Vepër me rëndësi faktografike që pasuron dijet mbi folklorin shqiptar / Nga : Prof. Ma. Meriton Ferizi; Drejtor i Kulturës në KK Gjakovë

 

11117619_10206742551780160_1340447750_n

 

Vepër me rëndësi  faktografike që pasuron dijet mbi folklorin shqiptar

 

 

Nga : Prof. Ma. Meriton Ferizi

Drejtor i Kulturës në KK Gjakovë

 

 

Vepra dyvëllimëshe me titull “Tradita muzikore në Gjakovë” e prof Behar Arllati në të cilën dokumentohen shumë të dhëna, pasqyron në mënyrë krejtësisht të re traditën muzikore të qytetit të Gjakovës. Njëherit kjo vepër, është e para e këtij lloji që me elemente të detajuara evindencon përshkrimin e jetës muzikore të qytetit të Gjakovës.

Vepra është ndarë në dy pjesë apo vëllime dhe në vëllimin e parë autori pasqyron rrethanat qëkur kanë nisur zhvillimet muzikore, pastaj formacionet muzikore, stili i muzikimit gjakovar, tipet e llojet folklorike të këngëve qytetare, etj. E ndarë në katër kapituj, autori paraqet rrethanat historiko-shoqërore të periudhave të caktuara përfshirë këtu dhe mendime të autorëve të ndryshëm, marrje-dhëniet muzikore në mes të qytetit dhe fshatit dhe anasjelltas, stili muzikor i këngëve qytetare gjakovare dhe i këndimit në përgjithësi gjakovar, ndikimet e traditave tjera në atë të Gjakovës, përdorimi i Makameve orientale në të cilat zakonisht në shekujt XVIII e deri në gjysmën e dytë të shek XX krijoheshin këngët qytetare, e deri tek tipet folklorike të këngëve si ato Lirike të dashurisë, Epike historike, Këngët e gurbetit, këngët e vajtimit, Baladat, Këngët e dasmës që në qytetin e Gjakovës janë shumë të përhapura, këngët fetare apo Ilahitë me ç’rast autori jep përshkrime të sakta të të gjitha tarikateve fetare sufiste në Gjakovë, këngët e djepit apo ninulate madje dhe sqarime për këngë specifike. Në këtë pikë, më interesantet padyshim që janë“Këngët e çunave dhe të dylberëve” këngë këto “të keqkuptuara” me dekada për përmbajtjen e tyre të veçantë.

 

 

11419810_10206742551380150_1847752966_n

Behar Arllati

 

Në këtë vëllim shihen qartë ndikimet që në këtë qytet kanë pasur sidomos këngët qytetare shkodrane, këngët e Hengut shkodran por dhe këngët e Shqipërisë së Mesme si ato të Tiranës, Elbasanit, Beratit, Krujës, etj.Poashtu autori ven në dukje shumë qartë përdorimin e Makameve njëjtë si tek Hengu shkodran me disa dallime të vogla por dhe ndikimin dhe rolin e fesë në krijimin dhe interpretimin e këngëve qytetare.

Nga faktet e paraqitura, duket qartë vjetërsia dhe tradita tepër e pasur e një qyteti, de facto, realtivisht të ri që, në tërësi, në kontekstin hapsinor Kosovar paraqet një pasuri tepër të madhe në fushën e folklorit. Kjo do të thotë se në këtë rast, tradita gjakovare është shikuar dhe trajtuar si pjesë e tërësisë tradicionale kosovare të këngës dhe muzikimit tradicional popullor qytetar. Rrjedhimisht dhe faktet dhe dokumetet e paraqitura në mesin e të cilave dhe foto të publikuara për herë të parë që janë pasuri më vete, tregojnë për një realitet që, mbase, nuk është njohur deri në ditët tona e as që është trajtuar deri më tani nga studiues të tjerë si kosovarë ashtu dhe nga viset tjera shqiptare.

Nese lexuesi jo pak herë do të mbetet i habitur nga moria e fakteve dhe dokumenteve të paraqitura në këtë rast, këtë do ta quaja si një “dukuri normale” pasi faktet e paraqituar në këtë vepër vërtetë janë mbresëlënëse dhe pothuaj të pabesueshme. Si të tilla mund të konsiderohen rastet e qëndrimit në qytetin e Gjakovës të kompozitorit Palok Kurti, krijimin nga ana e tij të Bandës apo Orkestrës frymore të qytetit të Gjakovës dhe atë të Vushtrisë në vitin e largët 1918 banda këto të parat e këtij lloji në Kosovë, pastaj qëndrimin e krijuesve gjakovarë si Ahmet Murakola, Myftar Gjoki dhe Qamili i Vogël në Shqipëri me ç’rast ata kishin bërë dhe “bartjen apo trasnportin” e shumë këngëve të Shqipërisë së Mesme në qytetin e Gjakovëspër t’u interpretuar më pas në stilin tipik gjakovar por dhe vetë fillimet e muzikimit në Gjakovë në fillim të shek XIX. Tipike për pjesën i të kësaj vepre janë të ashtuquajturat këngët e gjakovarizuara të cilat autori i ndan në katër grupe

