Jetë të gjatë pseudo-artit dhe pseudo-artistit gjithashtu! / Nga : Mite Tabaku

Jetë të gjatë  pseudo-artit dhe pseudo-artistit gjithashtu!

 

 

mite tabaku

Nga : Mite Tabaku

 

 

Afrimi i kësaj stine çuditërisht më ka shtyrë këtë vit drejt refleksioneve që s’kanë të mbaruar. Dëgjojmë për një Lindje të Mesme që s’di të prehet as dhe një çast në prehrin e paqes, konsumojmë recetat e superfuqisë , Amerikës, në përditshmëri, ndërkohë që dëgjojmë sesi trumbetojnë në largësi Kinezët, e këmbët të ngecin në baltinën përbrenda Europës  e na përzien stomakun ky mish-mash ushqimesh ballkanike. Shqipëria? Eh…

Navigoi në rrjetet sociale dhe një dhimbje e pasuportueshme rri varur në kokën time. Ekzistojnë mijëra historira dhe raste nejrëzish që ta vjedhin një të qeshur të çmendur e në të njëtën kohë po aq të tilla që të zhyshin në një pafundësi mendimesh. Në mesin e familjeve të mëdha të web-it ekzisotjnë pashmangshmërisht artistët. Njerëz si ne, me një jetë personale sikurse ne, normal po aq sa edhe ne, mish e koçke sikurse ne. Por, dallueshmërisht të ndryshëm përsa i përket karakteristikave dhe brendësisë. E në fund lartësohen talentet, ata që i posedojnë llogjikisht dhe cilësohen si të tillë.

Thashë artistë e jo pseudo-artistët që qarkullojnë me shumicë aty ku s’duhet. Fatkeqsisht, artistët po vinë gjithmonë e duke u reduktuar në numër. Në ditët e sotme mund të flasim veçse për pseudo-artistë që vet-iluzionohen dhe njëkohsisht llastohen duke u vetquajtur artistë dhe ndërkohë helmojnë audiencën me një besueshmëri të paqënë. Të mashtrosh për një doze famë, të rimashtrosh për një dozë tjetër e kështu nis një transformim i gënjeshtërt që s’njeh të ndalur.

Të jesh artistë do të thotë të posedosh talent, një diçka ‘hyjnore’ që të veçon e përmes të cilës ti i dhuron diçka artit vet po aq sad he masës. Arti është si tik-tak i zemrës që rreh në kraharorin e gjithësecilit prej nesh, është frymëmarrje, vështrimë që hidhet horizonteve të pafundësisë, është diçka më tepër e tjetër se ajo që jemi mësuar të përthithim ne përgjat këtij viteve. Ka qenë një kohë kur artistët ishin ajo porta magjike përmes së cilës arti arrinte tëkonkretizohej materialisht e të vinte te çdo individ.  Tashmë ekziston veçse bumi meritave fallco, titujve fallco, talenteve fallco. Një treg i droguar përmes trafikantëve të artit. Ekzistojnë dëndshëm pseudo-artistë që s’ka sesi të mos të ti sjellin zorrët në fyt. Pseudo-artistë që të surprizojnë pareshtur përmes ‘veglave të tyre kulturore’. Thuhet se artistë ka shumë, por besomëni nëse ka shumë janë një shumicë dështakësh, hiçgjë, asgjë më tepër se kaq.

 

Në qoftë se art është zhveshja në çdo fushë të artit, apo mashtrimi përmes teknologjive të avancuara dhe krejt farë soj senesh të shëmtuara atëherë me siguri arti ka vdekur dhe ne kemi qënë tepër të ç’përqëndruar për ti bërë një varrimë siç e meritonte. Është për të ardhur keq që cilësojnë e komplimetojnë si arritje, madje arritje cilësore, mostruozitete të tilla siç rëndomtë veçse në tregun e muzikës shqipëtare mund të ndeshësh. Nofka qesharake të tilla siç janë  ta du shumë mamin po aq sa dhe majmunin, ta boja me drita, mos mu shit ti mu se jam zogu më i mirë prej krejtve e njëlarmishmëri e tillë majmunash e shipazesh që s’kanë fund. Më tepër se muzikë të ngjanë si  përkushtimi dinjitozë i një të vonuari mendërisht për të na lënë kujtim kryeveprën e vet. Një mani idiote për të avancuar në bastardimin e nocionit: tekst e muzikë që veçne ne (shqipëtarët) kanë guxim të ndërmarin. Njëmend, gjendje për të vajtuar me të madhe!

Ndalem pashmangshmërisht, tek kënga dhe qëndroj gjatë. Përse, sepse, domosdo që po. Është një hallkë e artit dhe është pjesëza më e frekuentuar nga individi dhe masa në tërësi. Ne ushqehemi me muzikë më shumë se çdo lloj tjetër ushqimi nga kuzhina e artit. Por, për fat të keq kemi kohë që ushqehemi më një ushqim të skaduar e të dëmshmëm për organizmin tonë interior. A është art ky frustim që i bëhet konceptit parësor që arti ka? A është art vallë ky degradim i çdo hallke të tij? A është art ky mistifikim i vlerave të tij? A është e mundur të jetë art çdo pjellë që veçse me artin s’ka lidhje?  Pseudo-artistët, artisët e rremë kryekëput, duhet të ndalin vrapimin që kanë marrë drejt delirimit të fuqishëm dhe në shërbim të kulturës, si tërësi, të vënë bukurinë e talentit të tyre dhe jo bukuritë trupore apo arritjet ‘magji-teknologjike’. Le të realizojë art përmes talentit kush e zotëron dhe të mos asfiskojnë brendësinë e artit qeniet e gabuara në emër të një fame jo produktive në afatgjatë!

Thuhet shpesh që ndryshimi në një vend vjen nga kultura. Thuhet por, në qoftë se kultura kuptohet si një instrument për të “fluturuar me presh në ‘dorë’ …” është e qartë që gjërat s’do ndryshojnë asnjëherë. E për aq kohë sa gjërat do vazhdojnë të mos ndryshojnë (për mirë) ‘Ne’ do të vazhdojmë të avancojmë për keq. Katandisur si mos më keq do fundosemi në asgjë keq e më keq. Sa keq!!!

 

Mite Tabaku

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s