DASHURIA E PARË (Bazuar në një ngjarje të vërtetë) / Tregim nga Zyba Hysen

DASHURIA E PARË

(Bazuar në një ngjarje të vërtetë)

 

 

Zyba hysa
 Tregim nga  Zyba Hysen 

 

Atëherë kur mendojmë që s’duhet ndjekur ajo rrugë, nga ku të tjerët u nisën për thesare e lanë jetën për to, pa arritur ti kishin pronë të tyre, pikërisht atëherë vetë jeta të vë në provë…
I vetburgosur në studime pa fund ish shmangur gëzimeve rinore që shijohen pa kokëçarje, (pa menduar në se janë ose jo thesare), çaste që e pse duken të kotë, kanë vlerën e pallogaritshme për vetë moshën rinore. Mbase këtu, pikërisht në këtë moshë, dallohen gjenitë, të cilët nuk rrëmbehen pas “kotësirave”, shpërfillin të zakonshmen dhe kështu hap pas hapi, pa e kuptuar, bëhen të jashtëzakonshëm…
Ishte e djelë dhe si çdo të djelë, studentët flinin më vonë se çdo ditë tjetër, por ai kishte caktuar një regjim personal ushtarak, që kurrë nuk e ndryshonte, ndaj u ngrit pa rënë zilja e zgjimit të së djelës dhe doli jashtë oborrit të konviktit.
Filloi të shëtiste duke thithur bukuritë e mëngjezit, ku si çdo bukuri që të godet në shpirt, nuk përshkruhen dot me fjalë. Kushdo që e shikonte, kurrë nuk ia pa vështrimin, ai ishte në botën e kënaqësisë e të mendimit…
U dëgjuan këmbanat e kishës, që po të ishte ditë mësimi, do ishin në klasë, por studentit i ishin bërë aq të zakonshme, saqë nuk u zgjua nga përhumbja e tij.
– Imelda! – dëgjoi ai një zë gruaje që erdhi si tingul këmbane në fund të këmbanave të kishës
dhe qëndroi e po përpiqej të dallonte se nga erdhi ky zë.
– Erdha mama! – u dëgjua një zë tjetër si cicërimë zogu në prag pranvere që e detyroi të
ndërronte drejtim.
Vajza u nda nga shoqja e saj dhe nxitoi hapat drejt mamasë, por atij i dukej sikur rende drejt tij, por që distanca për çudi zmadhohej… As vetë nuk e kuptoi, se ç’dreq magjije qe që e detyroi të shkojë nga pas deri brenda kishës dhe u ul bri saj. Nuk i foli, nuk e vështroi në sy… edhe frymë merrte lehte – lehte, sikur kishte frikë se mos e trembte dhe fluturonte…
Atë ditë ajo sigurisht nuk e vuri re, por 6 shkronjat e emrit të saj shkruan mijëra fjalë në zemrën e tij. Ajo javë ishte zjarr xhehenemi për të. Nuk kishte ndjerë ndonjëherë peshën e ditëve sesa atë javë. Po çuditej me veten se si kishin kaluar tre vjet në këtë qytet e vitet ishin stivosur pa i kuptuar brenda rreshtave të librave. Kjo javë ishte sa për vite burgu; librat nuk i hapi, gjumi mori arratinë, në shkollë e konvikt thuajse ishte vetëm, në mencë shkonte për të zbatuar rregulloren, por sado që hante, në stomak ndjente boshllëk e i dukej sikur nuk i mjaftonte edhe ajri… Shpesh vërdallisej nëpër rrugët e qytetit me shpresë se mos ndeshej me atë: Imeldën. Asgjë. Askund…
Shpresa e fundit i mbeti e diela, ndaj u ngrit, veshi rrobat që dilte xhiro me shokët dhe në majë të gishtërinjve doli jashtë në oborr. Porta ishte e mbyllur. Kaloi nga pas dhe u hodh mbi murin rrethues. Nuk bëri shëtitjen e përherëshme, por vrapoi drejt liqenit, si për të kërkuar ndihmën e tij, apo thjesht për të shpejtuar kohën kur njerzit të vinin në kishë.
Shumë njerëz kalojnë bri liqenit, të gjithë e shikojnë, por pak fare pak qëndrojnë ta pinë kënaqësinë e tij me fund, ai nuk kishte të ngopur me këtë kënaqësi, po sot e pse i ulur fare pranë ujit, nuk i dëgjonte as cucuritjen e tij prej dalgëve të shpirtit, të cilat ia kishin flakur zemrën drejt Imeldës dhe përpëlitej si një peshk i hedhur në rërë. Nuk i kishte ndodhur të mednonte pa mend, të shkonte orë tëra për të medituar e të mos dishë se çfarë mediton. Nëse në Joga njeriu mediton përtej kohës e hapësirës, ai shkonte vetëm në atë vend ku kishte parë Imeldën dhe iu shndërrua oazë që vetëm imagjinata e një poeti di ta ndërtojë aq bukur e nuk donte të largohej prej saj. E kishte shijuar symbyllur gjithë javën, sot donte ta prekte me veshtrim që të besonte që nuk ishte i çmendur.
