Ç’ DUHET BËRË PËR MUZEOLOGJINË ARSIMORE -PJESË E MEMORIES KOMBËTARE? ( Flet botuesi, gazetari dhe muzeologu Xhorxhi Vasili ) / Bisedoi : Agron Mema

11281649_800764033373208_668021312_o

 

Ç’ DUHET BËRË PËR MUZEOLOGJINË ARSIMORE -PJESË E MEMORIES KOMBËTARE?

( Flet botuesi, gazetari dhe muzeologu Xhorxhi Vasili ) 

 

Xhorxhi Vasili, një figurë intelektuale poliedrike e Sarandës dhe Shqipërisë, ka mbaruar UT, fakulteti i shkencave të natyrës-dega matematikë dhe pikërisht kjo është dhe e veçanta e këtij intelektuali që me aktivitetin e tij shkencor dhe gazetaresk, muzeologu dhe arkivisti, historiani dhe botuesi, komentatori dhe aktivisti të shoqërisë civile, të dalë nga profili i tij i diplomuar.Ka punuar mësues, zv/ drejtor dhe drejtor i gjimnazit”Hasan tahsini “ në Sarandë si dhe drejtor i kabinetit pedagogjik të Sarandës.Krahas mësuesisë ka botuar këto tituj librash shkencor e sportiv:Teza me zgjedhje të matematikës, Artikuj shkencor për matematikën, Kur luante Butrinti(volejbolli), Me basketbollin nëpër vite-vëllim mbi 1000 faqe në tre vëllime, Ne Hasantahsinasit, 60 filma dokumentar si dhe ka fituar çmimin”Anton Mazreku”për librin më të mirë të vitit 2000, çmim olimpik per librin voluminoz “Me basketbollin nëpër vite”.Në vitin 2012 prë kontributet e tij në fushën e arsimit dhe atë shoqëror është dekoruar me urdhërin”Naim Frashëri i artë”.Me përpjekjet e tij ka ringritur dy muzetë e Sarandës, atë të sportit dhe të gjimnazit “Hasan Tahsinit”.Vitin e kaluar në u botua intervista e tij për muzeun sportiv, tani vjen intervista e tij e dytë për muzeun e gjimnazit “Hasan Tahsini “ të Sarandës duke sjellur përvojën, mundësitë, sponsorizimet, vështirësitë, domosdoshmërinë e muzeologjisë si memoria kombëtare në shërbim të edukimit të brezave të rinj me traditën dhe rrugën ku ka ecur kombi, arsimi, sporti dhe gjithshka historike dhe kulturore.Ç’do relike ka një vlerë dhe i përgjigjet një periudhe të caktuar shoqërore dhe treguesit e sajë janë të domosdoshëm për ti njohur.Po le ta lexojmë profesor Xhorxhi Vasilin në këtë intervistë.

 

 

agron mema

Bisedoi : Agron Mema

 

Përshëndetje profesor Xhorxhi!Intervistën tonë të dytë , pas një viti, po përsëri do ta zhvillojmë lidhur me temën që ka lidhje me memorien në vite të institucioneve dhe në veçanti të arsimit, pasi për sportin kemi folur në intervistën e parë.Cili është gjykimi juaj për këtë temë?

 
-Përshëndetje dhe juve si dhe për kohën në dispozicion për hapsirat që u lë temave të tilla shoqërore dhe historike, pasi e ndjek me vëmendje dhe them se është nga të rrallat media që traditën dhe kujtesën historike e lidh me aktualitetin .Realisht, në mjaftë institucione të vendit tonë, ka pasur një traditë për të nxjerrë në pah historinë, rrugën, arritjet e këtyre institucioneve, kjo lidhur si pjesë e historisë së zhvillimit shoqëror.Nuk kanë qenë të pakta botimet për historikun e fshatrave, institucionet, ndërmarjet, , ngjarje që kanë qenë në mjaft raste përçuese për më tej.Kuptohet që ka pasur shumë subjektivizëm sipas interesit të njrit grup apo tjetrit, kapërcime politike, fryrje të të ashtuquajtura suksese ndër vite, por megjithatë edhe ato kanë shërbyer për kujtesën historike të fshatrave, qyteteve e ngjarjeve që mos të mbyten nga pluhuri i harresës.Është në to një jetë dhe breza që kanë punuar e luftuar.Për mendimin tim, dëmi më i madh është bërë në fshirjen me qëllim të faktit dhe të së vërtetës, të cilat sot është vështirë ti gjesh.Janë zhdukur emra, retushuar fotografi, fryrje e madhe e shifrave dhe kontributit të njerve në periudha të caktuara.Por, ashtu si lartpërmenda, sado të mangëta të kenë qenë, kanë vlera.Ekzistenca e produktivitetit të tyre shërben sot për një trajtim më serioz dhe për një shkrim sa më të sakt të atyre që kanë ndodhur.Më ka rënë rasti të kem nëpër duarshumë përmbledhje për arsimin, disa botime për shkolla të ndryshme shqiptare dhe shumë prej tyre janë me vlera sepse ata që kanë punuar për realizimin e tyre kanë ditur të largohen nga subjektivizmi dhe të japin me vërtetsi atë që ka ndodhur.Më ka rënë rasti të shoh dokumentar televiziv për arsimin, shkolla të ndryshme, kam parë disa muze shkollash, fletpalosje, kam marë pjesë në disa përvjetore të disa shkollave me emër.Të gjitha këto kanë shërbyer për të hulumtuar më në thellësi dhe për të nxjerrë në dritë rrugën e arsimit shqiptar.Nuk mund të jap gjykimin tim për këtë temë sepse u takonorganeve dhe institucioneve përgjegjse për të gjykuar ç’farë është bërë deri tani dhe për të vendosur për atë ç’ka do të bëhet e pasurohet në të arthmen.

