoluar nga “pjesa e shëndosh” e shoqërisë. Pasi mbaron së lexuari vëllimin, nuk e ke të vështirë të kuptosh se ke të bësh së pari me një penë të stërvitur mirë, që e njeh në detaje teknikën e ndërtimit jo vetëm të poezisë, por edhe të prozës. Kupton se vështrimi i tij në realitetin e ditës, nuk është vështrimi i një kureshtari të rëndomtë, që vëren tërthorazi dramën e një familjeje, të një mërgimtarari, të një intelektuali të mbetur i papunë, një histori të dhimbshme dashurie, një përpjekje për mbijetesë, apo një skenë krimi. Nuk është vështrimi i një indiferenti përpara një tragjedie, por është një vështrim i kujdesshëm mbi plagët e kohës, mbi ato plagë që shkaktojnë dhimbje deri në palcë dhe,shërimin e tyre autori kërkon ta gjej tek ndërgjegjësimi i shoqërisë. Shkrirja e përsosur e formës me përmbajtjen. Komunikimi me ndjesitë e lexuesit. Përshkrimet e holla që na jepen në detaje, ku sejcili prej tyre ka domethënien e vet. Fraza e tendosur me një mendim tepër të ngjeshur, e bëjnë këtë vëllim mjaftë tërheqës dhe të lexueshë. Në tërsin e tij, në të gjitha tregimet dhe novelat, autori na i sjell të përditshmen në mënyrë jetësore. Ç’do pjesë e tij është një ndodhi, është një copë jete nga jeta e gjithësejcilit prej nesh. Në të personazhet jepen të gjallë dhe me mjaftë dinamizëm. E veçanta e autorit në këtë vëllim është se sejcilin prej këtyre personazheve të gjëndur këtu, ka një individualitet të tijine ndesh rëndomë në jetën e përditshëme , e ndesh në rrugë, e ke në familje, në punë e kudo. Të krijohet ndjesia sikur sejcilin prej këtyre personazheve e ke të gjallë përpara syve dhe komunikon me ta. Të dukjet sikur ata janë pjesë e jetës tënde. Fryma jetësore e librit është një nga shtyllat kryesore të jetës së kohës sonë. Veçori dalluese e autorit në këtë vëllim me tregime dhe novela, është edhe të përdorurit prej tij të një figuracioni të pasur. Edhe pse këtu, ai është i pakursyer, ngarkesa përsëri është shumë funksionale dhe kësisoj përpihet lehtë. Ajo të ngrohë, e bënë temën më tërheqëse dhe të dashur, duke t’u imponuar për të mos e lëshuar librin nga dora deri në frazën e fundit të tij. Jo në përgjithësi, por në çdo detaj, tregimet janë tepër interesant dhe të bukur, gati në çdo detaj. Duke ndjekur ecurinë e krijimeve të këtij autori, me një stil krej të veçant, me një individualitet dhe profil tërësisht origjinal artistik, mund të themi me plotë gojën se Skënder Braka – ka hyrë në lëtërsinë tonë vërtetë, si një nëndetëse

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s