U ngrit dhe eci përgjatë liqenit herë me hap të shpejtë, herë me hap dembel e më në fund nxitoi hapat sikur do të arrinte orarin e një avioni dhe veç kur u gjend pikërisht aty, ku dëgjoi prej nënës së saj, emrin e Imeldës.
Këmbanat e kishës i shtuan dallgët e shpirtit dhe zemra dukej sikur po jepte shpirt. Filluan të vijnë njerëzit. Ai zuri vend nga ku mund të shihte mirë dhe priti si gjahtari prenë e tij me gishtin në këmbzë. Dhe ja, u dukën dy gra, duke u afruar ai pa vetëm njërën. Hapat e saj i dukeshin si valët e liqenit që të puthin këmbët, por ai i ndjeu mbi zemër dhe për çudi ajo nuk rënkoi, pushoi përpëlitjet, thua se vdiq, por më pas ajo u shndërrua si një gonxhe që nën praninë e vesës çel petalët dhe shpirti u shndërrua në lëndinën e saj. U gëzua, thua se gjeti thesaret…
Fluturoi para tyre dhe zuri vend, po në të njëjtin karrike, ku u ul javën e parë.
Kot thonë që zemra është një copë mishi, ajo është njeri brenda nesh; ajo sheh, dëgjon, ndjen gëzon, qesh e qan, mbase ajo përfaqëson Zotin tonë, se nuk ka si spjegohet që vetëm me praninë e Imeldës, pa e parë, pa e prekur, pa i folur, ai e shihte, e prekte, e ndjente… dhe ishin vetëm ata dy brenda ozës që fshehtas zemra me penelin e imagjinatës e kishin ndërtuar mijëra herë…
Dashje, padashje, ai, myslimani, që edhe të lindurit e tij e kishte dhuratë nga Meka, tashmë shkonte në kishë për çdo të dielë dhe vërtet ndjehej sikur ishte në Mekë.
Vendet i bën të shenjta shenjtëria e tyre e më të shenjë se Imeldën ai në këto ditë, nuk kishte njeri; as t’ëmën që e adhuronte nuk e kishte kujtuar, as detrat e tij të vendlindjes që e kishin rritur me përkëdhelje valës e përplasje dallgës, as babain e tij që të gjithë e quanin “EVLIHA” e që i mësoi kuranin që 5 vjeç, as hënën që e kishte miken e saj të përnatshe, kur ulej përpara shtëpisë me peisazhin më magjik në botë, nga kodrina, përballë me qytetin dhe detet… të gjitha këto, ose ishin futur tek Imelda, ose Imelda ishte përmbi të gjitha këto… nejse ai nuk e kishte vrarë mendjen për këto që po shkruaj unë, se s’kishte më mënje, në kacafytje me zemrën ajo ishte mundur dhe priste momentin që të hidhej në sulm për të fituar ndaj zemrës…
Për t’i shpëtuar këtij “zjarr xhehenemi” siç e quante ai me veten e tij, pa vetëdije, filloi të shfrynte ndjenjat në letër dhe jo pak, 20 – 30 faqe fletoreje në javë i mblidhte dhe ia dëgonte Imeldës aty në rreshtin e parë të besimtarëve të kishës. Mbase aty shkroi dhe poezinë e parë, se në një nga ato letra i kishte shkruar dhe një poezi disi fëminore…
“Po më vështroi syri yt/ Do të shkruaj poezinë/ Do marr frymën që më mbyt/ Se jam bërë mik me vetminë./ Ku të shkelë këmba jote/ Do puth barin mbi lëndinë/ Kur të qeshë buza jote/ Do besoj në Shën Mërinë…/
Mbase poezia e bëri më të besueshëm, se të djelën e ardhëshme, kur ai u ul pranë dhe i futi nën fustan letrën e radhës, ajo u kthye përballë dhe qeshi, qeshi, qeshi… derisa vendosi shaminë e dorës përpara që të mos ndjehej tingulli i saj. Ajo zgjati dorën dhe në vend të merrte letran e vuri mbi dorën e tij dhe ia shtërngoi lehtë. Kush mund ta përshkruajë e të masë energjinë që përçon prekja tek të dashuruarit??
Nuk po gjej fjalë, po oza e ndërtuar prej zemrës me penelin e imagjinatës çeli njëherësh. Pemëve edhe gjethet u shndërruan në lule, gurët plasaritën e lulëzuan, toka shtroi qilimin e blerët e brenda oazës në gropëujin dy mjelma të bardha përplasnin krahët e shpërndanin stërkala ujë që binin si vesë për të ulur flakët e zjarrit të xhehenemit që ish ndezur në shpirt…
Djali ngriu, siç ngriu ditën e parë që edhe frynë mezi merrte, por sot atij i ndali dhe zemra e për pak desh ra pa frymë. As priftit nuk po ia dëgjonte zërin, as njerzit nuk i dallonte më, as Imeldën nuk e kish më në krah, ajo ishte futur e gjitha në krahëror dhe ndjente gudulisje deri në gajasje.
