Poezi nga Rrahim Sadiku

rrahim Sadiku

Poezi nga Rrahim Sadiku

 

 

 

Në Liqenin e Plavës

-Esad Mekuli-

 

Është agu i ditës, pas natës së errët,
Mjegulla ka rrafshuar natyrën – është puqur, pjesërisht,
edhe me sipërfaqen e ujit dhe, tashmë ngadalë,
tërhiqet anës përpjetë.
Zbulohen tiparet e Kufilaçës bleroshe në skajin tjetër
dhe, diç më larg, në ballë, majat shkëmbore
të Bjeshkëve të Nemuna.
Varrezat – përmendore kacafytjesh të përgjakshme
dhe kryqimesh të dhunshme – të shtrira në katër anë të qytezës
që posa dallohet.
Mbi liqe Visitori – ende në fashë të mjegullës i padukshëm,
Në Qafën e Diellit, kuqërrimi. Rrezet e para të diellit
pranojnë Majën e Qafës dhe, pastaj, shkëlqimi i argjendtë
përfshinë pyjet e dendura me lugaja dhe zbret varrezave.
iu falet me nderim dhe – puth syprinën e zbuluar të liqenit.

 

 

Mirëmëngjesi, bukuri!

 

Qetësi: as hudhje e troftës mbi syprinën e ujit, as gagarisjet
e rosave, as këngë e zgjatur pikëlluese e kostarit herak luadhit përreth.
Paqe që shëron, pas vuajtjesh e hidhërimesh – si dikur,
në çastet e rralla të heshtjes së armëve këtyre viseve
aq të bukura e aq fatzeza…

E braktisim bregun e zgjuar – të thirrjeve e të përgjegjeve.
Lopata e lehtë, e dyfishtë, zhyt në njërën dhe në anën tjetër
të barkës së zgjatur.
Thuaj me dashje, stërpikem, lagem nga lundrimi i shpejtuar,
mandej, i stërlodhur, ia dorëzoi lopatën më të fortit,
më me përvojë.
I lehtësuar, edhe shpirtërisht, në cep të barkës, përqëndrohem,
në sixhaden e lëmuar të barit në thellësi,
që përderidhet në drejtim të rrymës së ujit.

Mirëmëngjesi, bukuri!

I larëm me freskun e mëngjesit, i këndellur nga hareja e çastit!

Poezi nga Albana Subashi

  Poezi nga Albana Subashi     Guxoj..   Guxoj të çjerr me thonj cipën vulgare të hipokrizisë trashur e konturuar…. ditë-netëve meskine të pabesisë . Guxoj ….dhe shpërfill aktin e dashurisë akute ku ekstaza padurimisht shformohet në,,,,trill….! Guxoj në … Continue reading

Poezi nga Myrteza Mara

myrteza

Poezi nga Myrteza Mara

 

 

 

GËNJESHTËR E BUKUR

 

Tek varri i nënës
shkoj përherë
me lule të freskëta,
mbledhur në kopshtin
e dashurisë së përjetëshme.
Buza më dridhet nga malli,
lotët i gëlltisë që larg.
Nuk dua të më shoh nëna
fashat e plagëve të jetës
ndaj shtirem si i lumtur.

Më fal, nënë,
për këtë gënjeshtër të bukur!

 

 

 

NË PYLLIN E ËNDRRËS

 

Ti më erdhe si një magji në oborrin e poezisë,
Vargut tim i vure flakën në kufijt’e marrëzisë!
Si kometë qenka kjo jetë, le një gjurmë edhe fiket,
Kush ka rrojtur di të vdes nuk ia di emrin frikës!

Zemrën kam pikë të dobët, siç pati thembrën Akili,
Atë ditë s’di nga dole, përmbi buzë më zbriti ylli
Ylli-dritë i syrit tënd më flladiti shpresë e jetë,
Shenjtëria e qiririt që për dritë shpirtin e tretë…

Diell shpirti, yje zemre, çiltërsinë kam gjymtyrë,
Eci shtruar, nuk ngutem, si gamile në shkretëtirë.
Nuk ruhem nga drit’e diellit, as nga zjarri i një buze.
Shihni harkun e ylberit, e ka lindur veç një puthje!

Nëpër pyllin tim të ëndrrës erdhe ti si xixëllonjë
Nuk e di se ç’pati zemra, ja, dëgjoje!… S’e dëgjon?!
Vire dorën pak këtu!… A e ndjen si zien vullkan?
S’e kuptoj, ç’ndodh kështu, apo unë s’jam i gjallë?

Gazi, helmi janë në udhë, njëlloj vrasin që të dy
Qoft dhe lodër nëpër shpuzë më mjaftojnë ata dy sy!
Si i çmendur do të dehem, ashtu siç dehen poetët
Veç nuk di të rrëfehem, më pëlqen “pus’i sekretit”.

