SYNI I TRET I KRIJUESIT (Sprovë – Ese për risinë e parimit estetik të ‘’Dy rruzullimeve’’ të Fishtës ) / Nga Ton Zmali, poet, shkrimtar e studiues

SYNI I TRET I KRIJUESIT

 

(Sprovë  –  Ese për risinë e  parimit estetik të  ‘’Dy rruzullimeve’’ të Fishtës )

 

 

 

Ton Zmaili

  Nga Ton Zmali 

Poet, shkrimtar e studiues

 

Krijimi ka lindur bashkë me njerëzimin dhe do të zhduket bashkë me jetën njerzore dhe vlerat e saj. Shumë studiues, estet, kritikë e analistë e kan krahasue krijimin me zjarrin, qymyrin dhe hinin e jetes. Krijimtaria e çdo brezi krijon zjarrin e vet ku ngrohen kultura dhe andrrat e botës së  bashkohësisë e ma tej. Që të ngrohen njerëzit shpirtërisht përveç prushit të trashguem të zjarrit shpirtnor e vazhdues, që të mos  shuhet e të mbet ndez ngrohtësia ai djeg tymë e flakë e i bam shkrumb e hi në furrën e vet shumë nga vlerat e përkohshme, e kalimtare. Së pari shkarrashkruesit e shkruesit në letërsi, bojaxhijtë, lustragjitë,e ikonagjitë në pikturë e skulpturë ,tellallagjitë, sazegjite e borizanët në muzikë e kështu me rradhë. Këto zjarre të pamëshirushme të kohnave  nuk mund të veprojnë jashtë disa ligjeve të mbijetesës së vlerave konformë me parimet universale të së bukurës në jetë e në art. Estetika si shkenc ne evulim i përmbledh ligjësitë objektive e subjektive të artit në tansi e sidomos të krijimit në veçanti. Të rrezikuar në këtë zjarr  për tu shëndërrue në hi e thëngjill të shuar janë edhe me vlerat e tyre adekuate me realitetet sipërfaqsore  dhe empirike të përshtypieve të syve fotografikë e real.  Këtu futen jo vetem biografët, jetëshkruesit, ditaristët, krijimtaria e historianve  me realtetin e saj. Ky art që quhet pasqyrues,  nuk ban gja tjetër veç se si xhami i një pasqyre dëshmon ngjarie e fakte, ndodhi e imitime të botës rrethuese. Tipik i pasqyrimit u vetshpall Real-Soc, i cili në të vërtetë  nuk pasqyronte por maskonte me formate, mashtronte e politizonte në emër të realizmit duke e fallcifikue  e tjetërsue çdo pasqyrim real të tij. Pra duke mos qenë as pasqyrim as realizëm letërsia e ashtuquajtun mbeti pseudoart lustrues i pasqyrave  konkave e konvekse me epika miopike e biopike të nji shëmtimi karnavalistik. Parimet estetike e kritike u dhunuan dhe kështu zjarri i kohës dogji e shkrumoi njëheri gjithë botën shkarrashkruese të atyne modeleve duke varros dhe të vetmin tregues  të fundit vlerë atë të historiologjiisë që mund të dëshmonte ekzistenca e tij e përballun me të vërtetën e  maskave. Krijimtaria e rëndomtë pasqyruese  e cila ashtë pjellë e dukjeve, vështrimeve sipërfaqsore vizive , dhe të vetmen vlerë  që mund të dëshmojë ashtë kronologjia e thatë e ngjarjeve dhe ndodhive  larg sa qielli e toka me krijimin e vërtetë pa mort, arkivol as varr por që mbijeton me prushin e pashuar të gjithë stinëve e të gjitha kohërave. Prej këtu natyrshëm vjen pyetja.

 

-Po çashtë vallë krijimtaria dhe krijimi i vërtetë ?………..

