Anatomi krijimi (Rrëfim rreth vëllimit poetik Lojë yjesh” / Nga: Hasije Selishta Kryeziu

hasije f

 

Vëllimi poetik: “ Lojë yjesh”, poezi

Autor:  Adem Xheladini

Botoi: Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë “Mugullimi” Kërçovë, 2015

Faqe: 82   

                                                   

 

  Anatomi krijimi

 

(Rrëfim rreth vëllimit poetik Lojë yjesh”

 

 

????????????????????????????????????

Nga: Hasije Selishta Kryeziu

 

 

S’ka dyshim fare që  kjo formë arti poetik , shkruar nga autori Adem Xheladini  të mos shquhet për ndjenjat dhe  format stilistike,  e të mos hyjë në vijat e konceptimit e të qëndrimit korife të ngjarjeve tona.

E them këtë për arësye se poeti nuk endet  në skema ëndrrimtare, por hyn drejtpërsëdrejti  në larminë e tmatikës jetë, për të operuar dhe shprehur imazhin  e vetë botës njerëzore, si shoqëri, si qënësi por dhe si rol vendimtar në gjithë proçesionin e botës sot.

Kjo fmënyrë  krijimi si formë dhe shtjellim të   bën të kuptosh  se këtu kemi të bëjmë me një lloj të poezie ndryshe, poezi ku spikat fuqia shprehëse, idetë novatore dhe kontuinitetet e një arti postmodern të së nesërmes.

 

 “Iliri, ti liri e pashijuar, ti djep rrite

Më jep bekimin t’përunjem në gjirin tënd

të ngrohtë të djepit

Më jep syrin e shqiponjës, të të bëhem

 pararojë majë kepit…”

“Lojë  yjesh” është vëllim poetik me poezi,  i strukturuar bukur, ku në rend të parë përfshihet  dashuria  ndaj atdheut, si një anatomi  e gjallë, përpara dritares së jetës, sikurse shkruan autori, më tepër në shkallën e ndjenjave shpirtërore e të ndjeshmërisë, se sa në atë të mjeshtrisë poetike,  dashuri që poeti e manifeston përmes shablloneve të përgjithshme që mbeten si monument i përjetshëm:

 

“Falë të qofsha përjetë, në jetë të jetë

Ty, toka ime n’kundërmim baroti…”

 

Pra format e tilla janë të lidhura dhe të sanksionuara si ciste, kur lexuesi e gjen të mjaftueshme informatën, domethënë e sheh mirë ofertën specifike të ngjarjes që përcillet.

Poezia e dashurisë, në shikim të parë, si më intriguesja  jep edhe nuancat ideo-patriotike të vendlindjes së poetit, si porosi mjaft  e thukshme në ekuivalencën e përkatësisë artistike:

 

“Unë kurrë s’i trembem jetës se nga dashuria

s’kam frikë

Mbi hone katandisur edhe po t’më gjesh, ma

shtrij dorën

Se jam gjaku yt ndër dej, që rrjedh pa pra, si

gjaku im…”

 

 

 

adem Xheladini

 Adem Xheladini

 

 

Forma e tillë anatomike e krijimit, na jep edhe bazamentin kombëtar, që nga kohët më të vjetra, ku faktet, koherenca dhe ngjarjet historike hedhin dritëhije dhe rrënjosin të vërtetën e madhe shqiptare.

Figurshmëria letrare dhe sintaksa poetike në poezinë e Xheladinit, nuk janë thjeshtë zbukurime, por janë aliteracione shkrimi, që fillon e përfundon me pikënisjen e krijimit të poezisë mirëfilltë. Lexuesi ngjarjen e sheh me qëndrime të intencës së vetë autorit, i cili  mbetet në sintezat e kërkimit artistik, jo vetëm për të arritur  format  e preferuara,  por  dhe  nivelet më të lartë.

Si konkluzion  mund të themi se kjo formë krijimi poetik  është më shumë trashëgimi imagjinative se sa filozofike.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s