Cikël poetik nga Xhemile Adili

1907542_392151567645064_8009362577844968145_n

Cikël poetik nga Xhemile Adili

 

 

 

POEZIA E VONUAR

 

Ka kohë që më thotë ma jep lirinë
Dua të dal tej faqeve të librit, poete
Jo i them jo, se ma trazon dashurinë
Që më riti të lumtur, gjatë kësaj jete

Dua të dalë, ma ktheu me revoltë
Të shoh çka bëhet andej, ku deti prek
Mos i thashë se je e vonuar, e ke kotë
Janë sytë mashtrues e flaka që të djeg

Të lutem poete, pash poetin që e dashuron
Ma jep lirinë, të eci deri atje ku detet flasin
Të shoh Penën e Artë, ngjyra si i ndriçon
Pastaj sytë që më lexojnë, le të më vrasin

Ja thash lirinë me drojë, se mos ma vrasën ata
Që poezinë e parë ma vranë, ngjyra pa iu tha.

 

 

 

 

PËR TY MOJ HYJNESHA ILIRE

 

Unë
Poetja e truallit arbri, penë e nxjerr nga ashti dashuri
Libër i shkruar me faqe trualli, të tokës së perëndive pjella
Me gjakun dhe djersën e kullave, me gjuhën e shikimet liri
Betuar në të madhen perëndi, ngado shpresën e mbjella

Vetëtimat e moteve i lidha nyje, bashkë me breshër e stuhi
Sofrën e shtrova me begati, për ditët e lumtura mbi dhe
Hartat e gjetura, i vizatova në lëkurën e të madhes iliri
Që flasin për motet e tokës, që na mbet ta kemi mëmëdhe

Unë,
Poetja e truallit arbri, penë e nxjerr nga ashti e gjaku Arbënor Dëshmi e gjallë motesh, veshur me plagë e dashuri për ardhmëri Udhëtare lirie për lindjet e reja, në zemër ruaj më të bukurën kurorë Për kullat qëndresë, për plisat shpresë për të bukurën Shqipëri.

 

 

 

MBRËMË

 

Mbi luginën e Preshevës e tej e më tej
Udhëtova mbrëmë, me poetin e maleve
Flamurtarin e qëndresës, kufijtë ti gjej
Me gjuhën e gjakut, me shkëlqimin e fjalëve

Nga molla e kuqe, në Tivar më mbet syri
E pashë dhe Norën, si lundronte turbulluar
Një plak I mbetur, më tej tha është kufiri
Pas Emonës, tej truallit të harruar

Në brigjet e Egjeut, na ftoi një sirenë
Me sytë e shpuar, flokët prej ari
Që mbi shpinë, mbante mëmëdhenë.

 

 

 

 

KU MË MBETI POEZIA

 

Ku më mbeti poezia, as s’ma thoni
Që e gjeta pran kalasë, tek Uskana
Ju moj lulëkuqe, atdheut që lulëzoni
Që nga moti i mbretëreshës Thana

E dua, ju betohem në Perëndi
Vetëm njëherë, ta lexoj si më parë
Ua kthej bashkë me shqipen, përsëri
Sa ta shënoj, si të tjerat në ditar.

 

 

 

DASMORËT E BASHKIMIT

 

Prishtinë priti dasmorët e përjetësisë
Nga Kumanova me bajrakun e Shqipërisë

Të heshtur e kanë ecjen, drejtë përjetësisë
Me amanetin që u rrinte në sy, Shqipëria do
Shikimet i lanë mes atyre, besnikët e lirisë
Pushkët, që burrërish robërisë i thonë jo

Të buzëqeshur e kishin shikimin, bashkim
Me fjalën e fundit, amanet për shqiptari
Nurin nuk na tretet kurrë, ua lëmë për guxim
Le të mbetet dritë, të rrugëtoni për liri
Mes jush vëllezër, të keni një Shqipëri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s