 

Arti krijues ashtë prenue si nji trashegim i përjetshëm në zhvillim, i cili nuk pranon formë e as kallëp, shabllon e as format të paravendosuna as të paraorientueme. Vlerat objektive artistike e estetike të realitetit  janë trojet, arat,farat , fushat pjellore ku artistët krijuesit mbjellin, rritin e kultivojnë mëvetësitë e tyne, individualitetin dhe genet e talentit  të patjetërsueshëm. Letërsia dhe artet në tansi i ngjajnë nji pylli të pamort që orjentohet e vetzhvillohet duke ecur drejt drites se diallit edhe në qoftë se nuk kultivohet nga organizimet aspirante shoqërore ato i hapin rrugën vetëseleksionit e ligjve të xhunglës  që jo rrallë zhduk e  qet fare  llojet e sajë të vlefshme e të dobishme duke jetue e mbijetue spermazoidet e farës e dhunës si produkt  të xhunglave e jo të vetseleksionimit natyral të vlerave të vërteta. Mjerisht  shoqëria jonë e njohur për ekstreme vulgare verbuese kalon sot stadet mjerane të xhunglës ekonomike e shoqnore por duhet të jemi realist se xhungla politike e artit në shërbim të monizmit ishte varrimsi i çdo lloj vlere të krijimit dhe krijuesit. Liria e xhunglës ashtë pamëdyshije një hap përpara dhunimit sidomos në pranimin e gojës së hapur e fjalës së lirë si vlera të çlirimeve shpirtërore. Kaosi harbues  i mbijetesës së frymes xhunglave  si në gjithë fushat e jetës ashtu dhe në art krijon mekanizmat e dyshimtë e jashtëcilsore në gjykimin e vleres e cilësisë duke lejue lulzim pa kriter të antivlerave. Krijuesi si vetë jeta njerzore e organizmat  e saj asht i bombarduar nga një seri sëmundjesh të kohës e të parakohës pa mohue mashtrimet e dogmagjive për ardhmërinë. Krijimtaria i shpërfillë  por dhe i rilind modelet e së shkuarës.

Çdo model pararendës do të ishte për pasardhsin i manget dhe i paplotë.  Krijimi ashtë një misterie e labirintheve të shpirtit  i konformuar në ndërgjegjien e vullnetshme e të pavullnetshme  të botës së krijuesit. Pjesa e ndërgjegjshme  e krijimit ka të bëjë me vëzhgimet eksperimentale dhe formimet bashkëkohse të krijuesit si adekuat e pjestarë aktiv i ndërgjegjsimit progresiv shpirtërorë të shoqërisë. Çdo mohim e nënvleftësim i vlerave të vërteta të traditës e të epokës krijion vetvetiu  boshllëk. Por krijimi  duke marr brenda vetes shumë landë shpirti ndjenjën  e parashikimit  të mistereve të botës dhe ardhmërive të saj në sferat e pavullnetshme ose të pandërgjegjshme zbresin dhe ato që me të drejtë janë quajtur .  Në krijimtari të ashtuquajturat sjanë gja tjetër veçse misteriet e pastudiueshme të ndjejave që përbëjnë esencat e individualiteteve, elitave, gjenive. Parakusht  për të lulzue këta stade ashtë talenti ose siç e quan Fishta i krijuesit i cili megjithse ashtë një i vetëm i unit e genit të përjetshëm të individit ai nëpërmjet  imagjinatës e fantazisë krijon besueshmëninë e rregullit të dytë ku bota e krijueme mbart, mbjell, korr e  rimbjell, sharton e zhvillon botë të reja. Ka pasqyruesa, imituesa, e interpretuesa ngjariesh faktesh e biografikë , letërshkruesa e shkarrashkruesa  që besojnë në e të sipas të cilve ata gjana që nuk i njoh unë  nuk ekzistojnë .  Ky nikilizëm e mbyllje në qelinë e vetëvetes jo rrallë rrezikon nji vetëizolim që nuk i shërben  gjethit të krijimit por mospranimit si shkalla më empirike, amatoreske dhe e pa integrueshme e zanit të naltë të komitve shpirtërorë të artit. që është e vetmia portë për të hy në botën tjetër  pra në botën e krijimit  ashtë i paisur me mistrerijet e lindjës e përjetsimit të botëve që nuk i shohin sytë e zakonshëm qofshin ato dhe më të mëdhejt, më të mençurit e njerzimit . Pa që është syni i fantazisë,  i ndjejës, i shpirtit e ndërgjegjes  e i idealit që i ngjason një prozhektori të padukshëm të transparencës fluide ku misteriet e labirinthet  e individuales fitojnë statuesin e kolektives duke ndikue në formimin e gjithanshëm të forcimit mbijetues të antikorpësve e rrezistencave parandaluese të së keqes me universalitet  e tyne të pafundme.

