ANTOLOGJI PËR LULËKUQET E GJAKUT APO LULET QË NA SOLLËN LIRINË / Nga : Mr. Vilson Culaj

12

 

ANTOLOGJI PËR LULËKUQET E GJAKUT APO LULET QË NA SOLLËN LIRINË

 

Refleksion për librin antologjik ,, lulëkuqet e lirisë – çdo shesh, një përmendore të krijuesit Dibran Fylli ‘’Botoi ,”Meshari ” dhe shtypshkronja , “Lena Grafik”, 2015 – Prishtinë.

 

 

VilsonCulaj

Nga : Mr. Vilson Culaj 

 

 

Diku në librat e Jurispodencës  shkruan ,, QUOD NON EGZIST IN ACTES NON EST IN MONDO ‘’ – Çka nuk është në shkrime nuk egziston në këtë botë. Heronjtë mund të lartësohen përmes mbamendjes sonë, ndjesisë, fotografisë, pikturës, skulpturës, duke I memorizuar në mermer por edhe në letër. Këtë linjë artistike kishte vendosur ta ndiqte dhe tanimë e ka bërë fakt të kryer   edhe regjisori, poeti e shkrimtari Dibran Fylli i cili përmes librit poetiko – antologjik ,, Lulëkuqet e Lirisë ‘’, lexuesve mbarë shqiptarë I’u ofron një tabloid gjithëpërfshirës për figurat poetike e heroike të popullit tonë ndër shekuj pa përjashtuar asnjë moshë, krahinë apo ide por si një buqetë lulesh artistike ka lënë shtegun e hapur – lirë që  të përfaqësohet përmes këtij libri bota poetike dhe heroike e popullit tonë. Librit I paraprinë një përkushtim ideo-artistik e poetik e dedikues i autorit ku thuhet ,, prushin  e tingujve të këngës  së pavdekshme e ruajtën në bërthamën e shpirtit, ata nuk i prek vaji i nënave as rënkimi i etërve , madhërisht rininë e tyre e mbyllën në shtigjet  e lirisë ’’. Janë këto vargjet hyrëse që na orientojnë drejt idesë bazë të autorit apo përmbledhësit të kësaj antologjie për ta hapur më pas Siparin e kësaj antologjie me fjalët e Naim Frashërit ,, Ti Shqipëri më ep nder, më ep emrin shqipëtar ‘’ për të përfunduar këtë puqetë lulesh poetike e përkushtimore me lirikun më të madh shqiptar Lazgush Poradecin ‘’. Përmes këtij libri flasin e shkruajnë të gjallë e të vdekur, shkruan poeti hero për heroizmat e heronjve, e në krahun tjetër, shkruan poeti i gjallë për poetin hero të rënë për liri. Ky grupim spontan është art në vete dhe shumë meritor i menagjuar shumë mire, themi edhe nga vetë autori i kësaj antologjie për ta lansuar më pas idenë se ,, për të rënët për liri, varri nuk është fjala e fundit ‘’ por përndritje e rilindje në epokën e re të lirisë. E tërë kjo punë artistike autorit i ka kushtuar dy vjet kohë ,ku falë edhe penave të arta të krijuesve anembanë areolës shqiptare shpresojmë  dhe tani lirshëm mund të dëshmojmë se ky libër i ka arritur nivelet e duhura ideo-artistike dhe përmbajtësore për t’ju servuar guximshëm lexuesit pasionant dhe serioz si  një lloj Kailedoskopie kulturore dhe atdhetare.

 

0

Dibran Fylli

 

Libri ndjek një linjë Alfabetike dhe kronologjike të emrave të autorëve që kanë shkruar në këtë libër për të forcuar parimin bazë se ,, të barabartit nuk kanë pushtet mbi njëri-tjetrin’’  për t’i rimarrë më pas ky libër konturat e një libri shumë të përpunuar si në aspektin ideor, artistik, teknik, menagjerial, e funksional dhe me vlera universale për spektrin mbarë shqiptar.

E veçanta e këtij libri antologjik të z. Dibranit është se ; poeti e përplotëson heroin, e heroi e përplotëson poetin. Janë vargje të shumë krijuesve që janë derdhur në këto lirika patriotike ku së bashku formësojnë idealin krijues, përkushtues dhe civilizues e vetëdijësues se mbi gjakun e heronjve stoliset lavdia e tyre, e bashkë me sakrificën e tyre edhe ajo e jona. Janë dy perandori të përbotshme dhe fisnike; poezia dhe heroizmi, gërshetuar edhe me vetëdijen kolektive dhe letrare  që i japin frymë gjalluese këtij libri antologjik.

 

Libri është i ideuar e planifikuar me një qasje shumë serioze për të mos thënë milimetrike ku falë edhe angazhimit të disa figurave të njohura letrare ka arritur ta përplotësojë motivin artistik dhe misionarik.

 

Në këtë antologji janë të përfshirë 123 poetë nga mbarë gjeografia shqiptare ku secili në mënyrën e vet është munduar t’i zbrazë margaritarët e tyre artistikë në adresë të sakrificës së heronjve dhe dëshmorëve të rënë për lirinë  e Kosovës.

Ky libër antologjik përveq Kodeksit letrar dimenzionet e tij I shtrin edhe më lart tek mesazhi …sublim se : synimi i çdo shqiptari është që një ditë të jetojnë në të drejtën e tyre historike si një popull dhe komb i bashkuar. Të gjithë poetët e përfshirë në këtë antologji të z. Dibran Fyllit në fakt nderojmë gjithë periudhat historike, nderojmë gjitha ata që kanë kontribuar dhe luftuar në periudha të caktuara të historisë për të ardhur deri te liria. Mesazhi i këtij libri nuk është vetëm personal por edhe kolektiv sepse buron nga palca artistike dhe ajo kombëtare. Është libri i dhimbjes e krenarisë morale të këtij kombi. Është fjala e gjallë e mbjellur në memorien kolektive e cila i rri trashëgimi brezave të ardhshëm të cilët nuk kanë nevojë t’i pyesin të huajt për lavditë e paraardhësve të tyre por duhet të shfletojnë libra të tillë në mënyrë që e kaluara dhe e ardhmja e tyre mos të zihet në grackën  e kohës. Autori i këtij libri ka kryer një obligim moral ndaj bashkëluftëtarve të tij por ende se ka përfunduar misionin e tij artistik. Nga ai presim prapë libra të tillë cilësorë të frymëzuar nga palca e lirisë. Dhe krejt në fund nëse deri në antikitetin e vonshëm, dijetarët dhe antropologët mendonin se në gjakun e njeriut gjindej shpirti dhe se kur ai derdhej shpirti lartësohej në qiell atëherë lirisht mund të themi se gjaku i derdhur për liri i këtyre dëshmorëve është bërë shpirti i lirisë së Kosovës.

Urime për autorin, botuesin, kolegët e tij dhe ju të pranishem në sallë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s