Poezi nga Hysen Grajqevci

Hysen Grajqevci

Poezi nga Hysen Grajqevci

 

 

RRËNJA

 

Duke vështruar plisin e bab’lokut në kokë,

Se  ç’ndjeva në krahëror një të rrahur më të fortë.

Nga maja e kreshtave shqiponja në fluturim,

Përshendeti plisin, mua dhe bab’lokun tim!

 

Në horizont me bjeshkën, atje ku rrinë retë,

Në një shkëmb guri, një çerdhe e braktisur kishte mbet,

I nxitur nga legjendat folen e shqipes pashë!

Asgjë të veçantë, një gjysmë veze dhe ca kashtë.

 

Mendimi më ngriu, fjala më mbeti në grykë,

Si të shkisja nga plisi dhe gjysmë veza, sytë.

Veza-plisi, plisi-veza, në mes lindi Shqiponja

Në rrugëtim nga miti deri te gjeneza e vezës dhe plisit

U lind e vërteta në ditët tona!

 

Tani Zanë, dua ta kumtosh të vërteten,

Ta kuptojnë të githë anë e mbanë,

Se: veza, folea e shqipeve dhe plisi i bab’lokut

Kanë një brum, një formë dhe nga një rrënjë trungu janë!

 

 

 

 

AKTUALITET

 

Çdo ditë,

Në të njëjtën rrugë

Me të njëjtin itinerar,

Për çdo ditë të njëjtat mbishkrime

Në të njëjtat pllakata

Të të njëjtës rrugë,

Çdo ditë, përsëritje dite,

Muaji,

Viti.

O Zot,

Teoria mbi materien ka rënë

Apo,

Kjo këngë monotone

Në këtë çmenduri

Të vetëkënaqësisë,

Me muzikë funebër

Mbanë të gjallët

Në këtë rreth vicioz .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s