Kalim nga dy sytë pamës fotografik e pasqyrues në << synin e tretë >>  të fantazisë përbën në vetvete hapin më të domosdoshëm për të hyrë në botën tjetër ku psiqika, vullnesa, ndërgjegjia e kushtëzuar dhe e pakushtëzume, koshienca dhe subkoshienca harmonikisht krijojn botë të reja ku jetojnë e mbijetojnë pranojnë e kundërshtojnë në   bashkëekzistencë realia dhe irealia , fantazia e realiteti, sytë e jetës dhe ata të andrrës për një botë ku materia e zhvillon idealen e ku egërsitë e verbëra të unit egoist e material janë masa verbuese pa sytë  e shpirtit dhe ndjejat e zemrës që përbëjnë magmat vullkanike  të vetëbotës së krijimit pa imponime  të jashtme dhunuese e paragjykuese. Kultura e eksperiencës së trashgueme  e mjedisi rrethues nuk lindin talente por ndihmojnë e zhvillojnë … broshurat e tyne. Korpusi i paragjykimeve dhe i jashtëorientimeve të krijuesit ashtë varri i artit dhe arkivoli i tij i mbërthyer me gozhda të ndryshkme harrese. Arti i vërtetë gjykon sipas parimeve të shpirtit e ligjeve të tij unikale pa marrë në konsideratë interesa të ngushta të shitjes së  vetvetes, përfitimet të ditës  stinës , fushatës  bile edhe bashkëkohës ku jeton e  mësojeton krijuesi . Shpesh  herë lë vështrim të kufizuar ose të vetëkufizuar dhe ashtu largpamësia  e botës s’ë krijuar prej tij nuk ka qiell, yje e horizonte por tavan të ulët  e kandila e tym të flakëkashtës që ma shumë tymojnë sesa ndriçojnë vatrat  e shpirtit. Kjo ndodh ma shpejt me parazitet krijues, urthet e kurpnat që pëpiqen me mjete jashtë shpirtnore e joestetike ti ngjiten majave, maleve, kreshtave  e pyjeve të begatëshme të krijimit duke helmue, damtue e jo rrallë duke u ngjitur si mish i huaj, nyje e gërxhe, zgavra e tharesa damarësh nëpër trupet e shëndosha të krijimit të vërtetë. Jo gjithmonë krijuesi ashtë fajtorë për moskuptimin ose mospranimin e tij nga lexuesi. Kur flasim për lexuesin duhet paraprakisht të parapranojmë shumëllojshmëritë e tij  të pashmangshme.

Masa të tana njerzish vdesin pa lexue as nje libër jashtë shkolle, asnjë libër të horizonteve të praktizimit  dhe improvizimit  të vetkënaqun me fjalëpazari e me kulturë vjedhaveshi e truke televizive.

Shtresa e dytë e lexuesit ashtë ai i shkolluar i  letrave i cilit kufizohet me programet shkollore të traditës sunduese vendase e të huaj pa hyrë aspak në detaje e analiza thelluese të njohjes.

Se treti  ashtë masa  e lexusit mesatarë  i cili e vlerëson krijimin dhe krijuesin nisur nga famat, uni , jehona, propoganda dhe reklama që bahet. Lexuesi  elitarë  ku  përveç njerzve të ditur , të shkolluar e të kohës hyjnë edhe vetë masa e krijuesve, kritikve, estetve  e interpretuesve të gjithë llojeve  e sojeve të artit e letërsisë. Krijuesi në tansi ka streset e veta të cilat  në forma të ndryshme janë njëkohësisht edhe strese, ankthe, ngarkesa e mbingarkesa  të kohës që veprojnë edhe mbi lexuesin e krijuesin. Ajo që duhet  theksue në këtë raport ashtë se gabimisht shpesh herë kritikët e studiuesit apo edhe vetë lexuesi i mirëfilltë janë të pa afatë për ta kuptue e përjetue krijuesin e krijimin, kështu pra faktorë në moskuptim e krijimit jo rrallë ashtë edhe shkalla e ultë e vlersimit,  paragjykimi ose dashakeqsia dogmatike e nivelit masiv të zhvillimit estetik e formimit kulturor të masës së lexuesve pa përjashtue këtu shenjat e paplota e të keqformuara nga faktorë jashtëestetikë, jashtëkulturorë. Në kushtet  e ekonomisë së tregut dhe zhvillimit të bursës si rregullatorë i prodhimit dhe konsumit të artit përparsi kan marrë edhe televizioni dhe arti i shtatë i kinematografisë dhe së fundmi interneti. Megjthë përsosjen e takimeve në këto sfera të artit askund nuk mund të përjashtohet rritja e kërkesave ndaj vlerave orgjinale artistike që ofron përkryerja dhe përsosia të krijuesve , realizuesve, skenaristëve, dramaturgve , regjisorve etj. Përsoja e përkryerja në formë e në formbajtje , në origjinalitet dhe individualitetet, në frymën e pavarur të krijimit ku teknikat e krijimit përputhen në harmonitet me mjeshtëritë e realizimit të mesazheve spontane. Pa   nuk mund të bahet fjalë për krijim dhe krijimtari por për imitim, pasqyrim, histriografi,e biografi sterile e steriotipike të dalëboje. Kompiuteri,interneti, informacioni, celulari etj, ndikojnë në masivitetin e artit, shkencës, teknologjisë etj…

