Poezi nga Hysen Grajqevci

Hysen Grajqevci

 

Poezi nga Hysen Grajqevci

 

 

 

DIELL MBI ATDHEUN

(Xhevahir Spahiu)

 

Ty që nga do ecë lë gjurmë,
Ne brezni amanet veprën,
Në kohën e duhur
fjala furtunë,
Hapi udhërrëfim në shtigje,
Mendimi ,
Diell mbi Atedheun,
Sa lart je !
Sa afër të ndjej .

 

 

 

DERI KUR?

 

Gumzhijnë aeroportet…,
Si për çdo ditë dhe sot,
Përqafime, buzëqeshje, dhimbë,
Aty ketu ca pika lot.

Fytyrë e ngrysur e nënës ku lexohet mall,
Dorë e vyshkur,
Dy kroje te shterrura në ball,
Janë imazh i lëvozhgës së lisit,
Ku janë derdhur vitet, ku janë thyer stinët.

Qan e mjera nënë për bijtë e vetë,
Rënkon në belbëzime dhe me vetën flet,
Deri kur o bijë, deri kur kështu?
Të përvlohemi Ne e të treteni Ju!?

 

 

 

ZBEHJE

 

Nuk ka më buzëqeshje djaloshare!
Shikime flakëruese vjedhurazi nën sy!
Humbën, kartolinat,urimet fshehurazi,
Vetëm shprehjet kan mbetur dashuri!

Dikur loznim ndjeshëm deri në oret e vona,
Vraponim me ëndrrën, sa gjenim kënaqësi,
Në shikim tretej ndonjë puthje befas,
Tani vetëm shprehjet kan mbetur dashuri.

 

 

 

KËTU DUA TË JEM

 

Nuk dua të ik,
Nuk mundem,
Askund nuk dua të shkoj,
Dua të jem këtu, Europe ,
Këtu, pranë këtij lisi,
Pranë këtij guri,
Pranë këtij Fisi e Plisi,
Pranë këtij varri.
Dua ti kem eshtrat për shtrojë,
Namin e tyre,
Flamurin mbulojë,
Dua t’ia dëgjoj frymëmarrjen Tokës,
Dheut, lokës, vllaut,
Dua t’ia ndjej ngrohtësinë
bab’lokut shtat-lart.
Dua, dua,
E po, çfar nuk dua?
Nuk e dua çizmen e hasmit,
Lotin, renkimin e nënës,
Vajin e motrës,
Marrjen e hakut,
Nuk e dua vllavrasjen
Derdhjen e gjakut.

 

 

 

KËTU JAM

 

Mbi trupin tëndë jam shtrirë Shqipëri,
Në përqafime sa do jemi nuk di,
Po një gjë të sigurtë e kam,
Se nesër në gjirin tëndë do të jam.

Ketu jam,
Jam ketu të shoh,
Te prek
Ate qe deri dje se kam parë.
Tani dua
Të ndjej ngrohtësinë,
Tik-takun e zemres,
Frymemarrjen,
Damarët me gjakun valë,

Dua ti thithë aromën Tokës,
luleve gurve, varreve,
Aromën tënde NËNË.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s