Këto vargje vetëm Ti, askush tjetër në këtë botë
Ose digji dhe bëji hì, ose, … lule përmbi lotë.
Lule loti, nga ata lotë, që t’i pi si musht vere,
Po më bëre një çast Zot do të fal një jetë pranvere!

 

 

 

VETËM NATËN

 

Natën, kur hëna harrohet
nëpër koridoret sekrete,
të mbuloj yjet që kanë ftohtë,
unë zgjat dorën e mallit
të përkdhel yllin tim,
pagëzuar me emrin Jetë.

Është xheloze hëna,
rojtarja besnike e qiellit,
yjet i do të gjithë për vete,
por dashuria gjen përherë një shteg,
ajo nuk njeh kufi,
as shtete, as planete.

 

 

 

TË KAM KRIJUAR VETË

 

Sa herë më puthte nëna në sy
Qeshte me shpirt krejt e lumturuar.
Në njërin shihte veten, në tjetrin ty,
Ti ende pa lindur, unë i dashuruar.

Ma dha bekimin, siç e japin nënat
Me lotë gëzimi dhe gazin e shpresës
Më shihte kur vizatoja dy zemrat,
Bashkuar nga tehu i mprehtë i shijgjetës.

Që kur fillova të shijoja ëndrrat
Të vizatoja shpesh, vetëm tre vija
Në një zemër i fusja të dy zemrat
Ti-krijesa e lumturive të mia.

Të thurja e shthurja në tezgjahun e muzës,
Me ty ndërtoja ujëvara e ylbere
Në sytë e diellit ishe fjal’e parë e diellit
Nëpër kalendarë stina e pranverës.

Flokët t’i mblidhja në kopshtin e erës
Sytë-nga bajamja që kisha në kopësht
Buzët t’i lyeja me gjak të manaferrës
Dy mollë të arrira t’i vija në gjoks.

Të kam krijuar vetë, ashtu siç të dua
Të linda nga shpirti dhe dashuria
Ti zbrite nga qielli vetëm për mua
Të mori për dore vetë perëndia.

Sa herë më puthte nëna në sy
Qeshte me shpirt krejt e lumturuar.
Në njërin shihte veten, në tjetrin ty
Ti ende pa lindur, unë i dashuruar.

MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË (Pjesa e I-rë) / Nga Brahim Ibish AVDYLI

Hartë e vjetër e Ilirisë dhe Epirit

Hartë e vjetër e Ilirisë

 

 

MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË

 

(Pjesa e I-rë)

 

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.

 

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

 

 

brahim

Nga Brahim Ibish AVDYLI

 

 

 

  1. Rrënjet e lashta të Maqedonisë

 

Në fillim, mund të themi se kohëve të fundit jemi marrë pakë me Maqedoninë, sepse nuk kemi pasur mundësi që të merremi më tepër me çështjen e saj. I kemi cituar ndonjëherë veprat e studiuara për këtë çështje, por nuk jemi marrë direkt me këto vepra, ndonëse padrejtësia është ngritur në dëmin e shqiptarëve.

E dimë se Maqedonia ishte pellazge, ilire dhe shqiptare. Ajo është e okupuar mjaftë vonë nëpër histori. Dihet se Qirili dhe Metodi nuk kanë ditur sllavisht para se shekullit të IX, e aq më pak bullgarisht, rusisht dhe serbisht.

Nga të gjitha veprat që i kemi shqyrtuar, janë dy vepra të njohura: “Maqedonia shqiptare, në dritën e teksteve dhe dokumenteve historike”[1]; “Iliriciteti i maqedonëve dhe epirotëve”.[2] E para vepër, është më kompletisht e shkruar për t`iu përgjegjur shkencorisht “Enciklopedisë maqedonase”, dhe e dyta, është një vepër e veçantë.

Pra, pellazgët dhe ilirët përbëjnë dy shtylla njëra përpara tjetrës, që flisnin të njëjten gjuhë dhe që sot quhen thjeshtë shqiptarë, prej pellazgishtes, “sk-ip-at-ar”, që do të thotë se “nuk jepet ara që na e kanë lënë tashëgim etërit, baballarët”. Ajo është e nxjerrur dhe analizuar prej fjalës përbërëse: “sk”= s`ka, nuk; “ip”=jip, jep; “at”=ati, baba; dhe “ar”=arë,[3] dhe kështu ajo është folur që në vitin 1204, kur erdhi në pikëpyetje Konstantinopoja. Neve na bie në duar një dokument anonim nga Berati, i vitit 1308, i cili e kishte si rrugëdalje qëndresën e mirëfilltë të atyre që thirreshin “skipatare” dhe që donin të shpëtojnë tokat nga të ashtuquajturit serbë, nën udhëheqjen e Stefan Dushanit, që të mos ua merrte.