 

Ju keni ndërmarrë disa nisma për këtë çështje.Si janë realizuar ato dhe cili ka qenë fati i mëtejshëm?

 
-Në të vërtetë të krijohet ideja se me problemet e historikut , evidentimit të rrugës së shkollave, të realizimit të këtyre filmave dokumentar, duhet të merren letrarët e historianët, sepse natyra e punës dhe profesionit të tyre është më pranë.Mendoj se në këtë fushë mund të japin kontribut të gjithë, aprësor e anësor.Edhe dikush që dhuron një fotografi, një kujtim, një dokument, jep kontribut të madh.Edhe vet ruajtja në mënyrë skrupuloze të dokumenteve të rralla është një super kontribut.Dhe jemi dëshmitarë kur njerëz të veçantë kanë dhuruar fakte interesante dhe objekte me vlera të rralla të cilat kanë vlera dhe pasuri hitoriko-kulturore të një populli, për memorin e tija.Për të arritur këtë kontribut duhet një strategji e veçantë, një mbështetje moralisht e materjalisht dhe patjetër që do kesh rezultat pozitiv.Nisma jonë në vitin 1980 për të festuar 20-vjetorin e gjimnazit”Hasan Tahsini” na obligoi që të merrnim mjaft guximshëm realizimin e disa projekteve siç qe ai i muzeuttë shkollës, fletpalosjeve, intervistave radiofonike, grumbullimi i rreth 2000 fakteve ndër vite por edhe më tej për historinë e arsimit në qytetin e Sarandës që zë fill në vitin e largët 1920.Këto i bëmë sëbashku me Mjeshtrin e Madh, të ndjerin Vasil Partali.Guxuam të ndërtonim një muze për një shkollë vetëm 20 vjeçare që nuk kish në gjirin e sajë heronj,por që ishte konsoliduar e rritur në vite , duke u bërë një shkollë me emër në gjithë vendin.Ishte një punë e lodhshme.Kërkoi kohë dhe natyrisht fonde.Bashkëpunuam me institucione dhe shumë njerëz e personalitete të asajë kohe dhe përfundimisht i dhamë Sarandës, arsimit të sajë një provë mjaft të mirë për rrugën e dijes së sajë.Kujdesi për këtë muze ishte i vazhdueshëm dhe nga viti në vit ai pasurohej për të ardhur deri në rikonstruksionin e viteve 2006-2010.Tani ai u vendos në një sallë të re me mjete bashkëkohore, me diçitalizim të të gjithë materjalit, me një ndërtim për nga një këndvështrim i ri dhe që mendoj se është një nga më të mirët sot në vendin tonë në muzetë e arsimit.Pas kësajë nuk e pamë thjeshtë si një punë të realizuar ndërtimin e muzeut të shkollës, por duke përfituar nga rasti që punoja prej disa kohësh në televizion, realizova rreth 30 dokumentarë televiziv për figura të arsimit në qytet, intervista me ish nxënës dhe prindër, mësues dhe qytetarë me kujtime që nga ndërtimi i shkollës për të ardhur tek një film dokumentar për rrugën 50 vjeçare të këtij simbili të arsimit të qytetit të sarandës nderuar me prizmin e artë dhe fitues i disa olimpiadave kombëtare.Ky film u realizua në bashkëpunim me RTSH dhe regji të Ëngjëll Ndocaj.Më kishte lindur ideja e hedhjes në letër e të gjitha kujtimeve dhe përjetimeve të shkollës dhe vetëm në vitin 2004 hedh në fletore shënimet e para të një libri i cili pa dritën e botimit pas 8 viteve punë hulumtuese, gjurmuese, tepër të lodhshme sepse realisht libri “Ne hasantahsinasit” është një libër voluminoz.Në mënyrë kronologjike dhe tematike është një memorie e gjallë e punës, përpjekjeve, arritje të qindra mësuesve dhe mijra nxënsave.Që në fillim pata si synim që libri të pasqyronte punën e të gjithve , pa bërë dallime dhe vlersime të veçanta.Larg subjektivizmit dhe për këtë në të pesë kapitujt e tij nuk ka era dhe vlersime për punën si dhe ndere të veçanta.Por në kapitullin e gjashtë janë të vendosur të gjithë, të barabartë mes të barabartve, që nga drejtori i parë i shkollës e deri tek pastruesja e fundit.Që nga nxënsi i parë në amëz e deri tek ai i sotmi.Pra e theksoj:të barabartë mes të barabartve.Historia, suksesi, arritjet, gjithshka e kësajë shkolle janë kontribut i të gjithve që kanë kaluar nga dera ekësajë shkolle.Historia e kësajë shkolle është shkruar nga të gjithë, nuk ka një autor të vetëm.Mendoj se muzeu, filmi, libri janë shtyllat që e mbajnë në këmbë historinë 50 vjeçare të kësajë shkolle.

