Tridimensionalja në poezinë e Nexhat Rexhës. (Shënime kritike për librin poetik “Fluturojnë zogjtë në kafaz” të autorit Nexhat Rexha ) / Nga Fatmir Minguli

IMG_2699 (1)

 

Tridimensionalja në poezinë e Nexhat Rexhës.

 

(Shënime kritike për librin poetik “Fluturojnë zogjtë në kafaz” të autorit Nexhat Rexha )

 

 

Fatmir-Minguli

Nga Fatmir Minguli

 

 

Jo më kot libri poetik i poetit Nexhat Rexha “ Fluturojnë zogjtë në kafaz” është ndarë në tre pjesë, a thua se do të plotësojë jo vetëm trekëndëshin  e lakmuar të jetës por dhe të kapë tredimensionimin e hapësirës së jetës njerëzore.

Libri “ Fluturojnë zogjtë në kafaz” ,  padyshim që është mega metafora e krejt poezisë që përmblidhet në këtë libër por njëkohësisht është dhe një përmbledhje e ideve filozofike për jetën e zakonshme, është një “koleksion ëndërrash” i poetit, siç shprehet vetë poeti në një nga poezitë e tij më të bukura, është një amalgamë e shijeve të njeriut intelektual të kohëve tona.

Ky liber, i cili është pritur mirë nga lexuesit dhe kritika, është një novitet në poezinë e sotme të Kosovës dhe jo vetëm aty. Eshtë një libër ku poezia është gjithëshqiptare. Prandaj autori në të tre pjesët e librit sjell pikërisht kozmogoninë e jetës të një njeriu real, dashurinë ndaj  femrës dhe  përsiatjet ndër fenomenet më të zakonshme të jetës së shqiptarëve.

Trekëndëshi  që na paraqet Nexhat Rexha në çdo shikim që i bën,  përfaqëson piramidën transparente ku  çdo faqe është një monitor i fuqishëm  i rrezatimit poetik. Rallë ndeshesh me libra poetikë që janë mirëstrukturuar, e kësisoj janë libra që mbeten në mendjen dhe shpirtin e lexuesit, ku poezi të veçanta i rikthehen si reminishenca të përherëshme. Kjo është dëshira e poetit cilësor, i cili nuk rend mbas shkrimit me shumicë të librave.

 

10929058_944544792232812_5662107708461829104_n

  Nexhat Rexha

 

Për të mos përdorur  emërtimin “Shkolla poetike e Gjilanit” do të preferoja të përcaktoja si fenomen bashkëkohorë poezinë që kultivohet në krahinën e Gjilanit si “poezia e Gjilanit”, ku Nexhat Rexha është një nga krijuesit. Ai së bashku me poetët Sabit Rustemi, Albina Idrizi, Arsim Halili, Aziz Mustafa  kanë krijuar një rrymë të fuqishme në poezinë kosovare që bën ndryshim të dukshëm nga poetët e tjerë të krahinave të tjera kosovare. Këtu nuk është fjala se poezitë e poetëve jo gjilanas nuk janë të bukura dhe në nivele. Thjeshtë konstatimi im është se shoh një rrymë të veçantë në poezinë e madhe të poetëve kosovarë.

Në këtë rrymë shohim një ringjallje të asaj poezie kosovare që shpërtheu në vitet ’80, e që tani vjen e ndjeshme, e pasuruar e kompletuar dhe plot ide për të ardhmen. Poezia e Nexhat Rexhës i largohet hermetizmit tipik të poezisë së kaluar kosovare. Nexhati e ndërton subjektin e poezisë jo vetëm brenda kontekstit të poezisë  por edhe e ndërton atë si pjesë elementare të dhënë në të gjithë librin.

Fluturimi  i zogjve në kafaz në të vërtetë kthehet me “armët “e figurave pooetike në fluturime hapsinore. Shpesh e më shpesh titujt e librave poetikë janë kthyer në metafora të fuqishme që tregojnë më së miri përmbajtjen që i gjithë libri përcjell. Kështu, në librin e Nexhat Rexhës gjejmë dhe figurën e tunelit që ashtu si portat dhe urat sot në Europë janë kthyer në simbole të bashkimeve.