Në pjesën dërmuese ishin skllavët të përzier me ilirët, që ne i quanim atëherë “shka-shkijet”, d.m.th. “të ndarë më dysh”, me “besim tjetër”, të ndarë në mes të Lindjes e të Perëndimit dhe qenë të përfshirë prej “skizmës”. Skizmatizmi kishte filluar që në atë kohë. Në vitin 1400 e tutje, nga Janjeva e deri në Trepçë, nga Deçani, Peja e mbarë Kosova kishte filluar të marrë masa të mëdha. Ata që kishin filluar të mblidheshin nëpër kishat ortodokse greke, e që e kishin pranuar vasa-litetin e Sulltanit osman, dhe të cilët i quanim “sllavë”, ndërsa të tjerët, që ishin kthyer në fenë islame, quheshin “turk shqiptar“.[4]

Shqiptarët që e kishin pranuar “skizmën” ishin bërë “serbë”, pra ata ishin ilirë, shqiptarë ortodoksë-skizmatikë, pra ishin “ithtarë të kishave ortodokse serbe”.[5]

Emri serb është kategori sociale, fetare dhe më vonë etnike e kombëtare. Serbët lidheshin me Kishën Ortodoksizmit në Pejë, pra Patikanën e Pejës, dhe Patrikanën ekumene të Konsantinipojës, sot Isambull, pra Stamboll. Në shekullin e XVII filloj të krijohej gjuha kishtare serbe, si një nga gjuhët speciale të të ashtuquajtura gjuhë kishtare sllave, të cilin e kishin krijuar qysh në shekullin e IX misionarët bizantinë, dy hebrejtë e njohur Qirili dhe Metodi. Serbia ishte një njësi gjeogafike dhe kishëtare dhe nuk ekzitonte si etni e komb dhe përfshinte një territor më të ngushte gjeografik, që lëvizte edhe në territor.[6]

Antroponimet, toponimet dhe mikrotoponimet nuk janë të gjuhës sllave, por janë të marrura nga të folurat ortodokse dhe bogumile, pra patarene, në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare, e formuar nga Qirili dhe Metodi, të cilët, në të vërtetë, kanë qenë hebrenj.[7] Pra, këtu i kuptojmë se prej kujt dhe kur kanë “mbetur” aq pakë “serbë” në këtë territor, që njihet si “IRJM”, ku për herë të parë e kanë krijuar gjuhën e parë kishtare sllave në shekullin e IX, e cila më vonë është bërë “gjuhë e kishave”, e jo “gjuhë ruse”, “bullgare”, “serbe”, “sllavo-makedone”, etj.

Thënë më shkurtimisht, Maqedonia ishte pellazge, ilire dhe shqiptare. Nuk ka pasur “gjuhë maqedone”, por ka pasur gjuhë shqipe.

Pellazgët kanë qenë stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm dhe shqiptarët e sotën i kanë pasur baballarë ilirët, siç pohon me të drejtë Oberhammer, të cituar prej Dr. Arsim Spahiut, në veprën e tij, ““Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve”.[8] Po e marrim edhe një vepër të dytë të historisë, nga Zhan Klod Faveirial, “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, në të cilën thotë se “Akarnania është e populluar nga shqiptarët dhe në Misolongi flitet përgjithësisht shqip”.[9]

Në të njëjten faqe ai thotë se “Argët ngritën krye duke u bashkuar me Akarnanët ose Lelegët (një fis tjetër pellazgjik) dhe i kërkuan ndihmë Athinës, e cila u dërgoi atyre njëqind anije. Në saje të kësaj ndihme, Argët e Akarnanët rimorën Argosin dhe i dëbuan prej andej Ambrakiatët e Korintit”.[10]

Ndërsa, në kapitullin e katërt, autori na shpjegon për dinastinë maqedonase, në të cilën thotë se ka qenë tërë Maqedonia pellazge dhe se është vendosur në Pind, nën emrin “Maqedoni”. Ata u shtrine deri në Ematia.

Pra, Faveiriali në këtë kapitull thotë se “Maqedonasit nuk ishin grekë”, dhe se “Justini na siguron se Maqedonasit ishin Pellazg”.[11] “Straboni thotë se ata kishin të njëjtën veshje, flisnin të njëjten gjuhë, kishin të njëjtat zakone me Epirotët”.[12]

Nga Karani, Filipi e Aleksandri i Madh llogariten 24 mbretër, kurse Justini i numëron 12 më të njohurit. Në kohën e Arkelaut 413 para Krishtit, Maqedonia kishte vendosur marradhënie politike me Greqinë, edhe pse Greqia nuk i donte.[13] Aleksandi i Madh ka qenë ilir, në të cilën studiuesja italiane Lucia Nadin, e zbulon testamentin e tij, të cilën ai i drejtohet Shkodrës, e në të cilën thotë:

“Unë, Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.[14]

Dihet se grekët thërmojnë gjuhë derisa thonë se “Aleksadri i Madh është i joni”, ndërsa skllavët, pra sllavët, pra sllavo-makedonët thonë se Aleskandri i Madh ka qenë i joni dhe se Filipi, babai i tij, ka qenë sllavo-makedon, duke mos e patur faktin e vetëm parasysh, se sllavët nuk kanë ekzistuar para shekullit të IX.

