Joakim von Ribentrop (Kujtime ) / Përktheu : Eqerem Gaxholli

eq 1

Joakim von Ribentrop

-Kujtime-

 

 

eq

Përktheu : Eqerem Gaxholli

 

Botart

Tiranë 2014

 

 

 

Bardhyl Selimi

Komente nga Bardhyl Selimi

 

 

f.47

Hitleri për britanikët:

 

– falë këmbënguljes dhe metodave qeverisëse gjeniale të përpunuara nga elita angleze, ata kanë arritur ta shtrijnë sundimin e tyre në një pjesë të madhe të globit dhe ta ruajnë atë, pavarësisht nga vështirësitë e vazhdueshme në rritje.

 

Ribentrop, përshtypja e parë për Hitlerin:

 

Hitleri ishte  një njeri që nuk e njihte kompromisin, i sigurt në vetvete dhe i vështirë për t’u manipuluar.

Hitleri me bashkepunetoret

 

f.50

 

Mbreti Boris i Bullgarisë më thoshte

Edhe sot e kësaj dite më kujtohet fare mirë se Fyhreri përcillte tek tjetri aq dinamizëm dhe aq besim sa tjetri e ndiente veten të kalitur për muaj të tërë…

Llojd Xhorxhi, Çambërleni dhe Daladieri po ashtu impresionoheshin përpara Adolf Hitlerit. Siguria e tij, energjia, mënyra e thjeshtë dhe e kuptueshme që kishte për ta shprehur mendimin e tij, u imponoheshin bashkëbiseduesve që kishte përpara; ata pushtoheshin prej tij.

 

f.70-71

 

Normalisht, Lidhja e Kombeve duhej të ishte transformuar në një mjet rishikimi të një traktati tashmë të vdekur; për më tepër ky ishte edhe qëllimi i Uillsonit. Por në çastin kur duhej kaluar nga teoria në praktikë, SHBA ikën nga organizata e Gjenevës.

 

Kush ishte shkaku i Luftës së Dytë Botërore? Dhe nuk ka gjë më të thjeshtë: ekuilibri i forcave në Evropë po kërcënohej.

 

f.73

 

..kam këmbëngulur shumë pranë Hitlerit, që ai ta modifikonte ideologjinë nacional-socialiste si dhe ta ndryshonte, në mënyrë të veçantë, qendrimin ndaj çifutëve; për mendimin tim, kjo do ta bënte më të lehtë njëfarë afrimi me Anglinë.

 

f.74-75

 

]Anëtarët e Foreign Office kishin për parim t’i përmbaheshin tezës së përpunuar nga Sir Eyere Crowe: të mos pranohej marrëveshja me Gjermaninë dhe të mos pranohej balance of power, me një fjalë, Anglia duhej të ishte përherë një kundërshtare e fuqisë evropiane më të fortë.

Hitleri mendonte se kjo teori kishte vdekur dhe binte ndesh me interesat angleze; zhvillimi i fuqisë ruse dhe rreziku që vinte nga bolshevizimi i mundshëm i Evropës, i Anglisë dhe më në fund i mbarë botës, në kohën tonë të mbushur me konflikte sociale, ishin arsyet që ai përmendete. Përkundrazi, sipas tij, Anglia duhej të gëzohej për rritjen e fuqisë gjermane, për të cilën ajo vetë ishte e interesuar. Një Gjermani e bashkuar nga çimentimi nacional-socialist, e fortë dhe armike ndaj ndikimeve komuniste përbënte një kështjellë kundër BRSS dhe garantonte pavarësinë e Evropës dhe shpëtimin e perandosrisë britanike.

 

Faqe 85

 

Lajmi se Fyhreri po i binte Rinit me anie përhapej si re; sa më shumë përparonin në drejtim të rrymës së ujit, aq më e shumtë bëhej turma e njerëzve. Edhe një herë më shumë isha dëshmitar i popullaritetit që gëzonte Fyhreri. Duke braktisur mjetet e punës, njerezit rendnin për ta parë e për ta përshëndetur; në vreshta vreshtarët, por edhe në pikat e akostimit, qindra e më pas mijëra burra e gra shprehnin gëzimin e tyre kur shihnin Fyhrerin. Në çastin kur ania kaloi përpara një uzine të madhe, sirenat zunë të bien me forcë; punëtorët dhe punëtoret renden drejt bregut. Në këmbë mbi kuvertë, Hitleri u kthye nga unë e më tha: “Jam mbi të gjitha krenas, sepse arrita t’i fitoj zemrat e punëtorëve gjermanë”. Në mbërritje turma ishte aq e dëndur, sa Hitleri e pati të vështirë të hipë në autoveturën e tij; më vonë, do të isha shpesh dëshmitar okular i skenave të tilla.

