Cikël poetik nga Ollga Selmani

ollga selmani

Cikël poetik nga Ollga Selmani

 

 

Drithërojnë më shumë

 

Nuk më the se do ikje për fare.
Ti as vetë nuk bëje dot tutje.
Sytë e ty, në të mitë, kur ranë ,
thellësisht, më vështronin me ngutje.

S’di pse rruga ka mbetur e heshtur.
S’di ç’kërkon ndër gjithë ato gjurmë.
Bliret, tundin, degët në heshtje.
Thellësisht, drithërojnë më shumë.

 

 

 

Janë ndalur

 

Nuk ka mbulesë të na mbulojë,
as qiell, përmbi ne, nuk ka.
Gjithëçka mbi ne mbeti zbuluar
dhe për tu ngrohur, shanse s’ka.

Janë pezulluar dhe gjykimet.
Ka ndodhur si ndalim kalim.
Në trurin tim, tani, mendimet,
janë ndalur e as shkojnë, as vijnë.

 

 

 

Se ç’paskan…

 

Qiej,  që prishen përditë në të ikur dita.
Se ç’kanë këta qiej, në prag mbrëmje qajnë.
Sikur ç’të ketë ndodhur atje lartë,
sikur atje lartë, bëhet shamatë.

Ja edhe tani që flasim,
është sterrosur qielli gjithandej.
Pritet në moment të krisen retë.
Se ç’paskan edhe sot këta qiej ?!

 

 

 

Natë

 

U shua dita .Nata erdh.
S’pipëtin asgjë nëpër terr.
Nata hapat, lehtë i hedh.
Ndër vetmira, bredh e bredh.

Qetësi .Vetmi pa skaj.
Vetëm era ulëret nga larg.
Rruga hesht ,frymë s’ka.
Vetëm natë, e gjatë, e gjatë….

 

 

 

Ata…

 

Deti dukej krejtë i qetë.
Sazani heshtëte për karshi.
Parmakë lokalesh si dëshmitarë.
Ata ishin aty.

Dielli digjte si i marrë.
Ajër i nxehtë, dalldi.
Zogjtë këndonin, krejtë të pa faj.
Ata ishin aty.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s