Ndërsa vendi, të cilin grekët e mëvonshëm e thirrin “Thesaloniku”, një emër që është formuar prej gjuhës shqipe, është Selaniku, por nuk e dinë çka do të thotë. Shqiptarët, theksonin përherë se shkojnë “te selanikja”, sepse aty jetonte motra e Aleksandit të Madh. Selanikja nderohej nga shqiptarët. Edhe Selaniku është e ka qenë një qytet i Maqedonisë dhe duhet ti kthehet asaj.

Historia është shkencë e veçantë dhe e dëshmon këte me dokumentacionin e saj. Shqiptarët janë banorët autoktonë të Ilirisë, Epirit e të Maqedonisë dhe një nga racat më të moçme në Europë. “Shqipëria është më e lashtë se vetë Evropa”– na thotë Luis Arnaud, të cilin nuk e dimë se kush ka qenë me të vërtetë, por e dimë se ka shkruar një letër dhe të botuar në gazetën franceze “La Croix” (Kryqi), me 16.12.1912, para fillimit të mbledhjes së Ambasadorëve në Londër.[15]

Iliriciteti i Maqedonisë dhe i Epirit dhe Gadishullit Ilirik, pasi tërë gadishulli dhe kontinenti quheshin më parë HERNI, e më vonë, në të gjitha tekstet figuron vetëm me dëshirën e armiqve tanë, në radhë të parë prej anglezëve, i ashtuquajtur “Gadishulli Ballkanik”, dhe sot është mëse i padiskutueshëm. “Autorët e vjetër i konsiderojnë maqedonasit dhe epirotët si barbarë, pra popuj që nuk flisnin greqisht, e disa vetë i quajnë pellazgë, ndërkohë që të tjerë i emërtojnë ilirë”.[16]

Pra, Maqedonia gjatë historisë së bujshme, aktive dhe batica e me zbatica, të cilat vinë edhe në kohën e përpjekjeve të veta për ta përpirë një numër të lartë të argumenteve të karakterit entokulturorë me Epirin e lashtë (sot Çamëria, nuk e mbanë as gjysmën e tokës që ka patur Epiri i lashtë!), sikurse me të gjitha trojet etnike shqiptare nëpër Gadishullin Ilirik. Burimet që disponohen nuk lejojnë që të vihet vija e kuqe dhe kufiri në anën e trojeve të Maqedonisë dhe tokave të marra nga Dardania apo Epiri. Shqiptarët i shpëtuan vorbullës përpirëse të bullgaro-serbo-grekëve dhe malazezëve për ta përpirë gjithë Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sllavo-makedonët, serbët, rusët e bullgarët edhe sot po përpiqen ta gllabërojnë, por nuk munden, veçse e trondisin, si në Kumanovë…

 

 

  1. Makedonia nuk është sllave, siç e thonë të shiturit

 

Antishqiptarët, rreth e përqark Maqedonisë, bënjë çmos që ajo të quhet sllave. Duhet të përgaditin vendin dhe Shkupin me “ndërtime” të mëdha e bombastike, të qytetit tendencioz “sllav”, me mbishkrime sllavo-makedone në çdo pikë, me çirilicë, me statuja të mëdha e të pakultivuara, duke përfshirë edhe Aleksandrin e Madh, që thuhet paturpësisht se është “makedon”, apo është “sllavo-makedon”.

Ne, po e marrim një artikull të shkruar enkas për këtë punë, në “The Guardian”, në të cilin thuhet se arkitektura e sotme e Shkupit është paqtjetër falsifikim edhe më i rrebtë i historisë së këtij shteti artificial. “The Guardian” shkruan se Shkupi, në kuadër të akitekturës së “re” të projektit të shtrenjtë 200 milion e deri në 500 milion Euro, thënë shkurt “Shkupi 2014”, duke aluduar në patriotizmin e sllavo-maqedonasve nacionalist, është një arkitekture tendencioze, rrënjësisht e pa kultivuar, e rrejshme dhe falsifikuese e historisë së vërtetë të Maqedonisë, e cila, ndonëse është tërheqëse, sidomos për turistët, e ka shndërruar kryeqytetin si një nga kryeqyetet më të falsifikuar, me statuja të shumta, madje edhe serbe.