 

Komenti im:

Kjo tablo është me të gjithë udhëheqësit totalitarë fashistë apo komunistë. Janë partia dhe organizatat e dekretuara të saj që kultivojnë kultin e individit, të prijsit dhe që i nxjerrin me hir a me pahir njerëzit në rrugë. A s’ndodhte njësoj te ne në kohën e Enver Hoxhës?

 

f.86-87

 

Sipas Hitlerit, “problem i shtruar nga Lufta Civile në Spanjë vihej përpara kësaj alternative: ose sovjetët arrinin të vendoseshin në një vend të Evropës Perëndimore, ose dështonin. Negrin, më tha ai, ishte një krijesë e Moskës dhe, sipas Frankos, pjesa më e madhe e armatimit të trupave të qeverisë së Madridit vinte nga Rusia. Edhe Musolini e përkrahte Frankon; më në fund qeveria e Negrinit mbante marrëdhënie të ngushta me qeverinë e Frontit Popullor të Leon Blumit (në Francë)…Po qe se Spanja bie pre e komunizmit, bolshevizimi i Francës nuk është veçse çështje kohe; dhe Gjermanisë nuk i mbetet veç të përgatisë valixhet. E zënë në darë, midis bllokut sovjetik në Lindje dhe një blloku të fuqishëm komunist franko-spanjoll në Perëndim, hajde të mbrohemi ne pastaj, nëse Moska venmdos ta sulmojë Gjermaninë.”

 

…Por le ta pranojmë se, nëse Gjermania nuk do ta kish ndihmuar Frankon, a do të ishte bërë Spanja komuniste? Nuk e di. Sidoqoftë, kjo mundësi nuk ka pse të përjashtohet; sasia e madhe e armëve që Moska u jepte të kuqve spanjollë e bënte të mundur një gjë të tillë.

 

Në se Gjermania nuk do ta kishte ndihmuar Frankon, a do të ishte bërë Spanja komuniste? Nuk e di. Sidoqoftë, kjo mundësi nuk ka pse të përjashtohet; sasia e madhe e armëve që Moska u jepte të kuqve spanjollë e bënte të mundur një gjë të tillë.

 

Faqe 95

 

Forcimi i prirjes gjermanofobe të qeverisë angleze dhe ajo nevojë që kanë anglezët për t’u dhënë mësime të tjerëve- sikurse shprehej Hitleri- e shtynë Fyhrerin në një rrugë se cilës ai nuk dëshironte t’i futej; mendoj se duhet ta pranonte këtë në interesin e popullit gjerman.

 

Faqe 96

 

A nuk qe vetë Anglia që duke nënshkruar me Gjermaninë paktin detar e shfuqizoi Traktatin e Versajës? A nuk është realizimi i paktit franko-sovjetik për ndihmë reciproke që i nxori të pavlefshme zotimet e marra në Lokarno?

 

f.95

 

Forcimi i prirjes gjermanofobe i qeverisë angleze dhe ajo nevojë që kanë anglezët për t’u dhënë mësime të tjerëve- sikurse shprehej Hitleri- e shtynë Fyhrerin në një rrugë së cilës ai nuk dëshironte t’i futej; dhe mendoi se duhej ta pranonte këtë në interesin e popullit gjerman.

Sot (1946), kur hedh sytë mbi ndonjë hartë të Evropës e të Azisë dhe sheh yllin sovjetik që shtrin hijen e tij nga lumi Weser deri në Thuringe, dhe nga Vjena deri në Adriatik, mbi një masë kompakte prej treqind e pesëdhjetë milionë njeërzish, përballë një Evrope të futur në ujë, ku vegjetojnë regjime të dobëta, a i kujtohet vallë Vansitartit biseda jonë e vitit 1936 në hotel “Kaiserhof”?

