MES POEZIVE QË DASHUROJNË / Nga Rami KAMBERI

MES POEZIVE QË DASHUROJNË

 

 

rami kamberi

Nga Rami KAMBERI

 

 

Të përjetohet dashuria si një ndjenjë e ndërlikuar dhe kontradiktore dhe, në procesin krijues të njëmendësohet si një ndjenjë e madhërishme, kuptohet që substanca shpirtërore mbetet dhimbja dhe lumturia e jetës rrugëve të ecjes nëpër kohë.

Kështu do të thosha edhe për librin e dytë me poezi “Pse dreqin kështu !“ të poetit Agim Xheka i cili jo vetëm në librin e parë, por edhe në të dytin e vazhdon traditën e erotikës sonë, për të shprehur dhimbje e dashuri për dashurinë, që jetëson jetën në të gjitha këndet e saj. Dashuri, që është realizuar artistikisht nga poeti edhe me një shkallëzim ndjenjë, që shkon nga një pikë jetike deri tek pika e ëndrrës ku si përgjigje na mbetet të shprehurit dhe, të përjetuarit në shkallën më të lartë të dashurisë, duke e prekur thellësinë më të madhe të plagës, që ndjenja mund të ndjejë për një dashuri dhe më shumë se dashuri.

 

 

Agim Xheka

Agim Xheka

 

Ndaj në vend të fjalëve do të doja që të jap dukjen që poeti Agim Xheka e nis lindjen e një libri, që të arrijë deri tek titulli “Pse dreqin kështu ! “, kushtuar fatit të poezive, që jo rastësisht edhe poezinë a ka titulluar”Urimi im”:

“Ju nxora nga shpirti – pika gjaku

Në çaste të gëzuara apo mërzie.

Me gulçe dhe drithërimë plaku,

Me lot malli – dhimbje dashurie.

…………………………………………..

Tani s’jeni më të fshehta intime

Të një plaku fanatik të dashuruar.

Ca të tjerë në dhimbje e gëzime,

Si hajmali lus tu mbajë në duar.

 

Në gënjej veten, do jem i lumtur

Dhe i qetë për fatin tuaj të lumtur.”

 

Pra, që në vargjet e para shihet qartë se poeti do t’i këndoj dashurisë dhe jetës duke e nxjerr nga shpirti një ndjenjë të re me plot mall, që dashuria në këto vargje të duket sipas motiveve me nocionet:

 

  • figura,
  • tema

 

të cilat nocione poezisë në fjalë i japin edhe një dashuri të ndërmjetme dhe, nuk lejojnë që të kundërshtojnë njëra tjetrën pasi figura dhe tema janë dashuri që nuk kanë shkëputje për një lindje të re si në kuptimin jetik po ashtu edhe në kuptimin shpirtërorë, ja se si na e shfaq këtë lidhshmëri poeti në poezinë “Për ty e dashur”:

 

“Mbrëmë …u preha

Në krahë ëndrrash dashurie….

Si ninullë më përkëdhelte,

zëri yt i ëmbël, zëri yt i butë

Fjalë e këngëzuar, ajkë melodie.

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,”

 

Duke ecur nga poezia në poezi, shtrohet pyetja se a dot mund të veçonim një poezi nga poezitë qofshin ato që kërkojnë dashuri jetike qofshin ato që kërkojnë dashuri e më shumë se dashuri, që librit i japin larushi e, nuk na lejon t’i themi se kjo poezi është njëra ndër poezitë më të bukura të poetit se tjetra.

Ndaj mendoj që do të gaboheshim po e bëmë një prerje të këtillë dhe atë për shumë arsye, ngase poezia është një tërësi që na dëshmon për të kuptuar në tërësi poezinë e poetit Agim Xheka, në të vërtetë është vetë ngjyra e të kënduarit për dashurinë, që e ngreh në nivel të poezisë vet procesin e krijimit poetik, e cila edhe pse nëpër fazat dhe nëpër tituj ka frymëzim deri te krijimi, që, që në fillim e deri në fund është dashuria që simbolizon poetin në tokën e tij ku merr frymëzimin për t’i kënduar këngën më të bukur dashurisë dhe jetës. Këngën, që me këtë frymë të frymëzimit rritet duke ndier e njohur dashurinë, që e prek me sy e, e kalit me ndjenjë:

 

“Nën tryezën e asaj darke

Se ç’u derdhën kupat plot.

Nën rënkim të asaj nate

Mbollëm dhimbje, korrëm lot.

…………………………………………

… Në agim na doli gjumi…

Ah, moj ëndërr e pa besë.

Nuk e dija unë fatlumi

Që pas natës kish mëngjes”

 

a nuk dëshmojnë këto vargjet që i drejtohen dashurisë për një bashkim mes figurës dhe temës ku idealit poetik, që poeti trazon dashurinë – femrën si një këngëtar finok, që ndriçon e jeton në përjetësi.

A nuk është vërtetë femra ajo, që na dhuron shtatë figura elementare:

  • Lindjen
  • Dashurinë
  • Lumturinë
  • Lirinë
  • Shpresën
  • Kombin dhe.
  • Atdheun

 

Figura të cilat janë temat e përhershme të poezisë së një kombi, pra, përmes dashurisë dhe për dashurinë krijohet lirika e poetit Agim Xheka,i cili ka pjekje për të krijuar formën e përsosur të poezisë e cila që në fillim theksohet se poeti është vetë gjuha e emocionit të lartë, që bëhet gjuhë e zjarrtë dashurie:

 

“Dashuritë e mia gjuhë poleni

dashuritë e mia lastar pyjesh,

dashuritë kryeneçe si zgalemi

dashuritë e mia imazhe yjesh”

 

Edhe këto vargjet të poezisë“Dashuritë e mia”dëshmojnë se kjo gjuhë dashurie, ky zjarr që përflaket si yll vetmitar është fshehtësi shpirti, që di të bëhet gjuhë e dashurisë, me një identifikim të poetit me figurën femër, që për poetin është bërë mall e psherëtimë që buron nga shpirti i një dashurie që prek e djeg.

Jo më kot më lartë u theksua se tek poezia e poetit Agim Xheka nuk ka poezi më të madhe, më të theksuar, por që të gjitha janë lule për dashurinë, ndaj unë besoj te dashuria për dashuri, ngase më shumë për një bindje të kësaj natyre më ka ngacmuar natyra e lirikave të poetit, që për dashuri të mendoj ndryshe nga kuptimi i një shikimi.

Them kështu sepse poezitë si një tërësi në librin “Pse dreqin kështu !“, jo vetëm që e dëshmojnë atë që e ndjejë si njeri e më pas si poet apo kritik letrarë, por, se vërtetë natyra e poezive në fjalë, duke mos e harruar as edhe poezitë me larushi jetike që librit “Pse dreqin kështu !“ i jetësohen si lirika, që mes figurës dhe temës kanë një vije – dashurinë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s