Kjo “punë”, në vend se “të ndërtojë” një qytet antik, me statuja të vërteta dhe ndërtesa të vjetra e antike, që të zbulojë në qendrën e vet vlerat historike, është bërë një vend për të tëhequr turistë dhe aspak të fesë ortodokse.[17]

Ndonëse thuhet në artikull se Maqedonia duhej të përfillte historikisht Greqinë, ajo nuk ka të bëfillë aspak Greqinë e lashtë, as me Perandorinë Bizantine, prej të cilës e bartën gradualisht nga shekulli i IX e më tutje ortodoksizmin, të filluar në ceromonitë e kishave që quheshin “kisha greke”, në vend se të quhen “bizantine”, sepse dihet se Perandoria Bizantine ishte perandoria ilire e jo e grekëve mesjetarë, pasi në mesjetë nuk kishte dhe nuk ka pasur “greko-helenë”. Gjatë kësaj periudhe arbërit ishin shtetas romakë. d.m.th. shtetas bizantinëthemës ilire dhe natyrisht se njiheshin nga kronistët bizantinë.[18] Konsideroheshin si “bizatinë” të gjithë të qenurit iliro-arbër. Para shekullit të VI arbërit e vjetër dhe ilirët ndjenin afërsi me grekët, që i cilësonte ashtu përkushtimi i veçantë, jo origjina.

Emri kombëtar “Iliria” dhe “ilir” dëgjohet deri në shekullin e VI. Në pesë shekujt e vazhdueshëm nuk bëhet më fjalë për ilirët dhe Ilirinë, sepse ilirët luajtën rol në perandorinë Romake dhe kështu është zëvendësuar ky emër kombëtar me emrin “romak”, sepse ilirët kanë lidhur ekzistencën e tyre me regjimin romak e bizatinë, me të gjitha dallimet (dhe mospajtimet) që kanë patur.[19]

Siç na citon Avdi Ibrahimi, në të kaluarën tonë kemi qenë një etnitet i madh, pra iliro-pellazgë apo pellazgo-ilirë, dhe të huajt na kanë coptuar gjithnjë, saqë ne jemi tkurrur vazhdimisht. Të ardhurit vazhdimisht, që kanë qenë një numër i vogël në krahasim të pellazgo-ilirëve i kanë rrënuar themelet tona të historisë dhe gjuhën tonë nga rrënja e gjuhës pellazge e ilire. Ilirët kanë qenë pellazgë dhe kanë folur të njëjtën gjuhë. Ne kemi patur histori të lavdishme prej gjenezës së kësaj bote e tutje. Grekët e hebrejt kanë qenë etnitete të vogla në krahasim me ilirët.[20]

Në të vërtetë, në librin e shenjtë të Biblës nga Dhjata e Vjetër thuhet se tërë toka ka pasur një gjuhë, me fjalë të njëjta. Ashtu na e pohon edhe Kurani,  libri i shenjtë i islamizmit, se kjo gjuhë ka qenë gjuhë mbarënjerëzore. Kjo ishte e gjuha hyjnore e profetëve, të cilën mjaft shkencëtarë e kanë titulluar “gjuha nënë”, dhe kjo ishte gjuha e pellazgëve, ilirishtja, shqipja e moçme, ashtu siç e quan edhe Nermin Vlora-Falaski, në veprat e saj[21], e shumë të tjerë.

Latinishtja, greqishtja e parë, e ashtuquajtura sllavishtja e vjetër apo osmani-shtja ishin gjuhë artificiale e administrative të perandorisë romake, bizantine dhe osmane, jo-turke, “greke” dhe italiane. Kur mbaruan këto perandori, maruan edhe gjuhët e tyre artificiale, ku fjalën kryesore e kishin iliro-pellazgët,[22]ndërsa “gjuhët artificiale”, si psh. greqishtja e re, doli nga rrënjët e marrura nga gjuha pellazge, me mbaresat apo parashtresat greke, dhe vazhdimisht u ndryshua nëpër histori, për të mbulluar gjurmët e vjetra pellazge.

Edhe Turqia nuk ka qenë “komb”, por nga 6`800.000 shqipfolësit dhe 2 milionët e sotshëm pellazgë, që e flasin gjuhën shqipe të pastërt, por që quhen me emrin e tyre identifikues “llaz”, ata e ruajnë gjallë gjuhën e tyre shqipe, nëpër dhunën e hapur shtetëror artificiale. Ndonjëherë, kryetarët e shtetit artificial, me origjinën e tyre shqiptare, kanë dhënë simbolet shtetërore të flamurit të kuq, me hënë dhe yll, sikur stema ilire, dhe e mbajnë në flamurin e tyre shtetëror.