 

Të gjitha sa përmendët ju kanë kërkuar shumë punë dhe ngarkesë.Si ja keni arritur ta përballoni kur kemi parasysh realizimin e muzeut, filmit, dokumentarve televiziv, librit, fletpalosjeve të cilat kërkojnë hulumtime, mbledhje materjalesh, anketime,fotografime, tryeza të rrumbulakta, pra nuk ka qenë një punë e lehtë?

 

-Është vërtet ajo që thoni ju që e gjitha kjo punë ka kërkuar një përkushtim të madh në kohë dhe materjale.Megjithatë një ndihmë të madhe në realizimin e kësajë pune më kanë dhënë ish kolegët, mjaft shokë, ish nxënës dhe kjo ndihmë ka konsistuar në dorzimin e dokumenteve dhe fotove, në dhënien e gjykimeve, mbledhjen e kujtimeve nga njerëz të tjerë dhe shumë e shumë ndihmesa të tjera.Nuk kam nguruar të kërkoj ndihmë edhe nga organizata dhe pushtetarë lokal, që fatmirësisht drejtuesit duke qenë nga gjeneratat e kësajë shkolle, nuk janë kursyer brenda mundësive që u lejohej.Dhe mund të përmend ndihmën për ndërtimin e muzeut që dha ish kryebashkiaku Edmond Gjoka,për realizimin e filmit fondacioni “Lidia “ dhe veçanrisht drejtori i sajë Ibrahim Bajrami, për librin dhe 50 vjetorin dhe aktivitete të tjera , kryebashkiaku aktual stefan Çipa, ish nxënës të kësajë shkolle.Lista e atyre që vazdojnë ta duan këtë shkollë ,është shumë e gjatë.Them kështu se vijojnëta duan me po atë dashuri që kishin kur ishin nxënës të sajë.Dhe i falenderoj të gjithë!Kam pasur edhe raste jo të kndshme e të vështira.Po nëse ke dashuri e pasion, ato janë të kalueshme.

 

Ç’do realizim ka rrugët e tij specifike.Ju jeni një matematikan dhe me këto nisma delni jashtë kornizës tradicionale.Patët vështirësi në realizimin profesional të tyre?