 

f.105

 

Gjatë bisedave  me kryepeshkopin e Canterbury, dr. Lang, m’u vërtetua përshtypja se roli i Kishës  në politikën angleze ishte mbisundues; duke qenë forca shpirtërore, ajo ishte njëkohësisht edhe një nga shtyllat e Perandorisë.

 

f.108

 

Anglia kundërshtonte të besonte në ekzistencën e rrezikut komunist. Kjo ndodhte më 1937 (kur bisedoja me sir Anthony Eden-in). Sot, më 1946, ndërsa po shkruaj këto rreshta në qelinë time, përpiqen të më bindin se, sipas tyre, përpjekjet që kisha bërë për ndërtimin e një blloku antibolshevik synonin në përgatitjen e një agresioni me qëllim që të pushtohej bota!

 

f.120

 

Një vend që është i dobët në planin ushtarak, më tha Fyhreri, nuk mund të ketë politikë të jashtëme. Përvoja na e kishte provuar me bollëk.

 

Faqe 121

 

Vitet e para e shihja shpesh të vlerësuar pikëpamjen time, por më pas gjërat erdhën duke u ndërlikuar; ishte e vështirë të mbroje një mendim përballë një njeriu që kishte një personalitet aq të fortë. Të gjithë bashkëpunëtorët e Fyhrerit e kanë ndier një gjë të tillë. Pas diskutimit, kur ai merrte një vendim, askush, qoftë edhe Geringu, pavarësisht nga ndikimi që kishte ende te Hitleri, nuk mund ta bënte të ndërronte mendim. Ishte e kotë të këmëngulje!

 

f.122

Bormann nuk pranonte asnjë kompromis me Kishën. Rrjedhimisht, u krijuan konflikte të ashpra me Vatikanin, dhe në vendet protestante qarqet fetare nuk e fshehën armiqësiunë e tyre. Në planin politik, rezultatet e këtij qëndrimi ishin katastrofike, sidomos gjatë luftës.

 

f.131

 

Çekosllovakia, krijim artificial me elementë heterogjenë, mbahej që në fillim e nënshtruar nga forca centrifugale, vetëm presioni i fortë i ushtruar nga çekët mundi ta sigurojë kompaktësinë e saj.

 

f.137

 

(Marrëveshja e Munihut) shënonte një shtendosje në marrëdhëniet gjermano-angleze; këtej e tutje ishte e mundur të shpresohej se, më në fund, të dy vendet tona do të arrinin të merreshin vesh.

Ribentrop dhe Daladier

 

Faqe 151

 

Ministri polak – ministrit francez më 1935:

Historia na ka mësuar dy gjëra: e para, se të gjitha mjerimet e Polonisë kanë qenë rezultat i përplasjes së Gjermanisë me Rusinë dhe, e dyta, se në situata të dëshpëruara, asnjë fuqi nuk ka ndërhyrë për të na mbrojtur.

 

Faqe 154

 

Në fjalimin e famshëm që mbajti në Çikago, më 5 tetor 1937, Rusvelti fillimisht u kap pas Japonisë; më pas, duke marrë shkas nga lufta italo-abisinase, e cilësoi Italinë si agresore dhe , më në fund, pa shkak akuzoi Gjermaninë.

Një hollësi simptomatike: nuk bëri asnjë aluzion ndaj Rusisë, shtet totalitar po aq sa Gjermania e Italia.

 

f.154-155

 

Në fjalimin e famshëm që mbajti në Çikago, më 5 tetor 1937, Rusvelti fillimisht u kap pas Japonisë; më pas, duke marrë shkas nga lufta italo-abisinase, e cilësoi Italinë si agresore dhe, më në fund, pa shkak akuzoi Gjermaninë. Një hollësi simptomatike: nuk bëri asnjë aluzion ndaj Rusisë, shtet totalitar po aq sa Gjermania dhe Italia.

 

Në fillim të tetorit 1938 Rusvelti i propozoi Kongresit që të votonte një program armatimi të konsiderueshëm..

