Analiza politike nga Nebil Çika

 

 

 

nebil

Analiza politike nga Nebil Çika

 

 

 

Hapi që i duhet i Bashës

 

I ka humbur apo i ka fituar zgjedhjet PD-ja?! Shumica thonë që i ka humbur, por ka edhe të tjerë që pretendojnë të kundërtën, përfshi edhe kryetarin Basha!

Në daljen e tij të parë pas përfundimit të zgjedhjeve, kreu i opozitës e konsideroi humbjen e zgjedhjeve nga koalicioni i tij si një “hap të madh”, por nuk e sqaroi mirë, para apo prapa?! Por po e marrim të mirëqenë se shefi i opozitës e kishte fjalën për “hap përpara”.

Nëse e shohim teknikisht të krahasuar me humnerën elektorale të vitit 2013, pretendimi i z. Basha për një hap para (jo aq të madh) është i justifikuar. Por ne jemi të detyruar ta dëgjojmë, perceptojmë e ta komentojmë politikisht shefin e opozitës dhe qëndrimin e tij politik për zgjedhjet.

Në këtë këndvështrim pretendimi i z. Basha për hapa para e veçanërisht të madh, nuk më rezulton korrekt. Humbja është humbje dhe si e tillë duhet pranuar, pavarësisht faktorëve apo arsyeve që e çuan opozitën në të.

 

Pranimi i saj është një akt sublim fisnik, por edhe një mundësi e madhe politike e pragmatike për të analizuar e korrigjuar defektet që çuan drejt saj. Gabimi më i madh, aq i përsëritur në politiken shqiptare, veçanërisht tek PD, është fajësimi i kundërshtarit politik për disfatën tënde, gjë që nuk i shpëtoi edhe arsyetimit të kryetarit Basha në daljen e parë paszgjedhore.

 

Me gjithë natyrën “administrative” të këtyre zgjedhjeve aktorët politikë kanë përgjegjësi politike për to. Këtu nuk bëhet fjalë për “gijotinë”, por analizë, reflektim dhe veçanërisht përgjegjësi për të gjithë ata që morën përsipër këto zgjedhje nga kreu në bazë.

 

  1. Basha tha se do të ketë një hap tjetër edhe më të madh, duke nënkuptuar që PD do të përqendrohet tek zgjedhjet politike të 2017-ës, të cilat janë përveç të tjerash edhe një përgjegjësi e pashmangshme personale e tij.

Por për të hedhur “hapin tjetër të madh” duhet patjetër të analizosh arsyet pse ky “hapi” i tanishëm nuk që mjaftueshmërisht i madh dhe veçanërisht humbës. Në traditën politike të PD-së mund të thuhet me plotë bindje se kjo forcë politike nuk ka bërë ndonjë analizë pas humbjeve të saj elektorale që nga viti 1991 e këtej. Ky ka qenë edhe defekti më i madh dhe aspekti më i kritikuar i saj, njëherazi edhe aspekti i pakonsideruar nga lidershipi. Në këtë situatë jam i prirë të besoj se edhe këtë radhë nuk do të këtë ndonjë surprizë, gjë që ma përforcoi edhe pretendimi i z. Basha për “fitore dhe hap të madh”.

 

E veçanta e këtyre zgjedhjeve ishte pa dyshim bojkoti që shumica e shqiptarëve u bënë atyre si një reagim ndaj politikës në përgjithësi e qeverisë në veçanti. Por opozita nuk mund ta përjashtojë veten nga rrezja e mesazhit popullor për politikën. Nga numri i votave më rezulton se ata që nuk kanë dalë në zgjedhje janë në masë votues të djathtë apo ish-votues te PD-së, gjë që duket qartë në diferencat e mëdha në zonat ku PD ka humbur zgjedhjet. E shikoj këtë bojkot si një mesazh i qartë për të dyja kampet politike.

 

Për qeverinë ka urrejtje dhe kundërshtim të politikave të saj, ndërsa për opozitën mungesë shprese dhe mosbesim. Humbja e besimit tek opozita, veçanërisht PD, nuk është një fenomen i ri. Mendoj se kjo opozitë, kjo PD, nuk e përfaqëson dot më elektoratin e djathtë shqiptar. Pikërisht këtu qëndron edhe problemi i PD-së me elektoratin dhe humbjet e thella të përsëritura në dy vite nuk duan koment.

