Poezi nga Irena Ilo Gjançi

 

12016655_535313096622590_1176849096_n

Poezi nga Irena Ilo Gjançi  

 

 

 

S`E DI SE SI MARR KTHESË !

 

Prap para teje u gjënda….

Aty ku bëj tët` harroj,

aty më ngatrohesh tek këmba.

Largohem, largohem me net……

dhe prapë pranë teje afrohem…..

Aty ku të shaj , të mallkoj….

më tepër për ty drithërohem.

Largohem, largohem si era….

dhe prapë si era afrohem….

Rreth teje vërtitem, vërtitem,

rreth teje afrohem, afrohem.

 

 

 

NË VAREZAT E MESDHEUT

 

Në vorezat e Mesdheut

ku s`ka emra edhe kryqe,

trëndafilë kokëprerë

nxjerrin klithma udhëkryqeve !

Ç`po bëhet kështu në botë !!!!??????

 

 

 

NGA NJË GRUSHT NJERËZ TË MARRË !

 

Nga një politikë e çmëndur

dhe detet u bënë vare!!!!!

Trëndafilë kokëprerë

nxjerrin klithma udhëkryqeve !

Të MËDHENJTË lajnë duart,

gunën e krimit s`e vesh askush………

Trëndafilë kokëprerë

nxjerrin klithma udhëkryqeve !

 

 

 

FËMIJËT DUAN GJUHËN E NËNËS.

 

U kthye zogu i vogël nga mërgimi….,

në gjoks të nënës struket sa më thellë.

Dridhet i tëri, qan me dhimbjen e zhgënjimit…..,

s`di në ATDHEUN E TIJ , të cicërojë gjuhën e nënës.

S`di të thotë fjalën :- Të dua !

Ndjehet memec, pa gjuhë në gojë……

Ky zog i vogël prapë i mërguar ???!!!

Ky zog i vogël që do të cicërojë ???!!!

S`ka kurajon të shikojë nënën në sy……

Ka frikë mos vrasë zemrën e saj…..!

Hedh sytë e njomë rreth e rotull,

të rrëmbejë vetë ndonjë fjalë.

Shpresoj ta ngrohë ERA E ATDHEUT !

Gjuha e ëmbël e shqiptarit !

Të cicërojë gjuhën e nënës !

Të flasë me GJUHËN E ATDHETARIT !

 

 

 

HIJET

 

Sot, shekuj e parashekuj lindin hije…….

Hije të mbuluara me maska…….

Hije që pëshpërisin vesh më vesh një gjuhë tjetër…….

Hije që duan të ringjallen si fantazma……….

Mani e çuditëshme kjo !!!!

Harrojnë që në botë ka dritë…….

Mundohen të stërgjaten bashkë me retë……

dhe mes shiut prapë lajnë turinjtë……

Mani e çuditëshme kjo !!!

Harrojnë që në botë ka dritë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s