Dekada e Sakrificave (Çështja e Kosovës në diplomacinë franceze) / Nga Maliç Brahimi

da 1

 

Dekada e Sakrificave

 

(Çështja e Kosovës në diplomacinë franceze)

 

Nga Maliç Brahimi

 

Buzuku

2005

 

 

 

  1. 22-24

Në mbrojtje të Prof. Murat Bejtës dhe çështjes shqiptare

Kur serbët e burgosën prof. Murat Bejtën në Kosovë, mora lapsin dhe shkrova të gjithë ato që dija për të si intelektual dhe si profesor, duke cekur përkushtimin e tij për mbrojtjen e universitetit, të gjuhës, të kulturës shqipe, etj. Këtë letër pastaj e fotokopjova të nesërmen në 577 kopje për t’ua dërguar të gjithë deputëtëve të Asamblesë Franceze.

 

Më vonë i hyra një pune të mundishme dhe jo aq profesionale për mua që të siguroja sa më shumë dokumente për prejardhjen e shqiptarëve dhe për Kosovën, duke shfrytëzuar burime të ndryshme. (si Prejardhja e shqiptarëve nga A. Dyselie, S. Pollo, A. Puto dhe Jean Batiste Duroselle, intervista e Jean Batiste Duroselle mbi Ballkanin, librin për Skëndërbeun, për Lidhjen e Prizrenit, për Artin Popullor Shqiptar, për Muzikën Shqiptare, për Skulpturën Shqiptare, për Arkeologjinë Shqiptare…)

 

 

f.41

 

Sulmi serb ndaj shkollave shqipe në Kosovë

Në letrën e ministrit Bicaj lexova se shkollat shqipe po plaçkiten, disa po shndërrohen në kazerma ushtarake serbe, kurse Qendra e Studentëve është bërë vendqendrim i paramilitarëve dhe i ardhacakëve serbë.

Policia serbe ndalon hyrjen në shkolla, arreston, vret, dënon, rrepunëtorët e arsimit, nxënësit, studentët…

 

f.58

 

Qendrimi proserb i presidentit Miteran

Me rastin e një fjalimi, kryetari Fransua Miteran kishte deklaruar haptazi se asnjë ushtar francez nuk do vriste serbë dhe çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në Beograd., kurse në Maqeoni nuk do të mund të kishte problem ngase atje jeton një numër i vogël shqiptarësh, rreth 8 %…

 

f.60-61

 

Vizitate  deputetëve francezë në Kosovë

Deputeti Zhan- Mari Daje na priti me respekt të veçantë…Atje- tha ai, duke e pasur fjalën për Kosovën- takova Ibrahim Rugovën me bashkëpunëtorë, pastaj vizituam një shkollë- shtëpi, një ambulancë- shtëpi, një familje minatori..Mund t’ju them se tani po e përjetoj më thellë dramën e popullit shqiptar, popull i përjashtuar nga jeta dhe nga rrjedha e saj normale, prandaj përjetova një shqetësim nga ajo që pashë e që u informova.

Nxori gazetën “Eveniment du Jeudi” ku kishte shkruar artikullin “Apartheidi në Kosovë”. Aty paraqiste dëshmitë e veta nga qendrimi në Kosovë. Në artikull ngjarjet ishin argumentuar realisht.

 

Kur e pyeta për çështjen shqiptare në Maqedoni, ai e anashkaloi pyetjen duke thënë se primare është çështja e Kosovës.. Atëhere ndërhyra duke ia përkujtuar se çështja shqiptare ka të bëjë jo vetëm me Kosovën por edhe me Preshevën, me Bujanovcin, me Medvegjën dhe me Maqedoninë ku 40 % janë shqiptarë autoktonë që nga historia e lashtë, kurse maqedonasit janë pranuar si komb artificialisht shumë vonë. Evropa duhet ta shqyrtojë si tërësi çështjen shqiptare në Ballkan që të mos përsëriten Berlinat e Versajat, të cilat padrejtësisht e ndanë këtë popull fisnik e bujar në trojet e veta shekullore.

