Poezi nga Ariana Bytyqi

Ariana Bytyçi

Poezi nga Ariana Bytyqi

 

 
Ringjallje

 

Kur pritjes fund i dhashë
Mora veten pak mrekullisht
E posalindur nën hije mali
Në strofull të pabesisë

Dashurisë zënë mes zjarresh
Çdo herë vjedhurazi xixëllon
Dhe në mesnatë hije bën, fanare
Kur dy trupa më një i bashkon…

Dhe nën të hënës dritëz
Lëshuar mbi ne çikëz
Nga klithmat tona brishtëz
Mali jehon tinëz…

Edhe po të vdiste dashuria
Rishtas ngjallemi ne,
Të dy…

 

 

 

MES ËNDRRASH

 

Më ndëshko në ëndërr
Por jo kur shkundem nga gjumi…
Sepse nuk dua të mëkatoj
Sepse nuk dua të të dua,
atëherë kur dora ime të irriton.

Nuk dua të ndjej atë mangësi nga ti
Dashuria ime është engjullore,
…jo paranoike
Është përrallore,…jo vetëm estetike
që ndjenjat zbukuron…
ajo jetë frymon,
dhe mes orkideve freski kërkon…
që dashuri të çelë s’ndalon…

Dashuri si e mbretërve është
Në mbretëri
Si e engjujve në qiell
Si e hënës me diell…

Ndaj veten mos e mbyll:
në vetmi.
Më thuaj të dua
dhe kthehu përsëri

Kur dyert e ferrit mbylla unë
Fillova të të ndjej deri në gunë
Trupin ty ta fala,
se të duash, thuhet fjala:
nuk është mëkat.

 

 

 

 

FLIJIMI I BUZËVE

 

Buzët e mia i mbështeta
Në buzët e tua të zhuritura,
Pēr t’ua kthyer njomësinë
Gjithë energjitë i vura në lëvizje,
Për t’i zgjuar nga gjumi ato buzë.
Tani mos më thuaj se
Zemra nuk të bën tak!
Mos më thuaj se
Buzët të janë tharë!
Mos më thuaj se
Qumështi ka shteruar!
Mos më thuaj se
Zemra nuk është gjak duke pikuar!
Mos më thuaj se
Buzët e mia nuk u bënë det!
Në çdo sekondë, edhe sivjet.

 

 

 

 

DËSHIRA PËR TY DJEGUR SONTE

 

Të kisha sonte këtu afër,
Do të të doja shumë,
Të ndjeja rrahjet e zemrës,
Që do të binin pa fund,
Copa flake do të binin,
Si capat e mishit tim,
Për të djegur frymën,
Në zjarrin e dashurisë,
Si fijet e barit në vesë,
Tani kur sa prej zemre në zemër jetojmë,
Tani kur sa prej zemre në zemër jemi pranë,
Tani ku zjarri buron si krua,
Sa për ty, sa për mua.

 

 

 

 

JA KY ËSHTË FRONI YNË

 

E dua një mashkull,
Që di të më dojë,
Një të tillë që di të shkruajë,
Një që di të të lexojë,
Edhe ku shpirti im
Është papirus hieroglifesh.

Dua një mashkull që përdor copëza letre,
Që i mbush me shkronja,
Me fragmente,
Me plot ndjenja e dashuri,
Që di të më shkruajë edhe poezi,
Natën hyjnore nën qiellin e praruar.

Dua një mashkull,
Që më dërgon mes yjesh,
Që më mbyt në valët e dashurisë,
Që më lë të bie në gjunjë,
Të mbytem përsëri
Dhe të them e krisur:
Ja ky është froni im,
Aty jemi vetëm ne të dy,
Katër bëjnë,
Me dy zemrat tona,
Tërë ditën
Dhe kur fillojnë netët e vona.

 

 

 

 

ZEMRAT RROJNË VETËM NGA HIRI I TYRE

 

Dikur ne thyenim errësirën me përkëdhelje,
Por tani errësira na thyen ne në shpirt,
Na bën copë-copë të përgjysmuar
Si një gotë e thyer që nuk kapet më.

Dashuria është një vullkan i pashuar,
Një llavë e mbyllur mes shkëmbit,
Që përherë është gati të shpërthejë,
Të gjejë rrugën e prehjes,
Por, ku ngrohtësia i djeg zemrat,
Sepse zemrat rrojnë vetëm nga hiri i tyre.

 

 

 

 

 

DEJA VU

 

Doja të të thosha se…
Zemra ime tekanjoze,
po të kërkon çdo herë,
Kur zgjohem mëngjeseve
Të thërret e pisket,
Si ai djali gjarpër tjetër,
Në atë legjendën e vjetër.

Zemra ime të dëshiron afër,
Me zë në heshtje të flet,
Si në ndjenjën deja vous,
Që më kthen aty mes hirit diku.

Më kthen në kohë të njëjtë,
Me po atë dashuri,
Me po atë zjarr,
Që e shuanim së bashku,
Me të të njëjtat ndjenja,
Të rikthyera përsëri
Si në këtë fjalën,
Që e bëra rimë këtu
Deja vu!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s