 

Që në fillimet e saj, PD nuk ka qenë një parti tipike e djathtë, por gjithsesi antikomunizmi apo më mirë retorika rreth tij mbulonte problemet e tjera dhe PD arriti t’i merrte disa herë votat e të djathtës shqiptare dhe prej tyre ndenji goxha vite në pushtet. Mirëpo me kalimin e kohës puplat ranë dhe shqiptaret panë që PD-ja nuk ishte aq e djathtë dhe për më tepër aq antikomuniste sa ata e mendonin.

 

Situata politike dhe ekonomike në vend ndryshoi shpejt dhe raportet e politikës me jetën e përditshme u bënë edhe përcaktuese apo matëse reale të ideologjive dhe filozofisë së tyre politike. Gjithnjë e më shumë elektorati dhe grupimet e djathta të interesit panë që ndryshimi midis PD-së antikomuniste dhe PS-së ish-komuniste sa vinte e ngushtohej për të mos u dalluar më.

 

Nga burimet njerëzore tek raportet me pronën, historinë, ekonominë dhe veçanërisht çështjen e interesat kombëtare dallimi PD-PS-LSI pothuaj nuk ekziston. Sa gjen komunistë të spikatur në PD aq gjen edhe ish-të përndjekur politikë të komunizmit apo ish-pronarë në PS. Retorika politike ndaj heshtjeve të mëdha ideologjike midis dy kampeve nuk ka tashmë asnjë ndryshim.

 

E majta ish-komuniste në pushtet bën diferencën vetëm me arrogancën e hapur dhe me egërsinë e ushtrimit të politikës dhe pushtetit përballë te cilës opozita e djathtë nuk ka mundur dot të reagojë. Qëndrimet ndaj dy kategorive (në masë e njëjta gjë) të konsideruar si hipoteka elektorale e PD-së ish-të përndjekurve politikë dhe pronarëve, janë prova më e qartë që PD nuk është aq e djathtë sa duket.

 

Këtë tani pas 25 vjetësh e kanë kuptuar shumica e shqiptarëve. Me pak fjalë, problemi më i madh i PD-së me elektoratin është fakti që PD nuk është një alternativë aq e djathtë sa duhet ose më mirë të themi se tashmë është zbuluar nga shumica e publikut që nuk është e tillë. Në fakt, duket që nuk ka qenë e projektuar që të jetë e tillë, pavarësisht iluzionit optik apo perceptimit të krijuar në publikun postkomunist shqiptar pa përvojë politike pluraliste.

 

Me pak fjalë, ajo që kërkon publiku dhe elektorati e kjo PD nuk ia jep dot është një alternativë politike realisht e djathtë, një trend politik evropian apo edhe botëror. Kjo PD vazhdon të rrokulliset me shpejtësi majtas, drejt një tregu politik të tejngopur ku nuk ka vend për të.

 

Nuk mundem dot në një shkrim të bëj një analizë të detajuar të komunistizimit të PD-së nga filozofia politike te përfaqësimi politik e mediatik me ish-komunistë apo spiunë të Sigurimit të Shtetit, por besoj se do të kemi kohë e nge të merremi me këto detaje në të ardhmen.

 

Si përfundim, nëse z. Basha seriozisht do ta mbajë në këmbë këtë ngrehinë politike të quajtur PD i duhet vetëm një hap. Jo para as mbrapa, por vetëm djathtas. Me sa duket, deri tani ai nuk ka pasur as mundësinë, por, me sa duket, as vullnetin politik ta bëjë këtë. Shpresoj shumë ta ketë marrë të plotë mesazhin politik dhe elektoral të këtyre zgjedhjeve e të reflektoje drejt e në kohë. Asnjëherë nuk është aq vonë sa duket!

 

 

 

 

Fundosja e (pa)pritur e Dules

 

Nga Nebil Çika

 

 

Një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve ishte e dalja me “këpucë të kuqe” e partisë historike të minoritetit grek në Shqipëri, PBDNJ e Vangjel Dules. Si asnjëherë më parë kjo parti nuk arriti të fitonte asnjë bashki, ndërkohë që hegjemonia e saj në zonat e minoritetit grek në Jug, por edhe përfaqësimi politik në zona të tjera ishte pothuaj i papërfillshëm.

Por çfarë ka ndodhur që Vangjel Dule dhe partia e tij PBDNJ u  tret si kripa në ujë pas dominimit pothuaj 25-vjeçar të politikes së minoritetit grek në Shqipëri.