 

Anshlusi dhe më pas Traktati i Munihut, sollën si rezultat forcimin e qëndrimit antigjerman të Rusveltit. Në nëntor 1938 ai e tërhoqi ambasadorin amerikan nga Berlini dhe deklaroi se tani për tani, SHBA nuk dëshironin të mbanin lidhje diplomatike normale me Gjermaninë.

 

Sipas Rusveltit, Franca dhe Anglia duhet t’i japin fund politikës së kompromisit, që ndjekin ndaj shteteve totalitare.

 

f.157

 

Është simptomatik fakti që, më 18 shtator 1939, ditën e hyrjes së trupave ruse në Poloni, klauzola numër 1 e paktit anglo-polak të ndihmës së ndërsjellë nuk u vu në zbatim…Ditën tjetër u tha se “pakti do vihej në zbatim vetëm po qe se Polonia sulmohej nga Gjermania..”

 

f.160

 

Në mars 1939, Stalini kishte thënë se “Rusia nuk kishte pse t’i nxirrte gështenjat nga zjarri në dobi të disa fuqive kapitaliste..”

 

f.165-168

 

Stalini, gjatë bisedës, përdori një shprehje të figurshme: prej vitesh gjermanë e rusë e kishin “ujitur shoqi-shoqin me ujë plehu”; por kjo nuk do të thonte se nuk do të merreshim vesh

 

Është simptomatike që më 18 shtator 1939, ditën e hyrjes së trupave sovjetike në Poloni, klauzola nuumër 1 e paktit anglo-polak të ndihmës së ndërsjellë nuk u vu në zbatim.

 

Faqe 167

 

Që nga ai çast Stalini më kishte bërë një përshtypje të madhe; ishte personalitet i një kalibri të rrallë. Mënyra e të shprehurit, e thjeshtë, e përpiktë, gati tepër e kursyer, papërmbajtshmëria e tij dhe në të njëjtën kohë, mendimi i tij i hapur gjatë diskutimeve, tregonin se ai e meritonte nofkën që i kishin vënë Stalin, “njeriu i hekurt”.

 

Faqe 168

 

Duke hequr dorë nga politika e afrimit me Rusinë, afrim që ishte predikuar nga Bismarku, e kishim shkaktuar rrethimin e Gjermanisë, prelud i Luftës së Parë Botërore. Mirëpo më 1939, duke pasur parasysh gjendjen, rilidhja e marrëdhënieve historike me Rusinë përbënte një faktor politik kapital.

 

Gjatë darkës për katër persona, Stalini u ngrit e tha se kishte pasur gjithmonë një admirim të madh për Hitlerin.

 

Që nga ai çast, Stalini më kishte bërë një përshtypje të madhe, ishte personalitet i një kalibri të rrallë. Mënyra e tij e të shprehurit, e thjeshtë, e përpiktë, gati tepër e kursyer, papajtueshmëria e tij dhe, në të njëjtën kohë, mendimi i tij i hapur gjatë diskutimeve, tregonin se ai e meritonte nofkën që i kishin vënë, Stalin, “njeriu i hekurt”.

Ribentrop dhe Stalini

 

Duke hequr dorë nga politika e afrimit me Rusinë, afrim që ishte predikuar nga Bismarku, e kishim shkaktuar rrethimin e Gjermanisë, prelud i Luftës së Parë Botërore. Mirëpo më 1939, duke e pasur parasysh gjendjen, rilidhja e marrëdhënieve historike me Rusinë përbënte një faktor politik kapital.

 

f.184-186

 

Anglia ishte e vendosur të bënte luftë dhe, nga ana tjetër, në rast se propozimet e tij të arsyeshme- hidheshin poshtë, Hitleri nuk kishte frikë t’i rrëmbente armët.

..Fakti që lufta shpërtheu midis nesh dhe Britanisë së Madhe, për shkak të Dantzigut dhe të korridorit polak, ishte një katastrofë fatale për Evropën; mbetem i bindur se, sidoqoftë, Hitleri do të kishte qenë në gjendje ta zgjidhte problemin në mënyrë të favorëshme, qoftë për interesaat tona, qoftë për interesat e Britanisë së Madhe. Dhe trëmbej se një ditë, duke u ndërgjegjësuar për forcën e saj, Rusia do dinte ta vinte në përdorim; në fund të fundit, duke u përpjekur t’i normalizonte marrëdhënier gjermano-polake, ai donte t’i siguronte Gjermanisë pozita më të mira mbrojtëse.

