Magjia e një lirike ( Mbi vëllimin me lirika të poetit Namik Selmani “Zjarri i kujtimeve” ) / Nga : Keti Sakka Kritike letrare, përkthyese Gjermani

Magjia e një lirike
( Mbi vëllimin me lirika të poetit Namik Selmani “Zjarri i kujtimeve” ) 

 

 

keti sakka
Nga : Keti Sakka

Kritike letrare, përkthyese Gjermani

 
Sot paskam detyrën më të lehtë e më të vështirë. Jo shpesh njeriu vihet në një udhëkryq të tillë sa të lakmuar aq dhe trishues se, ndoshta nuk mund të shprehësh mendimin tënd aq të sigurtë, megjithëse në përditshmërinë tënde ke bërë “Kontratë “ me të. Kam përpara një libër me poezi. Ka një titull shumë metaforik ZJARRI i KUJTIMIT Nuk është e jashtëzakonshme do më thonë lexuesët e mi. Po, është e vërtetë, Kam vite që e lexoj këtë poet dhe pa dashje kam bërë dhe krahasimin me poetë të tjerë që kam njohur e që nuk i njoh nga afër. Me poetë të traditës dhe me të rinj. Kam parasysh libra poetësh që kam përkthyer dhe që kam redaktuar. Pavarësisht se në cilin vend ke vënë kokën në jastëk, apo prekin muzgjet e agimet e jetës së tyre në hapësirat e një tastiere kompjuteri. Pavarësisht se ku pi kafenë apo ku nxjerr bukën e përditshme. Sot më duhet të gjykoj poezinë e poetit Namik Selmani. Ta bekoj atë. Ta përcjell në mijra duar të lexuesve të tij aty ku ka shqiptarë. Një mision shumë fisnik që më përkëdhel brenda vetes krenarinë dhe obligimin. Sa bukur kur fjala shqipe bashkon brigje njerëzorë! Me këtë libër poezish me një titull fjalëintrigues eseistik ai mbush 12 të tillë, në grupin e 33 librave të botuara na vite. E di që jo gjithmonë numri është cilësi, po me të ndodh ndryshe. Cilësia artistike ka ardhur në maja të lakmueshme duke e vënë atë në radhën e poetëve bashkëkohorë.
Në përgjithësi kam shumë maturi në fjalën që shkruaj, po në këtë libër më duket se justifikoj veten dhe në disa gjykime që janë tokësore dhe jo fluturore Për të folur për krijimtarine artistike të poetit e shkrimtarit të madh shqiptar Namik Selmani nuk është aspak e thjeshtë për faktin se ka një pasuri shumë të madhe krijuese në gjërësi, në thellësi e në kohe, pra shumëdimensionale dhe me nje spektër të jashtëzakonshëm në llojet e formave letrare që përdor, por dhe në tematikën e larmishme të tij. E kjo ndodh edhe në poezi edhe në prozë apo dhe në shumë vepra e shkrime te ndryshme të karakterit publicistik, kritik, studimor ,shkollor, eseistik, etj . Vlerësimi im për veprën e tij madhështore është parë edhe si një obligim shpirtëror për kënaqësinë që na jep si lexues , artdashës dhe si shërbyes të fushës së artit.

 