Shteti i tyre artificial nuk ka lejuar asnjëherë gjuhën shqipe nëpër shkollat shqipe, por i ka mësuar me dhunë dhe shkollë “normale” turke fenë islame, nëpër shkolla e xhami. Partitë islamiste, e kanë ngatërruar fenë me partitë fetare.[23]

Edhe sot i joshin besimtarët e mashtruar nëpër shtetet e ndryshme, në Evropë, si në Maqedoni, të ndërrojnë kahjen e mirëfilltë të shkollave shqipe, të pakten prej Kongresit të Drejtëshrimit, më 1908, dje Manastiri, sot Bitola, në Maqedoni, me gjuhën arabe e turke.

Shkollat fetare dhe ideologjitë fetare e japin kudo nëpër xhami të ndryshme këtë çështje, saqë ngatërohet me rekomandimin e fqinjëve të ashpër kundër nesh dhe na e pëshpërisin papushim “Zoti i Madh, i Gjithëdijshëm, i Gjithëmëshirshëm dhe i Gjithëfuqishën është Al-lahu, sikur nuk e dimë se nuk është në Arabi, por në pjesën e poshtme të Maqedonisë, në Epir dhe në Shqipërinë e Jugut. Ai quhet “Zoti i Madh”, të cilën e thonë me Al-lahu-n: “Dielli i Madh, kuq si gjaku, kur lindë e perëndon”, e për këte e kishin kurdoherë Diellin si simbol të tyre ilirët, që është një yll i vogël, më afër tokës, sepse nuk bën ende të thuhet kjo gjë nëpër shkollat tona, pasi kudo që jemi, na mbajnë fetarët nën hypnoza të thella.

Sellena, në mitin e tyre te të gjithë pellazgët, nëpër trevat ku flitej përgjithësisht shqipja në trevat arbërore, që e përfshinte edhe Samothrakën, ku është gjetur skulptura e parë e cila ruhet sot në Muzeum të Luvrit në Francë, ndërsa e dyta në Muzeumin e Londrës, në Britaninë e Madhe, e niste rrugën e saj në qiell kur perëndonte Dielli, pra perëndia Zeus, Zojsi, Zoti i Madh, dhe përfaqësohet nga Hëna, që e shprehë ate perëndesha Sellena. Figura e Demit (pra, e Kaut) ishte qëndrore në besimin hënor të pellazgëve, dhe shprehte forcën krijuese te pellazgët. Ajo përshkruhet nga një vashë e re, me një ndriçim të argjentë, veshje të lartë, hypur nga karrocë e tërhequr nga një dem. Nga era që fryente përherë nëpër tokat pellazge, thënë më shkurt të Epirit, veli i kokës merrte formën e hënës dhe i rrinte asaj mbi kokë, pra harku hënor.[24]

Në tempullin e Samothrakës, në Greqinë e lashtë, gjatë riteve të veçanta që ia kushtonte perëndeshës pellazge, populli pellazgo-ilir, u njoh edhe Filipi i II-të me Olimbinë (të thënë edhe ndryshe Mirtalin), që është nëna e Aleksandrit të Madh, siç është Filipi i II babai i tij dhe të dytë prindër, një dëshmi kjo e vërtetë pellazgo-shqipe e prindërve të tyre dhe e vetë Aleksandrit të Madh.

Krahët, të pasqyruara në të gjitha skulpturat e Sellenës janë krahë shqiponje dhe se Sellena është pellazgo-shqipe e tregon edhe miti, sipas së cilës ishte bijë e titanëve Iperio (Shqipes), pra pjesa e epërme e Greqisë, prej të cilave rrjedhë Zoti i Madh, orakujt e falltarët e Zotit të Madh, në Dodonë, ku sundonin sellët. Iperio do të thoshte Epiri. Është pjesa e poshtme e Shqipërisë, që ndodhet sot nën të ashtuquajturën “Greqi”. Sellena ishte motra e Elios, pra shqip “e Diellit” dhe te romakët nderohej kulti i saj me emrin Luna (Hëna).[25]

Në Epir ka qenë tempulli i Dodonës. Ai është më i vjetri, i gjeturi i lashtësisë, në të cilin vinin nga të gjitha viset për të mësuar nga falltorja e Zeusit diçka për fatin e tyre. Ky vend ua jepte hirin e Hyut të madh dhe quhej vendi “ku merrte hir” apo bekimin e Zotit të Madh. Emërtimi i vendit “Epir” duket shumë bindës me “na jep hir”, në krahasim me të dy fjalët e përbërse “ep” dhe “ir”, që do të thotë “jep hir”.[26]

Ndërsa grekët e ri “harrojnë” qëllimisht historinë tonë e bëjnë çmos për të na i marrë argumentet prej dorës. Janë gënjeshtarë të kulluar të historisë.