 

Në fund të shtatorit shkova në Moskë. Stalini dhe Molotovi u treguan mjaft të dashur, për të mos thënë të përzemërt. Gjatë kësaj vizite përcaktuam kufirin e demarkacionit midis qeverisë së ardhshme të përgjithshme dhe Bashkimit Sovjetik. Gjermania dhe Rusia nënshkruan një traktat miqësie dhe u diskutuan projektet e disa marërveshjeve tregtare që parashikonin këmbime në shkallë të gjerë.

Molotovi nenshkruan Traktatin gjermano-sovjetik

 

Faqe 188

 

Mos vallë (Hitleri) mendonte se nuk mund të shuhej antagonizmi midis dy ideologjive aq të kundërta si ç’ishin komunizmi dhe nacional-socializmi?

 

Komenti im: Hëgeli thotë se “ekstremet puqen”. Janë të dyja ideologji totalitare, nuk ka dallime thelbësore në fakt.

 

f.190

 

Për nderin tonë, Stalini dha një pritje të madhe, ku morën pjesë të gjithë anëtarët e Politbyrosë. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e mij po ngjisja shkallën e madhe të Pallatit të Vjetër të carëve ku ishte shtruar banketi, kur vura re i habitur një pikturë: tregonte carin Aleksandër II mes fshatarëve, pas heqjes së skllavërisë. Ky detaj dhe shumë të tjerë të ngjashëm tregonin se në Rusinë e Stalinit kishte filluar një evolucion; duke iu larguar tezës së revolucionit botëror, kishte filluar lidhja me traditën. Gjithashtu fakti që po në atë periudhë në Moskë u dha premiera e filmit Pjetri i Madh, çonte ujë në të njëjtin drejtim.

Pata një surprizë të këndëshme kur u njoha me anëtarët e Politbyrosë; ç’nuk kisha dëgjuar të flitej për ta, megjithatë, nga ai çast, di vetëm që bashkëpunëtorët e mij dhe unë kaluam një darkë të këndëshme në shoqëri të tyre. Kryetari i degës rajonale të Dantzigut që më shoqëronte, më tha gjatë udhëtimit të kthimit se në ndonjë rast, i qe dukur vetja sikur ishte ndodhur “mes anëtarëve më të vjetër të partisë së tij”.

 

Pata një surprizë të këndëshme kur u njoha me anëtarët e Politbyrosë; ç’nuk kisha dëgjuar të flitej për ta! E megjitahtë, nga ai çast di vetëm që bashkëpunëtorët e mi dhe unë kaluam një darkë të këndëshme në shoqërinë e tyre. Kryetari i Degës rajonale të Dantzigut që më shoqëronte më tha gjatë udhëtimit të kthimit se në ndonjë rast, i qe dukur vetja sikur sihte ndodhur “mes anëtarëve më të vjetër të partisë së tij”.

 

Komenti im: më kujtohet një ndodhi që tregon Zheliu Zhelev (autor i librit “Fashizmi dhe humbësit e tij” botuar edhe në shqip): I dërgova një shkrim revistës partiake për filozofinë, organ i KQ në Sofie. Më thanë se e pëlqyen artikullin por bënë vërejtje se nuk kisha firmosur në fund. U thashë se nuk është vepra ime- Po e kujt është?- E Gëbëlsit!

 

f.203

 

Për të penguar formimin e bjë fronti të ri në Ballkan- front që gjatë luftës së parë kishte luajtur rol kryesor- Fyhreri vendosi ta pushtojë Jugosllavinë e Greqinë me trupa gjermane; më 27 mars 1941 ai dha urdhër të merreshin menjëherë masat ushtarake.

 

f.207

 

Gjermania nuk mund të hiqte dorë nga furnizimet me naftën rumune, që ishte jetësore për të; nëse Rusia i pushtonte fushat naftëmbajtëse, Gjermania vihej nën mëshirën e Stalinit.

