Poezi nga Valbona Hani

 

Valbona Hani

Poezi nga Valbona Hani

 

 

 

BUZA DRIDHET SI E MARRË

 
Buza më dridhet si e marr,
Sytë me lotë më janë lagur.
Trupi më djeg si prushi në zjarr,
Për ty dashuri më kaploj ky mall.

Më vjen në vegime si portret,
Në vargun tim ke bërë folenë,
Pena më shkruan,zemra më flet,
Buza më drithet,goja zë nuk nxjerr.

Si një zog larguar,shpirti fluturonë,
Humbet nëpër ëndrra,se di ku shkonë.
O Zot..në cilin planet do të takoj
Në galaktikë humbur shpirti,s’ka si të jetoj.

 

 

 

MBI DALLGË

 
Një çast u ndale më verbove me sy,
Një univers magjik në yjet e këngës.
Aty e pashë të gjithë botën, aty
Tërbimi i dallgës ma prish ëndrrën.

Trokite fortë, ndeze zjarr në shpirt.
Dehur aty mbeta humbur në vegim,
E përkdhelur nga era edhe stuhitë
Si rrufe, i etur, qëllove shpirtin tim.

Nga shigjetat e syve u copëtua zemra,
Jetojme dashurine me shikim të parë.
Nga yjet e qiellit ti më thithe brenda,
Së dashuruari ty kënga nuk m’u ndal.

Sytë e tu më përpijnë si sirenë deti,
Në thellësin e shpirtit për ty kam mallë.
E gjithë bota është plotë ngjyra ylberi,
S’ka më bukur kur lundron mbi dallgë.

 

 

 

ENDËRR E NJË NATE

 
Fluturoj mes ëndrrave drejt qiejve,
mes vargut përshkruaj ndjenjat,
Vështroj me syrin e hënës lozonjare,
përkëdhel yjet me lotin tim prej malli.

Shtrëngoj në gjoks rrezet e diellit
thith ajrin,si pi qumshtin e nënës.
Eh,kjo ëndërr e kësaj nate hynore,
të mos ndalë në melodin e kitares.

Në ëndrra ne thyejm dyert e akullit,
mes puthjesh përqafimesh shuajm etjen.
Errësirën nuk e njohëm aspak sëbashku,
dielli përvëlues,ditë na e bënë dhe natën.

Përtej oqeanit sytë vështronin,
një varkë fjalësh prisnin në breg.
Varka u mbyt në mes të oqeanit,
fjalët u lagën,në lot u mbytën krejt.

 

 

 

DASHURIA NUK NJEH STINË

 

Dashuria nuk njeh stinë,
Ka veç’ diellin që shëndërrin,
Ka yjet si shkëndij vetëtijnë,
Ka hënën e plot që bënë dritë.

Dashuria nuk ka nevojë për fjalë,
Fletë zemra me gjuhën e sajë,
Syri të përpin si deti me dallgë,
Dora kur të prek,të ndez vullkan!

Qielli është i kaltër në pafundësi,
Era fërshfërin me zë të ëmbël,
Lulet me plotë aromë qershije,
Dashuria nuk njeh a’snjë stinë.

Kur ndjenja e ç’mëndur,të ç’mënd”
Dielli penetronë në trupin tënd.
Imazhe puthjesh që mbarsin uri,
Në pentagramin e zemrës ka melodi.

 

 

 

AROMË DETI

 
Si pulëbardh fluturoj mbi dallgë,
aromë deti mbushur shpirti.
Të mos mbaroj dua kjo natë,
mbi valë deti shkumë e bardh.

Endem nëpër ëndrra,vegime,
në qiellin e marrëzive bota ime
Nga thellësia e shpirtit ndjej aromë
të dua oo jetë të dua në ç’do kohë.

Nuk heq dorë nga mjalti i bletës,
që ëmbëlson shpirtin tim të etur.
Nuk do vdes për jetë të jetëve,
pranë të kam ty o yll i shpresës.

 

 

@V.H.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s