Letër mikeshës time / Nga Skender Braka

Letër mikeshës time

 

Skender Braka

Nga Skender Braka

 

 

E dashur zonj V.V ! 

 

Sot më erdhi me postë libri juaj i fundit. Gjithmonë kam provuar një kënaqësi të veçant kur merrja libra prej miqëve të mi. Një nga ato kënaqësit që njeriut i qëllon rrallë ta provojë në jetë. Qetësisht e mora në duar librin dhe pasi i hodha një sy, e lëshova ngadalë mbi tavolinën time të punës mes qindra fletëve dhe librave me të cilët unë punoj përditë. Të falenderova në heshtje dhe më pas mbase i shtyrë edhe prej një ndjenje shfajsimi a pendese, apo më tepër si për tu çliruar prej një brenge të cilën e kam mbajtur përbrenda që prej ditës që ti botove librin tënd të parë, u ula për të shkruajtur këto dy-tri rradhë.Natyrisht e di që kjo letër do të duket e pabesueshme dhe gjithçka që do të lexosh më poshtë ka për të  të ngjarë si një krismë rrufeje në një qiell të pastër. Mbase do të duket edhe e habitshme….Dua të them që ndodhka në jetë që njeriu për ç’arsye të pa justifikueshme arrin të përbuzë dhe urrjej edhe njerëz me të cilët e kanë lidhur qëllime dhe idera të njëjta.  E them këtë se edhe ne prej një kohe mjaftë të gjatë njohjeje kemi qënë dhe vazhdojmë të jemi miq të mirë dhe ti, kurrë ndonjëherë nuk më ke paragjykuar.Kur unë nisa të publikoja krijimet e mia, ti ishe ndër të parat që më nxisje dhe më inkurajoje. Fal disa aftësive të mia kisha arritur të gjeja një mënyrë timen për t’iu imponuar miqëve të më komentonin e, kësisoj nga ky shkak pak nga pak po niste të më pëlqente vetja prej përgëdhelive të tyre. Mbushesha me një ndjenjë vekënaqësie dhe euforie aq sa ngandonjëherë më dukej sikur unë isha poeti më i mirë në botë.

