FAKTI DHE IMAZHI ARTISTIK ( Referim rreth poetikës së autorit Skënder Braka ) / Nga : Ndue Shabaku

FAKTI DHE IMAZHI ARTISTIK

 

( Referim rreth poetikës së autorit Skënder Braka )

 

 

Ndue Shabaku

Nga : Ndue Shabaku

 

 

Jo vetëm të krenohemi, por edhe të mësojmë nga të talentuarit!
Në shumë raste, në vlerësimet që u bëjmë krijimeve, na bën përshtypje edhe mënyra se si autori e përcepton realitetin nga cili FAKT niset dhe se si e ndërton IMAZHIN artistik! Dy janë shembujt të cilët do t’i parashtroj në këtë post, për të konkretizuar këtë ide.
Para më dy vjetësh, poeti  Braka publikoi poezinë me titull “Përtej ëndrrës së Minervës”, me subjekt një ndarje të një çifti dhe, për më tepër, REAGIMI shoqëror … Që në fillim, ky titull m’u duk intrigues dhe, si përherë, krijimet e tij më vunë në mendime, por, mbi të gjitha, më vunë në kërkim të domethënies së vetë titullit, si edhe të trajtimit të materialit.
I gjithë sekreti i mesazhit artistik, (gjithnjë sipas meje,) më rezultoi kur gjeta shpjegimin e etimologjisë dhe kuptimet me të cilat ishte përdorur në antikitet emri Minerva. Me pak fjalë, quhej atëherë një grua simbol i inteligjencës dhe perëndia mbrojtëse e dijeve, shkencave dhe mjekësisë… Ky rol i femrës ishte në kundërshtim me parimet e jetës gjithësesi patriarkale dhe roli i femrës ishte krejt i margjinuar. Kësisoj, Minerva, në ambjentet shoqërore përdorej edhe për të karakterizuar edhe një grua të pamoralshme dhe e thënë cinikisht me fjalë të varfëra “bishtdredhur”!
Ja! Ky ishte sekreti mbi të cilin poeti me fantazinë e tij ka ngritur imazhin e krijimit të tij, duke krijuar një poezi me bukuri të rrallë, me mesazh e nerv të fuqishëm artistik për realitetin e mentalitetin sotëm.
(Kjo poezi gjendet në librin “Qyteti im”.)

 

Skender Braka

Skënder Braka

 

Po para vitesh poeti Gjergj Nikolla , publikoi për kënaqësinë tonë një minicikël poetik me titull” Bermuda”. Një krijim i bukur, i denjë dhe i realizuar ashtu siç i njohim dhe vlerësojmë të gjithë ne. Një temë patriotike dhe mesazhi i poezisë është i maskuar e i poetizuar me mjeshtri nga autori. Parashtrim faktesh historike dhe triumfi i vlerave e qëndrimit atdhedashës të popullit tonë. Për të theksuar KRENARINË për këto vlera të larta…, poeti me zgjuarsi dhe profesionalizëm ka zgjedhur këtë titull që bëhet pikënisje e fantazimit e trillimit artistik, aq të nevojshëm për krijimtarinë letrare. Fala “bermuda” ka shumë kuptime e nuanca kuptimore. Një nga këta nuanca është edhe vela me formë trekëndëshi e nje barke që përdorej për zbavitje e dëfrim në det të hapur. Pra, trekëdëshi i velës dhe trekëndëshi i detit…
Por trekëndëshi i detit Greqi,-Itali-Shqipëri NUK është në dy anë me zot, dhe një anë (pjesa jonë) pa zot, ku mund të dëfrehen dhe plotësohen deshirat e orekset instiktive…! Dhe mesazhi i poezisë, (antiteza e mendimeve) që: “Kush vjen të zbavitet dhe tenton të livadhisë në paragjet tona, do të ketë si trofe eshtrat e tij”, tingëllon kaq bukur dhe me finesë e shije artistike.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s