 

f.215

 

Hitleri vendosi ta sulmojë BRSS sepse mendonte ta mposhte atë brenda disa muajve. Gabimi i tij në vlerësimin e potencialit rus dhe të ndihmës që do t’i jepej BRSS nga SHBA ishte fatal. Dhe përsëri ai nuk ishte i bindur për atë që do të bënte, sepse ato fjalë që tha përpara meje e vërtetojnë më së miri: “vërtet na duhet të shkallmojmë portat e hyrjes në Lindje, por ne nuk e dimë se çfarë ka prapa atyre portave”.

 

Faqe 224

 

Që në nëntor 1938 Rusvelti donte që “një konflikt i armatosur të shpërthente ndërmjet Rusisë dhe Gjermanisë”, më pas kombet demokratike do sulmonin Gjermaninë dhe do ta detyronin kështu të kapitullonte.

Në se sot disa pyesin “përse ne u radhitëm në krah të Japonisë, në vend që të marshonim përkrah Shteteve të Bashkuara?” kjo pyetje absurde shpjegohet tek profanët nëpërmjet psikozës së sotme, pasojë e një lufte të humbur.

 

f.234

 

Pas Pearl Harbour, kur Gjermania i shpalli luftë SHBA, edhe pse unë e këshillova të kundërtën, përsëri do të detyrohesha t’i thosha Hitlerit: Brenda një viti patjetër duhet t’u japim fund furnizimeve që amerikanët u bëjnë rusëve nëpërmjet Murmanskut dhe Gjirit Persik; dhe gjatqë kësaj kohe japonezët duhet ta marrin Vlladivostokun. Po dështuam dhe po qe se potenciali i armatimeve amerikane bëhet një me potencialin njerëzor rus, do ta kemi tepër të vështirë që të arrijmë ta fitojmë luftën. Fyhreri nuk më tha asnjë fjalë.

 

f.236

 

Disa ditë pas kapitullimit të Stalingradit, pata një takim domethënës me Hitlerin. Edhe një herë tjetër ai ma shprehu admirimin e tij për Stalinin: prova ishte e tillë që vetëm një personalitetet i fortë si ai ishte në gjendje të kaliste një vend të tërë. Në fakt, pas goditjeve të tmerrshme që pësuan rusët më 1941-1942, po të ishte një popull tjetër në vend të tyre, me siguri do të kishte hequr dorë me kohë nga lufta; mirëpo, fitorja që korri Ushtria e Kuqe e kishte origjinën vetëm në personalitetin e Stalinit; energjia dhe heroizmi i tij u kishin dhënë forca të reja ushtarëve rusë, duke i nxitur për një përpjekje të re të fuqishme.

Në rrafshin ideologjik e ushtarak, Stalini ishte armiku i tij më i madh. Sikur  të ndodhte që ai t’i binte në dorë, Hitleri me siguri do ta nderonte për meritat që kishte dhe do t’i jepte për rezidencë kështjellën më të bukur të Gjermansië. E megjithatë, shtoi ai, asnjëherë nuik do ta kishte lënë të lirë të dilte prej andej një kundërshtar të tillë! Krijimi i Ushtrisë së Kuqe ishte një vepër madhështore dhe vetë Stalini një njeri i jashtëzakonshëm.

 

Faqe 237

 

Pas goditjeve të tmerrshme që pësuan rusët në 1941-1942, po të ishte një popull tjetër në vend të tyre, me siguri do të kishte hequr dorë me kohë nga lufta; mirëpo fitorja që korri Ushtria e Kuqe e kishte origjinën vetëm në personalitetin e Stalinit; energjia dhe heroizmi i tij u kishin dhënë forca të reja ushtarëve rusë, duke i nxitur për një përpjekje të re të fuqishme. Në rrafshin ideologjik, Stalini ishte armiku i tij (i Hitlerit) më i madh. ..Krijimi i Ushtrisë së Kuqe ishte një vepër madheshtore dhe vetë Stalini një njeri i jashtëzakonshëm.

(kështu ishte përshtypja që pati aautorio pas një bisedëe me Hitlerin..)

