Poezi nga Din Mehmeti / Përgatiti për publikim Fatime Kulli

11060905_10206308476184408_3046904344316367758_n

Poezi nga Din Mehmeti

 

Përgatiti për publikim Fatime Kulli

 

 

 

DEMOKRACI

 

Heq shenjat e pikësimit

Nga shkrimet

 

Flak autocensurat censurat

Shkollat rrymat estetikat

 

Etikat politikat mësimet bardh e zi

Pështyn poshtë e lartë

 

Në zotëra në yje

Lëshon mjekërr

 

I le t’i rriten thonjtë

T’i zgjatë flokët

 

Grushtohet me engjëj

Bën paqe me djaj

 

Pordhë pas çdo fjale

Demokraci është

 

 

 

IKJET

 

Ikën njeriu nga njeriu

Djalli nga djalli ikën

 

Fjala nga fjala ikën

Ik’ mendimi nga mendimi

 

Qentë nga qentë ikin

Ikin bishat nga bishat

 

Ikin korbat nga korbat

Urithët nga urithët ikin

 

Ikin kuajt nga kuajt

Zogjtë nga zogjtë ikin

 

Ikin idhujt nga idhujt

Perënditë nga perënditë ikin

Vetëm dashuria nga jeta s’ikën…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s