PBDNJ e krijuar bashkë me partitë e tjera shqiptare në fillim të viteve `90 si përfaqësuese politike e minoritetit grek në Shqipëri me gjithë numrin e kufizuar te votave te saj ka dominuar politiken shqiptare për shkak te mbështetjes se fortë te saj nga Greqia, një vend anëtar i BE-së dhe NATO, me ndikim te forte në Shqipëri dhe veçanërisht në politikën shqiptare post komuniste.

Tranzicioni i vështirë shqiptar, varfëria, pasiguria, izolimi ndërkombëtar etj. bënë që politika greke te imponohej dukshëm në dy dekadat e para post-komuniste ku PBDNJ do te kishte privilegjin te ishte partia e privilegjuar e kësaj situate. Si vend anëtar i BE-se dhe NATO-s, Greqia ushtronte presion te vazhdueshëm duke kushtëzuar integrimin euroatlantik te vendit me zgjerimin e pranisë dhe interesave të saj ne Shqipëri ku PBDNJ dhe pozita e sajë politike kishte një pozite parësore.

Nga ana tjetër nevoja ekonomike qytetareve shqiptare të cilët ne mase emigruan ne Greqi në fillim të viteve 1990 rritën shumë mbështetjen elektorale të PBDNJ e cila ne shumicën e zgjedhjeve te mepasme ka marre vota shume me shume se numri i shqiptarëve me origjinë greke pikërisht duke shfrytëzuar hallet dhe nevojat ekonomike të tyre. Vizat apo letrat e qëndrimit ne Greqi te emigrantëve, pensionet e qytetarëve shqiptarë te akorduara nga shteti grek pa punuar ndonjë dite ne këtë vend te shtrira ne pothuaj të gjithë jugun e vendit janë konvertuar ne zgjedhjet e mepasme ne vota pragmatike për PBDNJ si te vetmen parti greke në Shqipëri.

Pikërisht kjo situatë fryu artificialisht forcën dhe pozitën elektorale të PBDNJ duke e kthyer atë për shumë vite në parti në pushtet pavarësisht cila nga partitë shqiptare i fitonte zgjedhjet. Te gjitha ishin gati për bashkëqeverisje, mjaftonte qe drejtuesit e PBDNJ te ishin te gatshëm për këtë.

Ne këtë situate PBDNJ dhe Dule e kishin ulur festen mbi sy duke menduar se pozita e tyre kanakare do të vazhdonte përjetësisht gjë qe ne këto zgjedhje nuk u rezultoi kështu.

Sigurisht që ky ndryshim nuk ka filluar tani. PBDNJ dhe Vangjel Dule kane filluar tkurrjen e tyre politike vite më parë. Heqja e vizave me zonën Shengen dhe veçanërisht anëtarësim ne NATO i Shqipërisë ulën ndjeshëm ndikimin grek ne vend dhe rrjedhimisht edhe rëndësinë e PBDNJ si e privilegjuara politike dhe elektorale e këtij ndikimi. Kriza ekonomike e Greqisë e cila ndodhet sot ne prag të falimentimit apo daljes nga zona euro ndaloi një tjetër aset politik e elektoral të PBDNJ, pensionet për te moshuarit shqiptarë në Jug.

Vota pragmatike apo më mire të themi e blerë me viza, pensione apo benefite te tjera qe vinin nga Greqia është kufizuar ndjeshëm ndërkohë qe pozita ekonomike e sociale shqiptarëve ne këto vite ka ndryshuar shume ne këto 25 vjet.

Nga ana tjetër, shteti shqiptar, politik dhe institucionet kane rritur seriozitetin dhe  nivelin e partneritetit dhe politikes se jashtme veçanërisht ne raport me Greqinë vendin me te cilin kemi kaq e kaq probleme të pa zgjidhura,

Përveç anëtarësimit ne NATO dhe statusit të vendit kandidat ne BE pozita shqiptare në raport me Greqinë është e rritur edhe për shkak të forcimit te pozitës sonë kombëtare në rajon. Pavarësia e Kosovës, bashkëqeverisja në Maqedoni prezenca në Serbi dhe Mal të Zi si dhe numri i madh i shqiptarëve ne Greqi.

Sot tregu shqiptar ne rajon i kalon te 10 milionët ndërkohë që përcaktojnë politikat ne te paktën tre shtete. Kjo ka bërë që forca jonë në politiken e jashtme veçanërisht në rajon të rritet. Kjo siç thash ka ulur ndjeshëm ndikimin grek ne punët tona të brendshme dhe kanë kufizuar rolin dhe autoritetin e PBDNJ në Shqipëri.