Nuk priti të mbaronte mesha, u ngrit dhe doli. Sapo ra në kontakt me ajrin, mori frymë thellë e kur e nxori i doli një “OH!” e lehtë që lëkundi këmbanën e zëmrës e cila lajmëronte triumfin e dashurisë…
Eh, dashuria, nuk ka ndjesi më të ëmbël dhe më të helmët se ajo. Atëherë kur mendojmë se triumfoi, ajo është e detyruar të largohet, apo kur mendojmë se është e pa arritshme, ajo vjen pa trokitur…
Patjerër vajza kishte rënë në sy të së ëmës dhe kur shkuan në shtyëpi e detyroi të tregonte të vërtetën. Më pas u njoftua dhe i ati, i cili shkoi në shkollë dhe pyeti për djalin. Drejtori i shkollës i kishte thënë fjalët më të mira që mukd të përcaktohen për një nxënës të shkëlqyer, por… vendosi që vajzën ta martonte sa më parë me një furrxhi që i kishte kërkuar dorën ato ditë.
Të nesërmen, i veshur si dhëndërr, ai shkoi si zakonisht e u ul pranë tyre, por në çast e ëma ndërroi vendin me të bijën. Kjo donte të thoshte shumë. U ngurtësua pa ngazëllimin e ngurtësimeve të mëparëshme. Sapo filloi prifti të këndonte, nga pas kurrizit të së ëmës, ndjeu dorën e saj në ijë. Shkriu dhe oaza lulëzoi. Mori letrën dhe më njëherë doli jashtë për t’a lexuar.
“Babai kishte folur me drejtorin dhe jo vetëm se qënke musliman, po edhe bir hoxhe, ndaj kjo është e pamundur që ne të dy të martohemi bashkë…”
U ngurtësua tashmë si një statujë që nuk shpreh asnjë ide. Qëndroi aty ku e kishte vendosur letra dhe fjala “martesë” e qëlloi si çekan mbi kokë dhe për një çast u shkërmoq statuja dhe pa në shesh thërrmijat e tij. Ai kishte rendur pas dashurisë siç shkon flutura drejt dritës së llambës pa e ditur që ajo dritë edhe të djeg e nuk kishte menduar kurrë për martesën (ku të lë dashuria të mendosh aq gjatë), por tani po e kuptonte që kishte humbur dhe motivin për ta menduar. Një mendje pa mënd i tha të kthehej në kishë e të thërriste me sa ka në kokë: “E dua Imeldën dhe do martohem me të!”, por ai e dinte mirë se sa e rëndë ishte për Imeldën kjo. A mund ta lëndosh atë që adhuron??? Po si të bënte? U nis drejt liqenit për të mos u ndjerë vetëm.
Ajo javë qe nga më të vështirat. As letra nuk shkroi, as ushqim nuk hëngri, as që shkoi në mencë, as shkoi në shkollë. Ishte i sëmurë. I dhembte çdo gjë e dhimbje nuk ndjente askund. U shqetësuan shokët, profesorët, më në fund erdhi drejtori. Sapo u afrua shtratit ai i foli me një zë të mekur:
– Drejtor, do ta lë shkollën…
– Ti duhet të lëshë shtratin, jo shkollën… – i foli ai me dashuri. – Urdhëro këtë libër e lexoje… Nuk
them se do harrosh, por do kuptosh se jeta nuk mbaron këtu, ti je djalë i zgjuar dhe do dishë se si ta përballosh këtë. Sot mbase nuk më kupton, kur arrish moshën time, do më japësh të drejtë, por me gjithë këtë, një gjë do ta thëm: Dashuria e parë nuk harrohet gjithë jetën e sa dashuri do gjeshë, do i krahasosh me këtë, nëse do të ndodhë që s’të lind nevoja ta krahasosh në jetë një dashuri me këtë, dije se kjo nuk ka qenë dashuri e vërtetë, do ta harrosh… dashuria e vërtetë fshin çdo lloj dashurie e mbi një truall të pastër ndërton kështjellën e saj AFËRDITË…
Kaluan vite, mbase ishte me i madh se drejtori që e ndihmoi të kapërcente “zjarrin e xhehenemit”, por që kurrë nuk i shpëtoi djegjes së tij që nga mosha 14 vjeçare e sa herë dashurronte ajo pa vetëdije shfaqej përpara dhe, në vend që të pastrohej prej valëve dashurore, shdërriste si margaritar, ajo u shndërrua si model për të arritur një dashuri të tillë në jetë, por që kurrë nuk u gjend…
Mbasa ishte dashuria e parë e pakosumuar që bëri të pushtohej me energji të mbinatyrshme për t’i vënë ato në dobi të studimit e të shkencës për ta dalluar nga të tjerët e për ta radhitur në njerzit më të mëdhenj të dijes njerzore të shekullit njëzet… ndaj themi që dashuria është gjenerator i shpirtit që vë në lëvizje gjithë ndjesitë e tjera të njeriut… Sa më shumë, sa më fort, sa më thellë dashurojmë, aq më shumë jemi të pajisur me energji të mëdha që na japin mundësi për të bërë vepra të mëdha…