Ne duhet të vendosim për shqyrtim nga njëra anë Greqinë e vjetër parahistorike dhe mitologjinë e saj dhe nga ana tjetër avranitasit që nga koha e Bizantit deri në shekullin 20-të.[27] Grekët e ri nuk përputhen me grekët e vjetër. Maqedonasit ishin një popullsi ilirike, që do të thotë pellazgjike, dhe Fineley[28] thotë se Aleksandri i Madh, nëpër darkërat e mëdha që i shtronte me oficerët e Maqedonisë, duhej të përdorte një dialekt të vjetër shqiptar.

Prej studiusve dhe shkencëtarëve të ndryshëm nga lëmia e historisë ne shohin se atdheu i dytë i shqiptarëve, në kohën e ilirikut shtrihej nga Tieshta në Slloveni, në Singidun (Beogradi i sotëm i Serbisë) deri në Selanik e gjirin e Ambrakisë, me ditin Jon (ë) dhe detin Adriatik, e mbyllej sërish në Trishtë.

Brenda të gjithë kufinjëve të kësaj shtrirje të Ilirikut ekzistonin mbi 350 qytete të njohura dhe përrreth mbaheshin mija fshatra dhe vendbanime të malësorëve që e kanë punuar edhe tokën dhe kanë ruajtur bagëtinë. Nëpër qytete ishte zhvilluar në radhë të parë ekonomia, tregëtija dhe zejtaria.[29]

Faktori i parë është mospërzierja e popullsisë arbërore me të huajtë. Kjo traditë vazhdoi në të gjitha kohërat. Arbërit, arbanët, avranitasit, si të krishterë apo edhe ashtu muslimanë, janë nga popujt e paktë që i ruhen përzierjeve të gjakut me të huajt dhe kështu u largoheshin “përzierjeve të gjakut”, përveç të përthithurit e të ardhurve. Kështu, kurdoherë e kanë ruajtur pastërtinë e farës së gjakut dhe janë edhe themeluesit e Greqisë së vjetër e të re. Në Greqi janë 2`000.000 avranitas.

Gjuha avranitase nuk u lejua të shkruhej, edhe pse kishte shumë dialekte të saj, sepse marrëdhëniet me Geqinë ishin të tendosura, për shumë arësye pak të njohura,[30] kështu që përnjëfarë lehtësie avranitasit e përdorën alfabetin grek.

Turqia e mbanë simbolin e shtetit të vetëm të pellazgo-ilirëve, stemën e shtetit ilir, sado që e mbanë kreun e armiqëve të kombit shqiptar, pastaj vjenë Greqia, Rusia, Bullgaria, Serbia, sllavo-makedonët dhe malaziasit. Këta e sjellin vërdallë kombin shqiptar nëpër gënjeshtrat e veçanta historike e aktuale, dhe nëpër fetë e ndryshme. Ai ende sikur është “i pa shkollë” dhe nuk ia “kap mendja” tradhëtitë.

Po e sjellim edhe njëherë thënien e rilindasit tonë, Sami Bej Frashërit, nga shkrimi ynë paraprak, se Ilirët dhe Epirotët rronin njësoj e ishin si shqiptarët e sotëm pa ndonjë ndryshim dhe flisnin gjuhën që ne e flasim sot. Ata ishin një racë dhe flisnin një gjuhë si shqiptarët e sotëm.[31] Ata qenë dhe janë edhe në Maqedoni.

“Pëllazgët, janë m`i vjetri i kombeve arianë t`Evropës” dhe “mund të dilte sot një pellazg, do të mundnim të flisnim me të si një gegë me një toskë”.

“Shenja e kombësisë është gjuha; çdo komb mbahet me gjuhën e tij”. “Shqiptarët flasin një nga më të vjetrat e më të bukurat gjuhë të dheut”.[32] Kombësia është gjuhë e shqiptarëve. Ne kohën e romakëve dhe të bizantinëve u lanë në harresë emrat Iliri, Maqedoni, Epir e Shqipëri.[33]

Këte, do ta shohim në pjesën e dytë të këtij shkrimi…

[1] Grup Autorësh: “Maqedonia shqiptare, në dritën e teksteve dhe dokumenteve historike”, Vëllimi i I, Tringa Design, Tetovë 2009.

[2] Arsim Spahiu, “Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve”, Mësonjëtorja, Tiranë 2006.

[3] Shikoni artikujt e mi, “Evropa e bashkuar dhe shqiptarët-Shpalime për Evropën e Bashkuar dhe shqiptarët prej gjenezës e deri më sot”, Pjesa XII e XIII, te faqja ime http://www.bahimavdyli.ch, apo vepra e Muharrem Abazajt, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip, Rofon, Tiranë 2013, faqe 359.

[4] Shiko artikujt e mi te http://www.brahimavdyli.ch, te “Serbët, Serbia dhe shqiptarët”, apo vepën e Prof. Dr. Skender Rizajt, “Falsifikimet e historiografisë serbe”, A-Print, Prishtinë 2006, faqe 36-37, “Skizmatizmi”.