 

f.68

 

Lobimi për Kosovën

Marine de Karne, diplomate pranë kryetarit të senatit pati një takim me mua dhe prof Bejtën.

Prof Bejta i tha asaj:

Shqiptarët e Kosovës janë të privuar nga të gjitha të drejtat, madje edhe nga e drejta për të jetuar. ..Kemi ardhur të kërkojmë nga ju dhe njerëzit me ndikim në Francë për të mbrojtur një popull mbi të cilin po ushtrohet nga Serbia një gjenocid i paparë, në sytë e botës së qytetëruar, si pasojë e padrejtësive që na u bënë që nga Kongresi i Berlinit më 1878 e këtej. Nëse nuk ndalet ky gjenocid nga ndikimet e faktorit ndërkombëtar mbi Serbinë, që ka përgjegjësinë më të madhe, atëhere lufta në Kosovë do të jetë e pashmangëshme, por do të jetë vonë për të shpëtuar jetërat e atyre që do të vdesin dhe për të shpaguar e rregulluar dëmet material dhe pasojat politike, jo vetëm në Ballkan e në Evropë, por edhe në botë.

 

f.89

 

Një deklaratë e kryebashkiakut të Beogradit

Ish kryetari i Beogradit, Bogdan Bogdanoviç, pyetjes së një gazetari”Si mund të arrihet paqja në Ballkan?” i ishte përgjigjur: Shpëtoni më parë sarajevën e pastaj do të shpëtoni Prishtinën e Shkupin.

 

f.94

 

Nevojat e shkollës shqipe

Ministri i financave (Isa Mustafa) kishte kërkuar nga diaspora që të riaktivizohet e të pasurohej fondi i 3 % pasi për një vit arsimi në Kosovë kushton 28 milionë marka gjermane.

 

f.96

 

Emisioni shqip në Radion Franceze

Kur pyetëm një qeveritar përse ishte mbyllur emisioni shqip i Radios Franceze, ai na tha: me sa kam dijeni, emisioni është ndërprerë ngase ka intervenuar qeveria e Beogradit te institucionet franceze dhe tani përgjegjësia sillet te Kryetari i Republikës dhe Ministria e Punëve të Jashtëme. Ju e dini se në qeveri kemi pak miq të Kosovës, megjithatë falë Shoqatës suaj dhe veprimtarisë së saj, qeveritarët tanë kanë tanimë një pikëpamje tjetër..

 

f.98

 

Qendrimi proserb i qeveritarëve francezë

Francezët janë miq të armiqve të mi!- i thashë time shoqeje një natë.- Shtet me një tradite 200 vjeçare në demokraci dhe nuk duan të kuptojnë gjëndjen aq të rëndë të popullit shqiptar në Kosovë, duke filluar që nga spastrimi etnik, aparteidi etj dhe fatkeqësisht, prapë gjënden njerëz (deputetë) që e mbrojnë atë sistem të poshtër fashist!

 

f.99

 

Shqiptarët e Kosovës janë autoktonë

I shkrova gazetarit Rezhis:

Këtë shkresë po e bëj ngase, në programin tuaj të ditarit në orën 20, ju keni përdorur për shqiptarët e Kosovës fjalën albanofonë (shqipfolës). Pra, ju bëj me dije se ne jemi shqiptarë në trojet tona etnike dhe kemi prejardhjen nga ilirët e lashtë dhe për këtë ju këshilloj që t’i konsultoni arkivat tuaja shtetërore mbi prejardhjen e popujve ballkanikë dhe do të gjeni prejardhjen e popullit tim fisnik, sepse është një shtrëmbërim i pafalshëm i emisionit tuaj të na quani albanofonë, thuajse ne flasim shqip, por i përkasim një populli tjetër..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s