One thought on “DASHURIA E PARË (Bazuar në një ngjarje të vërtetë) / Tregim nga Zyba Hysen

  1. Kur penelata shpirt prek kufijtë e përjetësimit të ndjenjës.

    Tregimi “ Dashuria e parë” ( bazuar në një ngjarje të vërtetë) i shkruar nga Zyba Hysa nuk është thjesht një rrëfim ku përpjekja shkon për të ruajtur kornizat e prozës së shkurtër dhe për të arritur pikat kulminante që duhet të ravijëzojnë fragmentet në vazhdim, ose diçka strikte ku ruhet formati i zakonshëm, por diçka shumë më ndryshe, shumë më tepër , pasi vjen si shprehishmëri e frymës njerëzore, frymes shpirtërore dhe për më tepër shemb dhe rrëzon konceptet , tabutë dhe kornizat, që ana mentale dhe shoqërore ja ka imponuar po vetë modeleve të ndrydhura, të cila janë ringritur dhe dogmatizuar në paskohë.
    Në këtë lloj proze, përpos rrjedhshmërisë, lirshmërisë dhe kadencës gati muzikale që ndjek, shikon të ravijëzohet detratimi hyjnor , si prelud, por dhe sigmatizim gati në përjetësi.
    Në gjithë përmasat e kësaj tabloje ka shumë ngjyra dhe dritëhije, të cilat herë përbrenda rrezatimit të dukshëm dhe herë atij të fshehtë e mistik përshfaq , por dhe përndrit vetë përkryerjen e shenjtësisë dashuri.
    Se deri ku shkojnë kufijtë e përjetësimit të ndjenjës, këtë nuk e paracakton as modeli jetësor, por as pesha e koshiencës, por diçka shumë më e madhe, shumë më e fuqishme, shumë më e përshpirtëshme, aq sa dhe vetë pesha e ndërgjegjies nuk e percepeton dhe ejkalon dot.

Leave a Reply to agronsh Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s