Poezi nga Teuta Sadiku

teuta Sadiku

 

Poezi nga Teuta Sadiku

 

 

 

Mysafirja e largët

 

Nuk lashë vend ,cep e qoshe pa fshirë

më pas i sapunisa muret

si kalamajtë pasi janë ndyrë, nga mesi e poshtë

pluhurat i mora një herë me reckë të thatë,

edhe një herë me të njomë,  siç më tha zonja

vura dhe fshesën me korent

gjithshka të përpijë,presim njerëz sonte

lava dhe çimentot e dyshemesë gjunjazi .

Fërkova dhe argjendaritë me një beze në dorë

dhe dyert shkëlqenin si pasqyrë

karrigeve  ua lava dhe këmbët.

Shtruam tavolinat tej e tej

me mbulesat e bardha qëndisura në dorë,

vumë serviciot e pjatave ,lugëve të florinjtë

godat e kristalta dhe në mes shandanët.

U ulën njerzit e ftuar,miq e mysafirët e largët

mbi tavolinën e shtruar për darkë.

zonja buzagas i falenderoi për mirëseardhjen

kur një merimangë zbriti me parashytë nga tavani

drejt mbi tavolinën e shtruar për merak.atë natë.

Më duhej të ngjitesha unë andej prej nga erdhi

kjo mysafire e largët.

 

 

 

 

Pikturë në vaj

 

Rëndojnë qepallat e kohës lulevyshkur
pemët mbështetin kokën mbi degëzat e tyre,
ëndërrojnë sikur vallzojnë pyllit të gjelbër atje,
ku ballua e radhës kërcehet me lirë e me fyell.

 

Nata sy cigani,-gjigant sa një legjendë
kujdes i dashur kur pikturon sy –yje femërore
thonë se Hëna ziliqare verbon me ar e argjend
këdo që merr përsipër ti ndryshojë errësirës fytyrën .

 

Piktor mate mirë këndin nga ura tek yjet
e verbër kur të dal tek avllia e konakut natën
gjilpërën e humbur truallit tim ta gjej
dhuratë për orët, zanat ,shtojzovallet , larg mërguar.

 

Padukshëm, do vi sonte, brenda lotit që derdhet në det
në çastin kur ëndrrat hapin kufijtë tej e tej
me syrin e pikturuar prej teje ,gjetherënë për vetull
dy shpirtrat tanë do i përzjej në një të vetëm.

 

Pasnesër kur ti të hedhësh në bezen e natës sy -yje me penel
kornizave përreth do u vë gonxhe lulesh shumëngjyrshe
netëve ,luginave mjegullmbështjellë përgjatë Vjosës – Bunës
të lutem,i dashur,pikturo sytë e perëndeshave Ilire.

 

 

 

 

 Për fillin e jetës

 

I dashur ,

po qe se do të dish për jetën time

duhet të veshësh këpucët e mija me kordona

e të kapësh fillin  e tyre rrugicave, trotuareve,shesheve …

pas pallateve me parafabrikat,

të gjesh  gurin, që kam luajtur,

e kam larë dhe poshtë jastëkut e mbaj.

Mirë pra,

Po i heq ,po s΄munde ti veshësh

në dorë ti mbash,

dhe ato nuk janë mjaft.

 

Në sëndykun pas dere janë një palë telike të leshta ,

merri ti kesh ,

është ftohtë jashtë

me to afroju djepit ku u tunda,

ime më i ka pleksur  netëve me shtiza.

 

Tek sheshi i lagjes ,

janë një palë sandalle plastike

i janë këputur ca rripa,

po ska gjë ato vishen prapë,

të ecësh rrugicave të mija,

kujdes,

gjunjët e mija janë gjak..

 

Tek cepi i rrugës janë një palë këpucë me qafë,

kur ime motër mori të reja ,

ato u bënë të mijat,

isha rritur tashmë

kisha hedhur një pëllëmbë shtat

dhe fustani  që kam veshur është i saj.

 

Tek stacioni i autobuzave kanë mbetur një palë çizme

vishi të ecësh stacioneve  të unazës

ku u varet  një llambë neoni në qafë,

binte shumë shi në Tiranë,

mbytej pellgjeve me ujë hëna,

mundohesha ta kapja e medaljon ta varja në qafë.

Tani i dashur  dëborë  bie kudo,

po jo e bardhë,

e verdhë është ,thonë

dhe nuk di se ç΄këpucë të mbath..

I dashur,kur të arrish tek kopshti ,hiqi këpucët

mos mi shkel trëndafilat,

mos i këput,

ata parfumojnë natyrshëm

ulu dhe kundro gjithë rrugicat e jetës sime,

e pastaj gjykomë.. me fjalë….

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s