VEÇANTIA E NJË POEZIE ( Referim rreth poezisë së autores Shqiponja Axhami ) / Nga: Rami KAMBERI

VEÇANTIA E NJË POEZIE

( Referim rreth poezisë së autores Shqiponja Axhami )

 

 

rami kamberi
Nga:  Rami KAMBERI

 
Shumë herë i kujtoj ca thënie apo të shkruara mbi poezinë si një ndjenje shpirtërore dhe filozofike, që herë-herë i kundërshtoj si bije fjala thëniet që edhe më bëjnë të dyshimtë mbi kuptimin e lirisë së poezisë e, në veçanti kur mendimet tentojnë t’i vënë kornizë poezisë, duke ia kufizuar lirinë edhe poetit i cili duke menduar për dukjen e poezisë gjoja sipas kritereve letrare apo disiplinave mbi poezinë e cungojnë pamjen shpirtërore të poezisë, duke mos e kuptuar se: aty ku mbarojnë ndjenjat, fillojnë disiplinat e kritikës sipas teorive letrare duke e robëruar burimoren me frikën se, nuk ia vlen të kesh lirinë mendimi apo liri shpirtërore nëse kjo nuk është në harmoni me normat teorike-letrare që nënkupton pasjen e lirisë të të shkruarit për të gabuar e, në veçanti duke e ndëshkuar shpirtëroren me një vizion mendimi se: nëse poezia nuk e ka pamjen e disiplinave në fjalë, nuk është poezi. Dhe, kjo sikur më lejon të mendoj pse të ushtrohet dhunë ndaj ndjenjës kur mundet poezia të jetësohet ashtu si vjen nga vetë burimi.

 

Shqiponja Axhani

Shqiponja Axhami

 

Këtë mendim timin mbi poezinë e nxora nga natyra e poezive të poeteshës Shqiponja Axhami e cila me poezitë e saj në librin “Udha e Zogjve “ të detyron të mendosh se të kërkosh nëpër shpirt, të kërkosh brenda heshtjes dhe zërit tënd e të zbërthesh qiellin dhe yjet t’i shndërrosh në poezi, vërtetë nuk duhet të kesh asnjë paragjykim se si duhet të duket poezia apo t’i japësh jetë poezisë, sipas disiplinave letrare.
Ndaj, jam i mendimit se poezia e poeteshës në fjalë sikur të detyron të kuptosh se t’i japësh shpirt dhe zë poezisë, e ta bësh poezinë me aromë poetike kuptohet me vlerë të botës tënde të brendshme është vërtetë vetë shpirti që flet dhe, pena mbetet vetëm një mjet që shpirtëroren e jetëson në letër.
Pra, padyshim që vargut poetik të poeteshës Shqiponja Axhami nuk i mungon shpirti poezi, e cila poezinë e ndërton mbi një metaforë të shkëlqyer, me një ritëm të brendshëm, të fshehur thellë në zërin shpirtëror të saj dhe, ajo që të bie në sy më së shumti është pikërisht shpirti poetik dhe bota e madhe që banohet nga prekjet që poetesha i bënë gjithandej, gjeografisë së madhe ku sytë të mbeten për të ndjerë dashuri e lumturi, dhimbje e plagë, bukuri e shëmtime, liri e robëri e shumë e shumë dukuri e fenomene që e qëndisin jetën mes nesh.
Po që se e lexojmë librin me sytë e ndjenjës do të kuptojmë se e vetmja forcë për poeten është drita që buron nga brenda me një shpërthim të magjishëm ngjyrash, që e bëjnë poezinë e autores të jetë sa e veçantë e bukur dhe befasuese.
Poetja poezinë e saj e sheh si një pasuri të brendshme dhe të pa kontestueshme, duke na udhëzuar të kuptojmë se poezia për poeten është vetë ndjenja e saj një e rrahur e zemrës, që do të shpërthej mes shumë syve, që shikimet t’u mbeten sa në pamjen e poezisë po aq edhe në ndjenjën që dikush ka për të.
Ndaj, lirshëm mund të themi se poetja me këtë libër “Udha e Zogjve” ka treguar vlerat e saj si krijuese dhe, vlerat e saj njerëzore me atë që e rrethon.
Lidhjet e saj botë-poezi, ndjenjë-mendim, dashuri-pikëllim nuk mbeten të pazgjidhshme në poezi, ato harmonizohen me ngjyrat jetike dhe me botën e thellë të ndjenjave dhe dashurisë për një shteg ku jeta ka kuptim.
Ja si i koncepton poetja këto lidhje:

“Tash dhe çasti ynë
a thërrmue mbi pellgun e heshtun
mbi të cilin
Pasqyrohet trishtë kukuvajka
tu lëshua vaj për këngën tonë të pasosur”


Ose


“Atë ditë do t’ua kthej devenë e humbur
që kthen shkretëtirat në trëndafila
pemët blu do bëjë krahët
të mbaj pa vdekur mijra gojë zogjsh
që ju të zgjoheni me këngë”


Natyrisht, nuk duhet harruar se poetja vërtetë është dhe një estet e mirë dhe e thellë.
Brenda poezisë së saj jeta shpaloset me gjithë dimensionet duke i dhënë poezisë një frymëmarrje të gjerë dhe mbi të gjitha një shpirt me dritë të brendshme.
Dhe, më tej sikur jam i detyruar të them se poetesha me këtë libër “Udha e zogjve“ vjen me prurjet e reja përmes vargut shpërthyes e të ndriçuar në kuptimin artistik, që lejon të kuptojmë se poetesha është edhe magjia e heshtur e shpirtit edhe vullkani që di të shpërthej kur e ngacmon llava nga brenda, që e bënë vargun t’i ik intimitetit dhe personales për t’u duk mes botës që e rrethon.
Pra, kjo gjeografi poetike e poetes Shqiponja Axhami të krijon shumë zgjime të brendshme dhe natyrisht shumë mendime të cilat janë produkt i filozofisë së vargut, në harmoni me ndjenjat dhe shpirtin e autores e cila nuk e vë në kornizë poezinë, por ja jep lirinë ashtu si e do ndjenja.
Një e veçantë tjetër tek poezia e Shqiponja Axhamit është dhe figuracioni mjaft i gjetur dhe i vendosur në mënyrë mjeshtërore atje ku duhet, pra, asnjë reshtë nuk është i tepërt apo i konceptuar keq. Figurat poetike, poetes vijnë si produkt i vetëdijes dhe çiltërsisë së saj, që shkruan atë që ja dhuron shpirti.
Në ecje sikur duhet të themi se poezia e poeteshës Shqiponja Axhami tingëllon si një triumf sinqeriteti njerëzor e ardhur përmes zërit të brendshëm dhe ngrohtësisë së shpirtit, që autorja sikur e ka ndjerë thellë në shpirt dhe se gjithçka që jeton dhe duket në botën që e rrethon është poezi që duhet jetësuar me çdo kusht.
Shumë përjetime të autores në këtë libër janë shenduar në poezi brilante dhe mjaftë kumbuese.
Jehona e tyre të mbetet gjatë në kujtesë dhe të zgjon pasionin për dashurinë dhe për jetën dhe kohën që e jetojmë, pra për njerëzit dhe boten.
Së fundmi jam i mendimit që universit të poezisë shqipe i shtohet edhe një poete, e cila me ngjyrën e saj poetike që e jetëson brenda kopertinave të librit “Udha e zogjve “ dëshmon se këtë univers e pasuron, kuptohet me poezinë bashkëkohore dhe, i jep asaj edhe një penë më tepër që do të jetoj gjatë mes lexuesve.
Ndaj, shpresoj dhe besoj që autorja do t’i shpjer me tej vlerat e sipërpërmendura dhe, do të të ec nëpër rrugën poezi e sigurt dhe me arritje të konsiderueshme cilësore dhe të merituara, që nesër të mbetet edhe në pirgun më të lartë të piramidës së universit poezi shqipe e më gjënë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s