Jo vetëm këto figura që janë të zakonshme, por edhe iktusi është një veçori e Nexhat Rexhës si  në poezinë “ Komunikim i ndërprerë” ku teknologjia moderne e komunikimit kalon nëpërmjet  “damarëve të trupit të njeriut.” Në poezi të ndryshme gjejmë meditimin me sfond aktiv e jo me fjetje e mugullime, gjejmë pasojat e ndrydhjes nga pushtuesi e që Nexhati i jep bindshëm me një gjuhë tejet poetike si në poezinë e bukur “ Krejt jeta wikend”. Po të tilla janë dhe intersektimet origjinale të ndjenjave me natyrën shqiptare që i kundërvihen hijeve të kaluara të pushtuesit serb, duke u kthyer në një dokument vertëtimi për lirinë e merituar të popullit martir të Kosovës.

Fluturimi, në poezinë e Nexhat Rexhës është “ modo creshendo” në çdo fund poezie që ngjason me zbulimin e një obelisku. Eshtë kjo mënyrë e të shprehurit poetik, e cila e bën atdhetarizmin  të shfaqet bindshëm me mendim inteligjent, tepër delikat dhe nëpërmjet figurave të thjeshta të jetës njerëzore si skuqja, lodhja, xhveshja.

Një nga tiparet karakteristike të poezisë në librin “ Fluturojnë zogjtë në kafaz” është dhe fakti që elementë të legjendave shqiptare autori i shkrin brenda jetës së sotme. Legjendat dhe kozmosi jetojnë në shtëpinë e shqiptarit.

Epizmi është trajtuar me një mendim modern, të avancuar dhe pa reminishenca të poezisë së tejkaluar kosovare, që tek tuk  shfaqet rëndom nga disa poetë të sotëm.

Në se pjesa e parë titullohet “ E ti mbart ëndrrat e fjetura” , autori, pikërisht midis këtyre ëndrrave i këndon njeriut në të gjithë universin e tij. Janë këta njerëz për të cilët Nexhat Rexha  i kushtohet me gjithë shpirtin e tij, që poezinë e tij, ashtu si poetë të mëdhej, ia këndon jetës pa harruar të kaluarën e duke i hedhur sytë nga e arthmja.

Në pjesën e dytë të titulluar “ Ligjërim kohësh” kemi disa portrete poetike për njerëz model si  Nënë Tereza, Rexhep Male, Sejdi Kryeziu, Rrustem  Ilaz Zeqiri, Zahir Pajaziti, Ali Podrimja e Gjelosh Gjokaj.  Janë poezi të ndjera këto pëkushtime dhe jo të zakonta por të pjalmuara me nektarin poetik. Lisi ky simbol i shqiptarëve në shekuj, ndeshet te poezia për Rrustem Ilaz Kryeziun pothuaj në çdo varg.

Pjesa e tretë e titulluar “Unë po dergjem mbi shtatin tënd” është ajo e dashurisë për femrën, dashurisë së pavdekëshme  në botën njerëzore. Nexhat Rexha me këtë buqetë poezishë jep një dedikim të sinqertë për dashurinë për femrën dhe ku rima e poezisë zëvëndësohet nga melodia e fjalëve në çdo varg. Autori ka krijuar kështu “ koleksionin e ëndrrave e ruan në albumin imazh.”

Eshtë vendi këtu të sjellë mendimin e profesores Zejnepe Alili – Rexhepi  për këtë libër të Nezhat Rexhës:

“ Kumti i fjalës dhe magjia e përjetimit , i japin dritë imagjinatës së pafund, të poetit dhe si copëza rrëfimesh metaforizuar sumbojnë në shpirt, si neonët e metroploleve, që përndrijnë shpirtin e trazuar.”

 

One thought on “Tridimensionalja në poezinë e Nexhat Rexhës. (Shënime kritike për librin poetik “Fluturojnë zogjtë në kafaz” të autorit Nexhat Rexha ) / Nga Fatmir Minguli

  1. Urime autorit Nexhat Rexha, nje poet me te vertet me vlera,. dhe komplimente z Fatmir per zberthimin deri ne detaj te vargut te poetit ne fjale,..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s