E quajta Blertë / Nga Eroll Velija

E quajta Blertë

 

 

eroll veliu

Nga Eroll Velija

 

Unë ende s’ekzistoja. Dëgjoja, dëgjoja dhe shihja, por sikur të isha i papjekur edhe nga eksperienca. S’e prisja të isha i dashur dhe as i spikatur: për mua ishte gjë e madhe nëse dikush të ulej përbri meje dhe të më fliste sikur të kisha edhe unë diçka për të thënë. E quajta Blertë me shaka dhe ajo më tha se babai ishte një fanatikë. Ishte i ashpër, e urrente shumë. Pastaj,  dilnim përjashta. Mbi xhupat mbanim dy shallë të mëdhenj me kuadrata, me të cilët mbroheshim nga të ftohtit dhe bora. S’dija ta shpjegoja se si ia dilnim mbanë, por shtrëngonim duart, duke ecur, edhe pse, për t’i mbajtur që të mos binin shallët, ecnim me duart e kryqëzuara.

 

Kodrat e mbuluara me bore dhe të ngrira, të ndriçuara kush e di nga cila dritë. S’ishim vetëm, nëpër rrugicat e qytetit, takonim shpesh çifte të dashuruara. Gjatë shëtitjes sonë të pare natën ndihej parfumi i saj i mire dhe në një natë me ngricë.

 

Diskutuam deri vonë, dhe njëri pas tjetrit kalimtarët shkuan të flinin, në tavolinat pranë mbetën pak njerëz, tashmë krejt të dehur. S’më kujtohet se përse folëm: u pamë në sy, kjo më kujtohet dhe fjalët më dilnin nga goja si fryma. Po dashuroheshim, ndërsa përreth nesh po mbaronin diskutimet mbi një takim të sapombyllur dhe tash të harruar. U përshëndetëm në korridor, para portës së dhomës së saj.

U puthëm në faqe dhe u ndamë, duke premtuar njëri-tjetrit numrat e celularit. Kur arrita në dhomë u ula në krevatin tim. Druhesha se nuk do të flija, përkundrazi më zuri gjumi shpejt dhe fjeta i qetë.

Në mëngjes diçka më zgjoi dhe i mbajta sytë zgurdulluar pa ditur përse. SigurishtBlerta s’kishte bërë zhurmë. Hapa ngadalë derën dhe u duk nën dritën e pakët të korridorit. Qëndroi një minute duke më vështruar pa e kuptuar që edhe unë po e vështroja. Kur dera u mbyll mbeta vetëm siç kisha qenë gjithmonë deri pak dite më pare.

Xhamat e shtëpisë ishin ngrirë dhe ishte dikush gjithmonë që bërtiste Derën!, sepse ishte gjithmonë dikush që hynte ose dilte.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s