Afërdita Salihu
Afërdita Salihu ka luindur më 25 .01.1966 në Preshevë.
Shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në Preshevë. Ndoqi mësimet univesitare në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Një periudhë kohore punoi në ndërmarrjen prodhuese “Metal”në Preshevë (sektori i financave). Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore , shkrime të cilat botoheshin në “Gazetën e murit”. Është anëtare e shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë. Ajo artin e fjalës së shkruar e çmon si kod që përherë përpunohet dhe rindërtohet, duke gërmuar në sferat e ndryshme të fjalës. Falë aftësisë dhe shkathtësisë në përdorimin e penës, ka arritur nivele të larta në poezi.
Duhet vlerësuar tek kjo autore eleganca e fjalëve, stili i veçantë dhe komunikimi lirshëm me lexuesit. Jo, rastësisht , ka hyrë në Antologjinë e Poezisë së Pastër Shqipe.
NË GJURMËT NAIMIANE ( Antologji poetike-Përmet), ANTOLOGJI PËR ÇLIRIMTARËT (Ajet Shala), PSHERËTIMË PËR TOKËN II ( Hysen Këqiku), ANTOLOGJIA E POEZISË MODERNE SHQIPE ( Adem Zaplluzha), ANTOLOGJI PËR QERIM ARIFIN ( Luan Maloku), etj .
Aktulisht autorja jeton në Preshevë.
Veprat e autores :
Ëndërr e fjetur
Bardhësi janari
Dallandyshet e Preshevës
Nga po fryjnë erërat.