 
-Kjo pyetje më është bërë edhe nga të tjerë duke më thënë se ç’lidhje ka një matematikan me historinë, muzeologjinë apo shkrime të ndryshme të një fushe tjetër.Vërtetë është e vështirë tradicionalisht për tu realizuar kjo, por matematika nuk ka qenë rruga e vetmja imja dhe do të them të drejtën , nuk ka qenë ndonjë pasion i veçantë, pavarsisht se arrita suksese dhe botova shumë artikuj dhe vëllime shkencor në lidhje me të.Asnjëherë nuk jam shkëputur nga letërsia, leximi, sporti i cili ka qenë një pasion i imi i hershëm dhe në këtë fushë kam disa botime, ndërsa lidhja me notin do të jetë bashkëudhëtare e jetës sime dhe kështu që , mendoj, se brenda mundësive që pata, dhashë diçka edhe në këtë fushë.Gjykimin për vlerat e kësajë pune nuk më takon mua ta bëj, por le ta bëjnë të tjerët.Për mua e rëndësishme është që ato që kisha fuqi dhe energji të brendshme i dhashë për këtë shkollë pa asnjë rezervë, për shkollë që u lodha vite e vite, pothuaj tërë jetën time.Është e kuptueshme që kërkoheshin edhe mendime të specializuara dhe nuk kam nguruar ti vjeë ato dhe ti praktikoj, tu jap jetë.Po përmend një fakt lidhur me librin voluminoz”Ne hasantahsinasit” ku pasi e shkrova dhe mbarova redaktimin, para botimit e konsultova me shumë specialistë duke filuar që nga korektori gjuhësor, redaktori letrar dhe me shumë nxënës e mësues.Pra libri ju nënshtrua një diskutimi parabotues të një grupimi profesional dhe sot kemi këtë vepër sa voluminoze ,aq edhe cilësore.Po flas pak me gjuhën e shifrave si matematikan, në sajë të këtij proçesi diskutues , vlera e librit u rrit cilësisht mbi 30% dhe kjo vjen nga domosdoshmëria që të ngrihesh mbi egon dhe me këmbngulje të pranosh ç’do mendim të tjetrit.

 

Shembulli i gjimnazit”Hasan Tahsini” duket se merr vlerën e udhërrëfyesit për të tjerët.A duhet që vet ministria, zyrat arsimore, shkollat të përpiqen më shumë në këtë drejtim të muzeologjisë arsimore?

 

-E vërteta është se nëse do të bënim një preventiv të shpenzimeve për këto punë, do të dilte një kosto shumë e madhe.Nuk është e lehtë të gjenden fonde, aq më tepër në këtë kohë këto investime shikohen si punë luksi dhe jo si vlerë dokumentare me rëndësi kombëtare.Por nëse ke dëshirë dhe të dish të vëshë në lëvizje të gjithë aftësitë e mundshme, realizimi i nismës bëhet e përballueshme.Për ndërtimin e muzeut ndihmuan Zyra arsimore, bashkia e sarandës, banka popullore, dhe institucione të ndryshme të cilat nuk i lidhte gjë me shkollën, por duke parë emrin e mirë të sajë, nuk nguruan të japin ndihmën dhe të gjithë emrat kontribues janë në një tabelë të veçantë në muzeun e shkollës.Për realizimin e filmit ndihmoi fondacioni “Lidia”, për librin shumë institucione që edhe i lartpërmenda.Por gjejë rastin ti falenderoj se janë të shumtë e në të gjitha vendet e botës.Bile dua të përmend fjalët e njërit nga kontribuesit :I japim me kënaqësi paratë se shohëm që materjalizohen në muze, pra nuk shpërdorohen dhe abuzohen.Duhet që institucionet të parashikojnë në buxhetet e tyre fonde për këto veprimtari.Duhet bërë më shumë.Ne zgjodhëm një rrugë dhe kjo nuk është e vetmja.E rëndësishme është që ç’do shkollë të fiksohet dhe të fiksojë historinë, të mos humbë asgjë dhe të bëhet frymëzuese për gjeratat që vijnë.

 

A janë pritur këto veprimtari mirë nga qytetarët, nxënsit, msuesat?A janë propaganduar dhe si është folur pët to?

 
-Vlersime kurajoze nga qytetarë, nxënës dhe ish nxënës.Është bërë propagandë në media të ndryshme vizive dhe të shkruar, por them që kjo punë mbetet e pakët.Më vjen mirë që gazeta”Telegraf” pas intervistës për muzeun e sportit vjen përsëri për muzen e shkollës, për arsimin.Mbase kjo nismë e “Telegraf” do sensibilizojë dhe do vërë në lëvizje edhe mediat e tjera për ti kushtuar vëmendje muzeologjisë sidomos ato organe që e kanë detyrë ta bëjnë kët gjë.

 
Cili është mesazhi juaj për këtë problem?

 
-Historia e një kombi është si një mozaik i realizuar nga mijra copëza të vogla dritlëshuese në vezullim ku secila prej tyre përfaqëson një anë të jetës.Aty gjen politikën, traditën, kulturën, artin, sportin, ç’do sferë të jetës së përditshme në të kaluar dhe të sotme.Një nga këta gurë të çmuar të këtij mozaiku është edhe arsimi i cili nuk mund dhe nuk duhet ti mungojë këtij mozaiku të një kombi.E rëndësishme është që ky gur të gdhendet me dashuri dhe të vendoset në vendin e duhur.

 

FALEMINDERIT!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s