[5] E njëjta vepër e Skender Rizajt, pjesa “e) Dokumenti osman i vitit 1716 mbi popullsinë shqiptare të Deçanit, Lloçanit dhe të Carrabregut”, faqe 39.

[6] E njëta vepër, “g) Kuptimi kishtar i emrave: shqiptar, serb, grek”, faqe 40.

[7] Shiko artikullin tim, “Serbët, Serbia dhe shqiptarët”, në http://www.brahimavdyli.ch.

[8] Arsim Spahiu, “Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve”, Mësonjëtorja, Tiranë 2006, faqe 14,vepra e Oberhammer-it. “Akarnanien Ambrakia, Amphilochien, Leucas”, botuar në München, në vitin 1887, faqet 3-5.

[9] Zhan Klod Faveirial, “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, Plejad, Tiranë 2004, faqe 51.

[10] Pa aty, e njëjta faqe.

[11] E njëta vepër, faqe 53 e 54.

[12] Pa aty, faqe 54.

[13] Pa aty, faqe 54.

[14] Marrë nga shumë botime të testamentit të Aleksandri të Madh, e merkure, 12.11.2013, në http://voal-online.ch. Ky testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin e ka paraqitur në hulumtimin e saj shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, Giogno 2002, Romë.

[15] Luis Arnaud, “Shqipëria është më e lashtë se vetë Evropa”, http://www.dialogplus.ch, marrë nga Zëri, me datën 28.05.2015.

[16] Arsim Spahiu, “Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve”, Mësonjëtorja, Tiranë 2006, faqe 17.

[17] Shikoni për këtë çështje në http://www.illyriapress.com, të datës 12 prill 2015, sipas “The Guardian”, artikullin “Arkitektura e Shkupit, falsifikim i historisë”.

[18] Aritidh Kola, “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, Botimet Toena, Tiranë 2008, faqe 127.

[19] Po aty, faqe 111.

[20] Shikoni Avdi Ibrahimi, “Zanafilla e rrënjëve tona”, të publikuar në http://www.ikvi.at, të datës 2 maj 2015.

[21] Përveç se në shkrimet e mia te http://www.brahimavdyli.ch, mund ti shikoni në veprat e saja origjinale, në italisht, të Nermin Vlora-Falaskit, apo veprën e saj në shqip, “Pellazgët, ilirët, etrusket, shqiptarët”, Faik Konica, Prishtinë 2004.

[22] Shikoni shkrimin e Avdi Ibrahimit,“Zanafilla…” më tutje, apo shkrimet e mia në http://www.brahimavdyli.ch.

[23] Shikoni edhe njëherë artikullin e Sadri Ramabajës, “Islamizmi politik dhe demokracia”, te http://www.pashtriku.org.

[24] Shikoni më mirë artikullin shkencor të zonjës së nderuar, Fatbardha Demi, “Rruga e zbulimit të emrit e të besimit pellazg dhe i vashës krah-shqiponjë”, te shkruar me 16.10.2012, të publikuar në http://www.pashtriku.org.

[25] Po aty, në vazhdim.

[26] Shiko librin e Muharrem Abazajt, “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqe 350.

[27] Aristidh Kola, “Gjuha e përëndive”, Plejad, Tiranë 2013, faqe 21.

[28] E njëta vepër, faqe 73, duke cituar edhe Georgiu Fineley-n, nga libri “Historia e revolucionit grek”, Athinë , pa vitin e botimit, faqe 32, të përkthyer nga Aleks Hoxha.

[29] Avdi Ibrahimi, shkrimi i cituar më lartë,“Zanafilla…”, të botuar me 2 maj 2015, http://www.ikvi.at.

[30] Aristidh Kola, vepër e cituar, faqe 140.

[31] Sa për citim, shikoni shkrimin tim, “Epiri është emri i vjetër i toskërisë”, te http://www.ikvi.at, 6 korrik 2015.

[32] Sami bej Frashëri, “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet?”, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 44.

[33] e njëjta vepër, faqe 43.

SI LINDI KISHA ORTODOKS E PAVARUR KOMBËTARE SHQIPTARE. ( PËRGJIGJE LIBRIT TË ANASTAS JANULLATOS ME TITULL “HISTORI E KISHËS NGA 1990 “. ) / Nga At NIKOLLA MARKU – KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA ELBASAN

  SI LINDI KISHA ORTODOKS E PAVARUR KOMBËTARE SHQIPTARE.   PËRGJIGJE LIBRIT TË ANASTAS JANULLATOS ME TITULL “HISTORI E KISHËS NGA 1990 “.     Nga At NIKOLLA MARKU KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA ELBASAN     Me … Continue reading