Nga ana tjetër PBDNJ veçanërisht ne drejtimin e Dules i ka kaluar dukshëm kompetencat dhe rolin e një partie politike minoritare. Me shume se përfaqësuese e minoritetit grek ne Shqipëri ajo ka funksionuar si prani apo pararojë e qarqeve nacionaliste greke me qëndrime apo pretendime të qarta antishqiptare.

Shpeshhere Dule dhe politikane te tjerë janë përfshire ne debate e çështje qe nuk kane lidhje me minoritetin dhe interesat e tij, si çështja çame etj. Lidhjet dhe aktivizimi politik me organizata antishqiptare si SEVA, MMAVI etj. e kanë kthyer PBDNJ në një parti te pa këndshme jo vetëm për shqiptaret por edhe për minoritetin grek i cili ka filluar te reagoje.

Ka një pjesë të mirë të tyre qe e shohin jetën e tyre ne shtetin shqiptar ne paqe e vëllazëri qe kane reaguar politikisht.

Para disa vitesh një tjetër parti e minoritetit grek MEGA u shfaq ne politiken shqiptare. Më racionalë se Dule ata u pranuan pa ndonjë problem nga ambienti politik shqiptar dhe shpejt bene diferencën me PBDNJ. Minoritaret greke qe jetojnë ne Shqipëri e kane llogaritur jetën e tyre te lidhur me shtetin e popullin shqiptar dhe shpesh qëndrimet ekstremiste të z. Dule u kane sjelle probleme edhe atyre.

P.sh. Çamët qe Dule i sulmon sa here qe mundet mund te jene komshi, miqësi apo krushqi të tyre. Ne se ata janë biznesmenë klientët e tyre janë shqiptarë te cilët te merituar nga politika e Dules mund te mos jene me të tillë. Janë shumë pak greke sot ne Shqipëri e Greqi qe besojnë ne ëndrrën shoviniste të Vorio Epirit te cilën Dule e ka shfrytëzuar deri tani politikisht. Me pak fjalë politika nacionaliste është faktori kryesor i fundosjes elektorale te PBDNJ.

Ne prag te këtyre zgjedhjeve Dule ka bere një nga gabimet që besoj se e vulosi përfundimisht fundosjen e tij. Ai reagoi ne mënyrën me bizantine të mundshme ndaj emërimit te kryetarit te partisë çame PDIU, parti shqiptare, Idrizit, nënkryetar i Kuvendit te Shqipërisë, nje detyre qe Dule kreu i një partie greke e kryente prej dy vjetësh pa shqetësuar asnjë shqiptar perfshi edhe çamet.

Kjo pa dyshim nuk kishte asnjë lidhje me minoritetin grek dhe interesat e tij pasi çështja çame ka te bëjë me shtetin dhe qeverinë greke. Për këtë Dule doli nga koalicioni me qeverinë dhe u fut ne zgjedhje e vetme. Sikur te mos mjaftonte kjo ai kandidoi për baskitë njerëz te njohur si anëtare të organizatave terroriste te akuzuar për vrasje te ushtareve shqiptarë e te tjera.

Reagimi nuk vonoi. Jo nga shqiptaret por nga votuesit e tij te minoritetit grek. Përfundimi asnjë bashki te fituar dhe perfaqsim minoren ne këshillat bashkiake. Një koalicion diku klandestin dhe diku i hapur me PD-në nuk funksionoi dhe duhet thënë se i dëmtoi dukshëm demokratet qe nga reagimi i shqiptareve dhe minoritareve ne Jug humben disa bashki deri atëherë të sigurta si Saranda, Libohova etj.

Por për këtë ne paçim nge do flasim një here tjetër. Dule humbi por jo vetëm kaq. Me politikat e tij por edhe me kushtet e reja gjeopolitike ne rajon ai çoi në kthimin e vëmendjes elektorale te qytetareve shqiptare me origjine greke te parti shqiptare dhe ato me konstruktive greke. Fitorja e kandidatit te opozitës dhe  e LSI-se ne Dropull janë shenjat me te qarta te fundosjes politike e elektorale te Vangjel Dules.

Si përfundim, dua të theksoj se ka edhe shume prova, argumente e sidomos arsye që çuan Dulen dhe PBDNJ ne këtë humnerë elektorale. Ka ardhur koha që minoritaret grekë që jetojnë këtu te kuptojnë se ka vetëm një rrugë te sigurt, integrimin në politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Këto zgjedhje me sa duket këtë mesazh dhanë! Dule eshte fundosur, por jo kaq papritur sa duket!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s