Cikël poetik nga Lumturi Ymeri

10995995_882149005182667_560356317053214414_n

Cikël poetik  nga Lumturi Ymeri

 

 

 

Ti

 

Ditën, kur dielli ndrin,
me gjuhën e Ezopit më flet!
Natën më kthehesh Pushkin,
me pëshpërima buzësh më djeg!!

 

 

 

POEZI NË AVULL



I mbyll sytë…

Currilat e argjendtë
zhveshin shkumën
e gatuar me duar.
E ajo derdhet nga supet
magjishëm si këmishë…

Bulëzat marrin rrugë,
lëpijnë çdo pore
vijëzojnë perfekt
format trupore.
Lakohen, rrotullohen
zbresin në shtigje intime
konturojnë thellësi
me dritë-hije…

Një pozë e trupit njerëzor
as bojë, as penel
veç vijëza uji në çdo milimetër
një nishan i përkëdhel…

Pikturë që mbeti
poezi në avull
e fshirë puthjesh…

 

 

 

FUSTAN AJRI

 

Ajo
veshi fustanin prej ajri
mesnatës së vonë.
Derdhej në shtrat, purpurimë
me butësinë e një mjellme…

Dy buzë
vizatonin dekoltenë
dhe gishtat  zgjidhnin
fjongo prej hëne…

 

Valëzonte fustani prej ajri
nën tingujt magjikë të frymës
U drodhën yjet tek shuheshin
në skutat e fshehta të Hënës…

 

 

 

HARK’IM…

 

Nën dritën e abazhurit sonte
Cepin e jorganit tërhiqe
hidhe tej,
mbulomë me frymën tënde…!

 

Vështromë!
Ndiq udhën e syrit me gisht
nën dredhkën e balukes mbi ballë
Përvijo konturet e lëkurës sime
mbi hundë, mbi buzë
Shtyp lehtas bymimin e tyre të afshtë…!

Ec
zbrit
rrëshkit
rrënqethshëm si gjarpër
nën mjekër, nën gushë…
Zgjidhi   fjongot e tejdukshme
nga buisja e shpërthimit
Përdridhu rreth atyre shegëve
që gufojnë fërgëllimit…

Prit, duro!
Nën kërcitjen brinjëve të ndezura
gjakun vlo…!

Rrokullisu në pjerrësinë  e përfundme,
hepohu vorbullës së flakës,
ndalu tek ato eshtra të epura
të tërhiqen pranë vetes…

Por,
grise dhe cohën e tyltë të dantellës
harkut të  nënbarkut,
mbi rombin epshndjellës…

Gishti yt
mbaron misionin e tij
në fikjen e abazhurit dhe
gremina e errët mistershëm
pret të të gremisë…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s