Vëllimi i dytëështë një Mini Enciklopedi e muzikantëve gjakovarë në mësin e të cilëve ka krijues të periudhave të ndryshme kohore, instrumentistë pothuaj të të gjitha instrumenteve të kohës, këngëtarë të shumtë por dhe kantautorëjotë paktë. Ajo që vlenë të potencohet me këtë rast është numri i madh i femrave që kanë bartë traditën muzikore në Gjakovënë krahasim me qytetet tjera të Kosovës aq më tepër kur dihet mirë mentaliteti i dikurshëm tepër patriarkal. Të renditur sipas rendit alfabetik, autori përshkruan shkurtimisht jetën dhe aktivitetin e secilit bartës në veçanti duke u ndalur konkretisht tek roli që i njëjti instrumentist, krijues a këngëtar ka patur në kohën kur kishte vepruar apo dhe në këngët që i njëjti kishte krijuar vite e vite më parë. Kështu, ka dhe bartës të traditës gjakovare që bëhen të ditur për herë të parë siç është rasti i Dahim Patokut, Adem Babalisë, Cakë Ramadan Qorrit, Sadik Gërçarit-Latës – Murakolës, Myftar Gjokit, etj.
Me këtë rast bie në sy tendenca e përshkrimit të momentit të krijimit të një kënge nga një krijues i caktuar por edhe paraqitja e këngëve me tekstin notal pos atij të shkruar. Shikuar nga aspekti profesional, notizimi i këngëve të traditës i bën ato por dhe traditën në përgjithësi të pavdekshme pasi teksti notal i një kënge mund të interpretohet dhe pas qindra e qindra vitesh si e njëjtë.

Pjesa e fundit e vëllimit të dytë të kësaj vepre shumë të rëndësishme jo vetëm për fushën e folklorit por dhe atë të muzikologjisë, ka të bëjë me dokumente të ndryshme, dorëshkrime lidhur me këngën gjakovare, fotografi të figurave të shquara të kësaj tradite, mbështjellës të shumë disqesh ku duket qartë serioziteti i punës së bërë nga bartësit e kësaj tradite apo dhe shkrime gazetash ku paraqitet puna e bërë nga muzikantë-bartës të traditës gjakovare. Me këtë, autori Behar Arllati, i bën një shërbim tejet të madh traditës muzikore jo vetëm gjakovare dhe hiq më pak se një shërbim paçmueshmërisht të vlefshëm. Por, jo vetëm kaq. Me ilustrimin e një figure të caktuar me fakte dokumentare apo fotografi konkrete, autori bën që studiuesve të folkloristikës në përgjithësi t’u shtohen rrugët e kërkimeve shkencore dhe hulumtimeve të ndryshme jo vetëm muzikore.

Vepra “Tradita muzikore në Gjakovë” në dy vëllime apo pjesë, lirisht mund them se paraqet një nga veprat më të kompletuara me karakter të shumëfishtë. Si e tillë kjo vepër u mundëson studiuesve të trajtojnë aspekte të ndryshme të nxjerra nga kjo vepër dhe të vazhdojnë në tutje hulumtimet dhe kërkimet në një fushë të caktuar. Veç kësaj, kjo vepër është një mundësi e shkëlqyeshme e referimit të studiuesve  në përgjithësi e sidomos atyre të folklorit në veçanti.

Me këtë vepër të profesorit të nderuar të muzikësdhe studiuesit shumë ambicioz të folklorit, z. Behar Arllati, megjithëse paraqitet rrjedha kronologjike e ecjes dhe zhvillimit të traditës muzikore në qytetin e Gjakovës, ka fituar shumë jo vetëm qyteti i Gjakovës por dhe e gjithë Kosova dhe poashtu e gjithë folkloristika shqiptare në përgjithësi. Si e tillë, kjo vepër përbën një perlë në mesin e veprave studimoro-shkencore të cilën nuk bën assesi ta anshkalojmë, përkundrazi ta përkrahim maksimalisht duke ditur vlerat e saja të pakontestueshme.

Personalisht uroj që dhe në të ardhmen të kemi vepra të tilla të bazuar shkencërisht dhe të dokumentuara nga Z. Behar Arllati por jo vetëm nga ai, pasi vetëm veprat e tilla çojnë një popull përpara drejt zhvillimeve të reja dhe barazimit të popullit tonë me popujt tjerë tashmë të civilizuar.

 

 

Prof. Ma. Meriton Ferizi

Drejtor i kultures ne KK Gjakove

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s