Poezi nga Pullumb Ahmeti

pullumb Ahmeti

Poezi nga Pullumb Ahmeti

 

 

MËNGJESIT TË ERDHA

 

Mëngjesi të gjeti mes shtratit zbuluar
çarçafi tërhequr paksa mënjane
më flije akoma me ëndra ngarkuar
mëndja e shprishur më solli pranë.

Më prite mbrëmë s’të erdha mesnatës
buqet lulesh dërgova ma mbaje në gji
lehtë trokita mos trëmb ëndrat e natës
qerpikët si gjerdhe mburojë për syt.

Hapat më ndjeve kur hyra në dhomë
nga shtrati u ngrite drejt meje u hodhe
buzëve të njoma një puthje dhuron
nga fresku mengjesit trupin më drodhe.

Lëkurës puqej e holla kemishë
gjiri i bardhë nga vrapi të lozte
zjarre më ndeze vullkane në shpirt
eja më puth,, buza ç’të thoshte.

Të mora në duar të vura te shtrati
zure të shtriqesh tërë naze koketë
ngadalë rrëzove përtokë carcafin
kush sdo të donte të futej në det

U përkula ngadalë buzët të preka
aty ndezur zjarri më dogji në shpirt
duart harkova kurmit thellë u treta
vozisja ndër ty të zbuloja magjitë.

 

 

 

DIKUR KOHË E LARGËT

 

Larg dëgjohet trokthi kalit
era fryn e turfullon
bora butë bie majë malit
natë tmerri,dritë s’shikon.

Lllamb vajguri ndriçon zbehtë
dhoma gjysëm errësirë
ballin në xham ke mbështetë
s’shihet gjë në mugëtirë.

Leh një qen kreut të fshatit
një çast ndihet hingëllimë
eh sa shumë i je lutur fatit
zemra merrte drithërimë,,

Ndihet portës frymëmarrje
dora nis trokiste lehtë
ti rri shtangur në dritare
pëmbi xham një guralec.

Nuk e di pse s’përgjigjesh
a mos gjumi të ka zënë?
dhe në llambë fitili digjet.
ky guraleci nuk të trëmb?

Mos qe ëndër që se ndjeve?
rendje me një kal të bardhë
fustan grisur pas një ferre
zemra qesh syri të qanë.

Lart te lisi mbi livadhe
sheh një kal që tok godet
aty trokthin shkove ndale
kë kërkon që s’po e gjen?

Dhe nga kali zbret tronditur
hingëllimë të ngjethi mishtë
zemra jote klithmë lebetitur
asgjëkund sta shohin sytë.

Llamba zbehtë ndriçon dhomën
ti përgjumësh klith ulëret
përmbi xham të kish vën dorën
me guralecin të troket.

Gjumi iku bashk me ëndrën
fluturon ti hap një derë
gjoksi dridhet bashk me zemrën
puthje jep e puthje merr

Puthjeëmbla të ngrohu shpirtin
dhe nga krahët s’e lëshon
dritë i jep me dritë të syrit
eh kjo puthja dashurinë vulos…

 

 

 

ZEMRA FLIRTOI ME TY

 

Zëmra filloi të ngiste
flirte kërkonte nga ty
syri shikonte e s’fliste
ngrinte furtunat në gji.


Fytyra si hëna prillore
lëshonte syve një dritë
qerpikët si pishat halore
ulen e ngrihen mbi digë.


Digë e liqenit të syve
dallgshpirtin mban brënda
komet që rend nëpër yje
kapilarëve e nxiste zëmra.


Dallgë që diga s’i mbante
të çara gjenin nën portë
yje këputur binin në faqe
pikonin e derdhin një lot.


Më shihje pikën e globit
kristalor si ylli më ndrin
flirtimin e tresje mes lotit
nga sytë nuk kisha shpëtim.


Gulshet shpërthejnë brënda
fytyra zuri të dridhet si toka
vallë ç’më gënjente mëndja?
apo vasha me mua flirtoka?

 

 

 

NËN PIKAT E SHIUT

 

S’e di pse rendje shiut pandalshëm
diku nga lodhja qëndrove trishtuar
flokëlagurat fytyrës kullojnë gushës
pikat e shiut bien mbi trupin zbuluar.

Nga përtej qiellit erdhe me pikat e shiut
a retë ngarkuar në krahët e tyre,të prunë
ndonjë zënk qejfmbetje ndodhur prej mikut
flokëtrazuarat fytyrën e trishtë ty të zunë.

Loti pik pik trazuar rrëshqiti teposhtë gushës
nën shiun rrëke pa ndjerë mendushëm rrije
zemra dridhshëm përcolii lart tëngat buzës
e ndjeshmja dashuri shpirtt i jep dhimbjen.

 

 

 

FATI I JETËS

 

Jeta a fati të përplasi shkëmbinjve inatçorë
në çdo hap tësaj lukuni grabitqarësh ndesh
në krye çdo mëngjes ulërimë e tij të tmerron
agut të bardhë me sytë që digjen zjarr i sheh.

Mornica te ftohta përshkojnë kurmin zhveshur
ulërima kobndjellëse gris mjegullën mëngjesore
sytë shpojnë tej përtej copëzat e natës mbetur
ku pa pritur,vashëza më zbriste rrugës qiellore.

C’far shikon qerpikholla syve ndezur zjarre
Thermon stralle ku leshonje xixa flake rrufete
Meken ulerimat shuhen si klithma pas darke
Tej cipholles mjegullgrisur valle ke me sheh?

Jo s’te ndali kjo lukuni egersirash tej bitisur
Perplasur tinez kohes rrebeshe djallezore
Me ecje pertej kohes carcafmjegulle grisur
ecje se zemra flinte qete brenda teje paqtore.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s