 

Komenti im: nuk besoj se Stalini ishte faktori kryesor i fitores sovjetike. Ai madje dy javë u mbyll në zyrë pasi Gjermania sulmoi, pa dhënë asnjë urdhëër. Rreth 20 milionë sovjetikë të vrarë ishin një haraç i panevojshëm, përveç tërë atyre shkatërrimeve ta panumurta..

Numri i madh i njerëzve, hapësirat e pamata sovjetike, ndihma në armatime nga Perëndimi, hapja e disa fronteve (14 shtete luftonin kundër Gjermansië) ishin në tërësi faktorët e mundjes së Gjermanisë.

 

Faqe 240

 

Fataliteti e deshi që Gjermania ta ndalte me gjokset e bijve të saj dyndjen e popujve të ardhur nga Lindja; kështu kishte ndodhur në betejën e fushave katalonike gjatë luftërave kundër turqëve të tërhequr nga Franca në Evropë dhe gjatë luftës së fundit. Këtë herë kishin qenë fuqitë perëndimore që ua çelën rusëve portat e Evropës duke sulmuar Gjermaninë.

Deri në fund Adolf Hitleti ishte i bindur se tragjedia e kësaj luftë ishte fakti që në këtë luftë midis dy botëve- asaj perëndimore dhe asaj lindore- Perëndimi ia kishte ngulur thikën në kurriz popullit që luftonte për Evropën e qytetërimin.

 

Komenti im: Nuk besoj se populli gjerman dhe ata 14 milionë ushtarë të vrarë të tij e kanë dashur luftën, këtë e nxiti nazizmi vetë dhe partia e vet. Ai qytetërim që mëtonte nazizmi në fakt ishte antiqytetërim.

 

f.246

 

Meraku i imperialistëve anglezë për ruajtjen e ekuilibrit evropian ishte në origjinë të konfliktit..A nuk e kishte luftuar Anglia me ashpërsi perandorin Napoleon? E megjithatë, në atë kohë ndikimi çifut ishte praktikisht zero. Rotçildët (Rothschild) kishin luajtur rolin e tyre vetëm pas Vaterlosë. Po ashtu, pavarësisht nga simpatitë e tij prosemite, Gijomi II nuk ishte penguar për t’u shpallur armiku numër një i Britanisë së Madhe.

 

f.260-261

Në se veprimi i ndërmarrë nga Gjermania kundër Polonisë është “një luftë agresive”, duke qenë se Rusia ishte bashkësulmuese, si mundet që përfaqësuesi i saj të gjykojë një krim, kur vendi i tij është bashkëfajtor?

 

Deklarata e amullt e ndonjë xhandari apo e ndonjë funksionari të rëndomtë u pranua si provë zyrtare, ndërkohë që u kundërshtua paraqitja e dokumenteve të tilla, si korerspondenca e këmbyer midis Hitlerit dhe Çambërlenit, raportet e ambasadorëve dhe notat diplomatike. Arkivat gjermane dhe të huaja ishin në dispozicion të akuzës, por jo të mbrojtjes.

 

F.263

 

Nga ana ime, unë gjithmonë kam ndërhyrë në favor të respektimit të Konventave të Gjenevës, e kam penguar vulosjen me hekur të skuqur të robërve rusë, kam hequr lidhjen e këmbëve për robërit anglezë dhe e kam bindur Hitlerin të mos vinte në zbatim projektin që parashikonte që dhjetë mijë robër- aviatorë- të pushkatoheshin si masë raprezaljesh pas bombardimit të Dresdenit. Dhe vetëm me këtë akt e shmangëm fatin tragjik për robërit e luftës.

 

f.268

 

Bota duhet të nxjerrë mësime nga përvojat e kaluara. E mundën popullin gjerman dhe e detyruan të jetojë brenda një territori të zvogluar. Mirëpo, një presion i fortë që andej domosdoshmërisht do shkaktonte një kundërpresion. Këtë duan, të rifillohet nga e para? A nuk duhen zhdukur më mirë shkaqet e vështirësive ekonomike, e që këtej, në vendet e Evropës Qendrore dhe t’i lihet Gjermansië fati i vet? Sepse një Gjermani e kënaqur është një siguri paqeje.

U uroj qeverive të vendeve ngadhnjyese të futen sa më shpejt në rrugën e duhur!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s