Poezi nga Zamira Agalliu

Zamira agalliu

 

Poezi nga Zamira Agalliu

 

 

 

Është ai ‘

 

Është ai rrebeshi që mbaj brenda vetes

e kam frikë nga koha me mjegull , me shi ,

se më le bosh pa peshën e rëndesës

Kam frikë nga frika jote ,po Ti frikë mos ki.

 

 

 

 

Nuk kam fjalë.

 

Nuk kam fjalë për të të thënë më ,asnjë

mendo, dy herë nuk jetohet në këtë jetë

cdo pikë loti që del nga syri e ka një zë

e ka një emer, ka një fytyrë të vërtetë.

 

Nuk kam fjalë për të të thënë më ,asnjë

as ti mos fol ,po më do akoma mua

lere heshtjen që midis nesh ajo të fle’

edhe mungesën kur është jotja unë e dua.

 

 

 

 

Gënjeshtra të Bardha.

 

Jetoj brenda negativitetit të gënjeshtrave të Bardha.

i lumturohem shkëlqimit të tyre të rrem’.

Brenda dëshpërimit ka një bukuri naive

që si lulet ruajnë fshehtësinë nën grimca akulli,

sakrifikuar nga ligjet e natyrës .

Krisantema.

U shkërrmoq para syve të Mi.

Ishte kaq delikate

si një ceremoni që më diktoi pavdeksinë

e të tashmes së përbashkët .

 

 

 

Sa Mall.

 

Sa Mall paskësh patur ky Det ,

Sa Mall….sa Mall….

I zgjati duart drejtë qiellit

I’u bashkuan perëndimit

Përqafimet u ndien GJALL.

 

Sa Mall paskësh patur ky diell

Sa Mall ….sa Mall…..

Përshkon kaltërsish ky lëmsh zjarri

flirtojnë shikimet mes rrezesh

E muzgu ndihet GJALL.

 

 

 

 

Ikën Yjet

 

Ikën yjet ikën….

nga galaktikat , u fikën !

Neoni i hënës

mbi fytyrën time

u zbeh ,u zbeh..

unë fjeta në bregun

e endrrës që pash,

fjeta në kujtesën tënde

të lashtë,të lashtë.

Nga aty ika …

të harroja gjumin sakaq ,

koha para meje ndali

brenda kenges sate

brenda qiellit tim.

Po Jetoj ; shko e thuaj atyre,

që përbri teje po rri !

në kujtesen time të bëj vend

në të gjitha rruget shoh

mungesën tënde,

o shtrëngata e gjakut

në pulsin tim të kaltër

dëgjova rënkimin tënd

si thikë ,nga xhelozia.

ika larg nga qielli yt

ike larg , ike …

nga galaktika.

ika …..

Ti fli te qafa ime përnatë

dhe merr frymë në peizazhin

e gjinjëve të diellt’ të

imazhit tim.

 

 

 

 

JAM PADRONE E DETIT .

 

 

Kur isha fëmij ‘

Sa herë të pyeta o Det ..

Je Burrë apo je Grua ?

T’u luta për këtë jet’..

Martohu o Mbret me mua.

 

Zemërimin tënd ma jep

Unë qetësinë të jap hua

E po deshe mos ma kthe

A nuk jemi mish e thua ?

 

U zhyta në kaltërsinë tënde

Nuk doja të dilja, të thirra në Emër

Trupat tanë u mbytën në endje

Me Ty Promete u ndjeva Femër.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s