Ato reklamojnë por nuk krijojnë…

Reklama sado e madhe dhe e fortë, sado e kamufluar apo e organizume ka kenë e do të mbetet faktorë i jashtëm, jovendimtarë dhe gjithmonë e rrezikuar në qoftëse ashtë e paplotë , e i pa arritun apo e gjymtume dhe e sëmurë vetë esenca e vlerave që reklamohen.

Që të reklamosh duhet paraprakishtë të  prodhosh vlera. Me prodhim të skaduar, të injektuar, stinorë, elektoral, fushativ e joesencial  krijimi e krijimtaria janë të vetërrezikuara në thelbin e tyne ekzistencial. Në këndvështrimet analitikopsikologjike ashtë produkt parakusht i talentit individual të lindun, i genit të trashëguar dhe predispozitave të tij. Geni përban shtysat e brëndshme që imponojnë vetlindjën e brendshme për    me aftësitë koshiente të pakushtëzuara  për ta  vetëorintue krijuesin në atë sferë të artit ku individi beson universalisht se sjellë vlera e mbivlera të dobishme për shoqërinë dhe mbijetesat e saj.  Kur << syni i tretë>> i krijuesit ashtë forcë vullkanike integrale e imagjinatës e fantazisë, e vrulleve të subkoshiencës dhe ekstazave të plota të botës intujtive, shpirtit  e ndërgjegjies, arti i dalë nga këto lloj furrnaltash bart specifikën individuale të atyne substancave të pazbërthyeshme që vetkrijon model të ri derdhie në formë e përmbajtje të mishëruar në organizimin e ri botëplotë të krijimit artistik. Esteti i madh e i papërsëritshëm T.S.Eliot në esen e vet të magjishme na thotë se ruajtja e masës së raporteve dëshmonë ekujlibrat e domosdoshëm që harmonizojnë vlerat . .  Ky mësim universal i detyrueshëm për çdo lloj kritike e mendimi analitik e studimorë e udhëheq estetin e madh në konkluzionin se cilit  do të ishte ai vërtetë mirënjohës…. << Kritiku të cilit i detyroj mirnjohjen më të madhe , ashtë ai që mund të më bëj të shikoj diçka, që kurrë nuk e kisha pa më parë , ose e kisha pa vetëm në sy të vargëlluar nga paragjykimi, kritiku që mund të më sjell ballë për ballë me atë dicka, e pastaj të më lër vetëm me atë >>.  Ajo për të cilën na flet Elioti nuk ashtë gja tjetër veçse magjia e ndjenjave parashikuse intujtive që sjellë imagjinata e krijuesit, syni i veçantë i asaj pjese hyjnore të qenies që bashkëjeton me trupin e organizmit deri në vdekien e materializimin lëndorë të tij ku ai fiton përjetsinë. Mbijetesa  universale e shpirtit do të ishte e mangët pa boten e  krijuesve të të gjitha kohnave dhe në të gjitha sferat e jetës. Sa ma i lirë, i plotë i çliruar e largpamës syni i tret  i krijuesit  aq më të pavdekshme e universale horizontet e pafundësisë të qiellit shpirtnor të artit dhe krijimtarisë të tij.

 

  Athinë. Korrik 2014     

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s