Deri ditën që ti nuk e kishe botuar librin tënd të parë dhe unë të lexoja me kënaqësi dhe ëndje nëpër faqet e internetit, ti ishe për mua jo vetëm një krijuese e mirë, por edhe një mikeshë, një njeri që dije të falje kurdoherë mirësi dhe dashamirësi. Sinqerisht, deri asaj dite kur ti botove librin e parë, as v e kisha shkuar nëpër mend se do të ndodhte kështu me mua. Dhe pse asaj dite kur ti porsa kishte nxjerr nga shtypi librin dhe kishe hedhur në fb kopertinë, ( atë kopertinë e cila më dukej sikur ajo m’a kishte të gjithë fajin) unë të shkuajta dy fjalë përgëzimi. ( po, po, me kujtohet si sot, të shkruajta vetëm dy fjalë dhe më në fund pas tyre ….Urime) përsëri seç ndjeva thellë vetes. Nuk më bënte dora të shkruaj gjatë, ashtu sikurse të kisha shkruajtur në ato dhjetra e qindra krijime. Nuk më bëhej të komentoja më me komente në të cilat ti nuk nguroje të më vlerësoje, jo vetëm për sinqertetin, por edhe për profesionalizmin tim. Pas ca kohe e ndjea se nuk e kisha më guximin të vështroja më fotot e tua. Po ashtu vëreja me keqardhje se më kishte humbur dëshira të lexoja qoftë edhe një rresht të vetëm nga krijimet që ti publikoje. Ngandonjëherë më erreshin keqazi sytë kur shihja të rritej maksimalisht trendi i fansave të tu që të ndiqnin dhe të komentonin. Nuk mund të qëndroja dot në një vënd, madje as të thërrisja prej hidhërimit të madh që më kishte pllakosur. Ndofta as vet ti nuk ke për ti besuar këto që do të shkruaj, por besomë kjo është një e vërtetë që mua më ka rënduar prej kaq kohe. Rëndomë mundohesha ta zotëroja veten, por nuk arrija vetëm sa të shfaqja përpara teje vetë maskën time, dhe atë pak pjesë të padukshme fytyre, pasi gjithë pjesën tjetër të fytyrës së vërtetë, sepse e ndjeja sikur nuk ishte më e imja, por e tjetërkujt. E ndërsa ditët shkonin dhe unë vëreja se ty po të vinin tashmë urime nga mediet e ndryshme dhe prej një numëri gjithnjë edhe më i madh krijuesish nga të gjitha anët, nuk doja ta besoja atë që fytyra jote po më dukej krejt  e huaj, një fytyrë që merrte përherë e më shumë një shkëlqim mahnitës. Kisha nisur të urreja prej xhelozisë e cila sa vinte dhe me bëhej gjithnjë edhe më e madhe ndaj teje. Nuk doja t’ia pranoja vetes që ti shkruaje më mirë se mua dhe se kishe botuar një libër, nje libër fizik, jo virtual. Dhe pse ti nuk fole asnje fjale për veten tende, përseri mua më dukej sikur ti më sfidoje me krijimet e tua. Ti nuk e kuptoje se ç’mllef më ndizej pas çdo suksesi tëndit. Ti nuk e kuptove as asaj dite kur ne u takuam dhe ulëm në bar për të pirë një kafe, se sa i tensionuar që ndihesha, se sa të ngadalta m’i bënte minutat prania jote. Ditë më pas me mendimin për të sfiduar vendosa të bëja diçka më ndryshe. Në ndonjë rast u mundova të të imitoja, por edhe vete e kuptoja se nuk ia kisha arritur atij qëllimi të dëshiruar. Pastaj i nxitur prej kushedi se çfarë ambicjeje apo egoizmi cinik, tentova të të kopjoja, por as në këtë ndërmarrje nuk pata sukses. Kësisoj, ndërsa ti ngjisje shkallët e suksesit tënd, çuditërisht po vazhdoje tu errësoheshe gjithnjë edhe më shumë syve të mi. Një mend mendova se suksesin tim do ta gjeja tek poetët e huaj, tek ata që nuk jetonin më dhe nxitova të gërmoja nëpër faqet e internetit. U mundova të bëja diçka, por edhe nëpërmjetë  kësaj rruge nuk arrita të ngrihesha mbi nivelin e krijimeve të tua. Rëndomë, pendohesha që e shëmtoja aq keqas fytyrën time, por isha i pafuqishëm për të bërë ndryshe përpara pa aftësis sime krijuese. Më vinte të haja veten me dhëmbë nga nervozizmi dhe më keq akoma më vinte turp ta pranoja dështimin. Hera herës i bija tavolinës me grusht dhe dilja nxitimthi në kopështin me lule për tu shlodhur apo qoftë edhe për të larguar ty nga mëndja. Nuk doja të kisha më në mëndjen time, sepse më dukej sikur padashur ti ishe kthyer në pengesë të rrugëtimit tim, sikur krijimet e tua po më eklipsonin përditë e më shumë. Oh sa e vështirë qënka të besosh e mandej të pranosh sukseset e mikut tënd. Nuk paska gjë më të tmerrshme se kjo për një njeri që merret me letra. Kur pas ca kohësh ti dole me romanin tënd të bujshëm, kjo më irritoj edhe më shumë. M’a nxiti edhe më shumë urrejtjen ndaj teje. Nuk më zinte vëndi vënd. M’a bëri xhelozinë ndaj teje më të papranueshme edhe më të papërmbajtshëme ky botimi yt i fundit. Më dukej sikur ti më kishte marrë muzën dhe më kishe hedhur si me magji farën e shterpërimit. I irrituar prej ecurisë dhe sukseseve tuaja të vazhdueshme, vendosa të të harroja, të të mbaja larg miqëve të mi. Kërkoja që ata të mbeteshin të fokusuar në lavdin time të dikurshme dhe pse po e kuptoja që kësisoj po shteroja çdo ditë e më shumë. Se po i bëjë Copy Passe vetvetes….po çmëndesha në një farë mënyre…besom.. nuk kisha ndjer kurrë në jetën time gjë më torturuese se kjo xhelozi.

Tani po t’i shkruaj këto radhë sepse dua të mbetem i sinqert jo vetëm përpara teje, por edhe përparqa gjithë miqëve të mi…

 

Me shumë respekt

Miku juaj

 

Oh sa e vështirë qënka të besosh e mandej të pranosh sukseset e mikut tënd. Nuk paska gjë më të tmerrshme se kjo për një njeri që merret me letra….Oh sa e vështirë qënka të besosh e mandej të pranosh sukseset e mikut tënd. Nuk paska gjë më të tmerrshme se kjo për një njeri që merret me letra….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s