Poezi nga Alma Feruni

Alma Feruni

Poezi nga Alma Feruni

 

 

 

ATY JE TI…

 
Aty je ti aty je ti,
Më e largëta largësi
Frymoj në ty
Zbrazëti, zbrazëti
Loti heshur rri.
O natë mundonjëse e dhimbjes terr
Më merr, më merr, ndër vel mbështjell
Në ndjenjën time për sytë e tu
Qiellor vështrimi
Si kataraktet blu.
Aty je ti, aty je ti
Qielli hesht, trishtim ne sy.

 

 

 

HËNA…

 

Hëna sot e plotë, e rëndë
Hëna sot ah dritë argjendë..
Mënd e Tokës merr i çmendë…

 

 

 

KJO NDJENJË…

 

Ky qiell u lag,
Puthje nga larg
Ky shi në prag…, drithërim atak…

 

 

 

KJO JETË…

 

Kjo dhimbje shpirtit në natën zhvirgjërim
U prekën retë, ndjenjës s`dëshirim
Agimi që erdhi, kurrë më besuar…

A thua flladi, erdhi, iku si në ndjenjën përgjëruar…???

Dhe deti eh shtrati im, nder ëndrrat, përbetim
Kur vala valëzonte
Me shpresë, nën jerm kumbonte
Më merr në qiellin zgjim..
Ky fat, AH përvëlim..
Thua kam shpëtim???

 

 

 

KUR TI…

 

Kur ti mërzitesh, un vdes brenda vetes
Kur ti loton, qielli gjithë trishton
Kur ti rri e heshtur, lulja s`ka të qeshur
Kur erresh, mërzitesh, vegimesh agimesh?
Eh e dashur zonjë, më e mirë për ne
Të kam të shtrenjtë, nënë e djellit je
Të dua kaq shumë, qielli thonë u çmend
Agimesh un rend, diellin n`gji përmend…

Kur ti mërzitesh qielli veson shi
Kur ti rri e zymtë, fshihen bukuritë.

Pra qeshu ndër dritë, zbulo hijeshitë…

 

 

 

MONA LIZA TI?

 

Kush penel piktori buzqeshjen të dhuroi?
Kush hir bukurie, ndjenjës jet mëkoi?
Kush fat amazonë qiellit, mori shkoi?
Yjet qiellorë, jetës robëroi?
Mona Liza ti, hiresh bukuri
Shtati si selvi, jetës bekim gji….
Adhuruar qiell, dëshirur ti
Toka, deti, valësh rënë në sëkëlldi…
Mona Liza ti?
Eh si ti, si ti
Zanat, shtojzovallet, kishin kaq zili
Kur ti shkoje udhës Hëna fshehur rri…

Mona Liza ti, fal kaq dashuri
Buza vën në gaz, diell të fal sy…

Mona Liza ti, eh si ti, si ti…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s