namik

Namik Selmani
Unë personalisht kam të paktën një periudhë relativisht jo shumë të gjatë që ndjek krijimtarinë e shkrimtarit e poetit Namik Selmani, kryesisht nëpërmjet medias e faqeve internetike, nëpërmjet të cilave na jepet mundësia për shkak të largësisë nga atdheu prej shumë vjetësh. Në këtë autostradë internetike nuk është vështirë që të dallosh poezitë e momentit ato që hidhen si tollumbace nga ato që të ngjisin e të detyrojnë që t’i lexosh e t’i rilexosh, t’i mësosh përmendësh, ta ndash me të afërmit, pse jo dhe të bësh vlerësimin e tyre.
Mund të them pa hiperbolizim që mund të radhitet në një nga Gjenitë e vegjël shqiptarë pa grada e tituj, dedikuar kjo talentit të tij të jashtëzakonshëm të koduar në ADN e tij letrare, gjithashtu me një botë shumë të madhe shpirtërore e profesionale, kreative, artistike ..etj
Krijimet e tij janë shumëdimensionale në tematikën dhe llojin e poezisë. Poezia e tij bart një bagazh të madh intelektual, kulturor, shpirtëror , dijesh dhe talent të jashtëzakonshëm Ai krijuar në këtë mënyrë këto minikryevepra të përditshme .
Në krijimtarinë e tij përveç të tjerash ka sjellë novacione si në figurat artistike edhe në nocionet e konceptet artistike duke i parë nga një tjetër këndveshtrim kryesisht alegori e fuqishme …gjetje e përkryer nga këndveshtrimi poetiko- prozaik aq me vlera..
Kritika klasike tradicionale në shumicën gjithnjë ka qenë mediokre se është ushqyer nga mentaliteti meskin i shoqërisë se periudha të caktuara kohore dhe për më tepër i ka shërbyer dhe i është volepsur e përshtatur regjimeve, politikës etj. Si të thuash, …simbiozës së mbijetesës se tyre ..sidomos të kritikës të artit që vetëm këtë emërtim dhe këto “Garda e dekorata” nuk i meriton t’i ketë Do të doja sinqerisht të bashkëpunoja në përkthime, redaktime, korrektime, kritika . me të tilla vepra, sepse janë me të vërtetë vlerë e paçmuar që duhet t’i kalojnë kufijtë e Shqipërisë ..Janë thesare të vegjël, por me vlera të mëdha artistike e shpirtërore. Janë shume cilësore dhe mund të mbështetet e ta mbështesë… cilido përkthyes pa frike dhe pa diskutim duke u përfaqësuar me krenari e dinjitet jashte trojeve shqiptare … Kur i sheh një nga një ato të duken se janë xhevahiret të çmuara … Shumë ndjenja pothuajse të derdhura nga irealja tek realja dhe anasjelltas …fantastike … Në poezinë e tij çdo femër nuk është irelae, por është një muzë, një zanë, një hyjni e kësaj toke, e këtij dimensioni-materje …!
Janë magjike këtë do të them dhe tingëllojnë kështu jo vetëm në shqip po dhe në gjuhët e Evropës. ..Në këto kohë kur ne bëjmë sa e sa përpjekje diplomatike, politike, juridike sociale për të marrë statusin, poetët e bëjnë këtë më mirë se politikanët. Në to është shpirti njerëzor, është krijuesi që ka një zemër të madhe … Në poezitë selmaniane ka alegori të fuqishme, ka mesazh filozofik urtësisht të mencur me vargje tepër filozofike të koduara mjeshtërisht. .
Në poezine “ Shalli” muza mund të jetë një femër, por simbolika e vargjeve është shumë e fuqishme ….dhe shumë më e përgjithshme. Ajo shkon te të gjithë qëniet njerëzore në vendin tonë e në botë. Kjo është edhe magjia e vargut që gjithësecili mund ta interpretojë dhe imagjinojë sipas spektrit të tij të fantazisë dhe imagjinatës ……
Brenda lirikës ai të shfaqet një psikolog i besueshëm në sinqeritetin e fjalës. Është mjeshtër i portretit poetik sidomos kur ai e bën për njerëz të thjeshë apo edhe për miqtë e tij si poetët Neki Lulaj dhe Ajet Shala etj. Është befasues kur na jep një vargu tërë dritë, me ngrohtësi që na mungon shpesh Është dhuratë universale të kesh talent kaq të madh për të krijuar ..Duket sikur fjalët vijnë nga Universi. Është një ndjesi magjike, sepse ai përdor shumë detaje nga historia nga arkeologjia, gjeografia, nga mitologja, nga folklori, nga astronomia, që i japin poezisë së tij një IDENTITET të spikaktur. … Nuk mund ta shpreh vlerën e saj pa folur edhe për të si njeri . Jo vetëm në poezinë, po dhe në atë që shpreh, ai është shumë njerëzor një njeri i mirë dhe i çiltër, modest aq sa dhe një shkrimtar i dimensioneve të mëdha dhe i shumëtalentuar … Në arkivin e tij ai numëron shumë Çmime kombëtarë dhe është pjesëmarrës i dhjetra antologjive poetike. Ftohet pa mbarim në manifestime poetike brenda e jasht vendit.
Të gjitha kanë stilin autentik dhe të pasur ..! Ky është një realitet i pamohueshëm. Me origjinë jam nga Pogradeci dhe zemra kultura dhe dashuria për poezinë për mua e për secilin bashkëqytetas ma do që të kem në buzë lirikat lasgushiane, po me poezinë e Namikut e ndjen se kjo frymë zgjohet vrullshëm tamam si poeti i liqenit tonë. Para gjykimit të lexuesit që e ka parë dhe më parë poezinë e tij, do thoja se edhe në këtë vëllim me lirika, ai është po kaq lasgushian për harmoninë. Ta vëmë në ballin e bibiotekave këtë ZJARR KUJTIMI të poetit Namik Selmani

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s