Poezi nga Përparim Hysi

 

perparim

Poezi nga Përparim Hysi

 

 

 

SHUSHUNJË” E KËNETËS

 

Trupin ke të hollë si druri i mështeknës
Më zuri një “kollë”,”shushunjë” e kënetës
Unë të prisja rrugës, ti më ike mezhdës
Të ndoqa pas gjurmës,”shushunjë” e kënetës.

Të zbardhonte gusha mu si cipë e qepës
Zu më “hëngri” buza,”shushunjë” e kënetës.
Të dy seç u” u zhytëm” në gjol të kënetës
Dhe, për pak, u “mbytëm”,”shushunjë” e kënetës.

E ëmbël më qe, mu si mjaltë i bletës
Po tani ku je,”shushunjë” e kënetës?
Më nuk ka kënetë( kërkoj për “shushunjë”)
E, mor dreq poet me mendjen rrëmujë.

 

 

 

MË KANË ZËNË “ETHET” E GUSHTIT

 

Më kanë zënë”ethet” e gushtit (më kanë zënë e s’më lëshojnë)
Më ka plasur delli i turpit,sevdallisur me një zonjë
Zonja qenka e “moshuar”, mend trokez në moshë të tretë
Me demek, flaskam “kaluar”,se në këtë moshë nuk ka lezet.

Mirëpo syri bën “hatanë”,sa që më njeh më mua për zot
Dhe ajo kërkon “mejdan”; jam në “hall”:s’i shmangem dot.
E që thtatë, nuk thatë gjëkafshë (mosha, moshën e pëlqen)
Pa më the dhe pa të thashë, moshatarë: u bëmë ujem!

Se ta dini këto “ethe”, s’duan doktor dhe s’duan ilaçe
Përgjegjësinë e marr mbi vete dhe i shëroj “esnafçe”

 

 

 

DHE ZEMRA IME ZU PO “THINJET”

 

Ja! Dhe zemra ime pak nga pak po “thinjet”
S’do mend! Kështu do të ndodhë, me domosdo.
Veç me dashuri zemra ime nuk nginjet
Mos zë e rihet si hënë apo?…

Shkoi, u plak.Njëlloj siç po plaket i zoti
I zoti jam unë, zotëria Përparim!
Pa dashuri, jam si njerikoti
Dhe ç’them e shkruaj, e jap me firmë.

Por,sado zemërthinjur, kjo zemër bën “trak!”
Zë rreh sa sheh një të bukur
Për një sy të bukur, mendja ma bën “fap”
Dhe mos kujtoni se flas e shkruaj turbull.

 

 

 

J O R G J I C Ë!

 

“Mos kujto se jam i marrë
Jorgjica! Jorgjica! “

 

Popullore bullgare

 

Sa herë shkruaj, o moj Jorgjicë, zë lëshoj një psherëtimë
Më kujtohet çasti iks dhe kaloj në mallëngjim.
Se më ishe, moj Jorgjiicë! Si një lule sapo çel
Vjen më shfaqet çasti iks (shpirt, o shpirt, si nuk po del?!

Se të desha, moj Jorgjicë,se më qe “përshesh i parë”
Se atëherë, në çastin iks, seç u dogjëm në në zjarr.
Zjarri i mallit, moj Jorgjicë,thellë në zemër rri i fshehur
Sado ndohdhi në kohë iks,nëpër kohë,ende, rri ndezur.

Se, sa shihemi, moj Jorgjicë, ne nga sytë lëshojmë shkëndija
Duam të kthehet koha iks (tek shkoi qindi, të vejë mija).

 

 

 

NJË “MAGJI” TURBULLUESE

 

Ç’është kjo”magji” kaq turbulluese?
A jam i zoti që t’i bëj ballë?
ZOT! O ZOT,sa tortoruese!
Po më ha me sy të gjallë.

Po më ha me sy të gjallë
Ndaj jam pak i çoroditur
Ah, ç’më bëre, rrënjëdalë!
Ende jam si i goditur.

Ke një sensualitet epshor
Ke një bukuri tronditëse
Mu si “dash” që tund këmborë
Rrezëllitëse je! Sa rrezëllitëse!

Bëj të shmang, por nuk mund dot
Se më rri mendja aty
Ç’është ky mallkim, o ZOT!
Të lajthitësh në pleqëri?

Është një zonjë me sy të gjelbër
Më kujton një çast DUABRUNË *
Epo ende s’jam i verbër
Sa e shoh, më zë me shkumë.

E pranoj: jam i dyzuar
Nga ajo e humba fillin
Më lajthitën sytë e shkruar
Kur i pashë, më sollën prillin.

 

* MARIA DAUBRU- njl nga dashuritë e Sharl Baudler.

 

 

 

T A K I M I

 

Ishe ligur, ishe tretur; ishe bërë si fijebar
Ja, kështu, të kam gjetur, o moj dashuri e parë.
Befasia qe e madhe,edhe britma- ulërimë!
Unë u vushë si në alarme,aq e pata befasinë.

Ikën vite, shkuan vite; nga atëherë, plot pesëdhjetë
Mos qenë vallë”vitedrite” apo vjen nga tjetër planet?
Pa zu malli e vërshoi, si nga shirat kur vjen lumi
Dhe të dy, mbetur pa gojë; sikur na goditi plumbi.

Plumbi i mallit zë hap plagën; zë hap plagën e qëkuri
Puthja-puthjes s’i lë radhën( as që pyesëm më nga turpi)
Puthur ngrohtë e puthur çiltër (të fitojmë kohën e humbur)
Pa mallkojmë kohën e “hidhur” që na la si të përçudur.

Mbemë përçudur dhe të ndarë veç për shkaqe aq banale
50-vjet kishim pa parë dhe u mbytëm nëpër malle.

 

 

 

B R E N G A

 

Brenga m’u “shqep” vende-vende
Dhe rrodhën syresh kujtimet
Më erdhe ti në mendje
Pa zura u pushtova nga mallngjimet.

Si një ujlëvarë që, befas, pret shkumën
Ashtu erdh e më preu një kapitje
Kërkoj që kësaj kapitjeje t’i gjej gjurmën
Dhe m’u ravijëzove ti, moj mike.

Profili vjen si një mallngjim i largët
Vjen dhe si një kujtim i çmuar
Ah sa dhëmbin plagët!
Sidomos, tani që jam i moshuar.

Pa zë nostalgjia vjen e më pushton
Dhe humb në detin plot brenga
Brengë, moj brengë, ku vete e më çon
Tek mikja që s’i dihet adresa.

 

 

 

KUR TË PUTHA

 

Atë çast kur ty të putha
Sakaq dhe mjedisi u mbush me diell.
Me diell lulishtja.Me diell dhe rruga
Vallë, ç’të jetë ky mister?

NJerëzit sikur qeshin e flasin me zë të lartë
Unë nga gëzimi mend po bubulloj
Ky shend e gëzim është nga buza e mjaltë
Që vetëm unë e kam puthur, moj!

Këtë ëmbëlësi s’e kam hasur kund
Dhe jam krejt si një i dehur
Jo.Nuk e shpreh dot. Ja që nuk mund
Aq, moj, aq nga puthja jam këndellur.

I këndellur dhe sikur jam tjetër
Se them:- Jo veç stinët kthehen!
Nuk jam më si një”copë” rrobë e vjetër
Deri sa nga ti unë pëlqehem.

Dhe mos kujto se kaq është pak
(Rrobën e vjetër a s’e flakin tej?!)
Më ke përtërirë, o moj buzëmjaltë
Dhe hiç nuk skuqem , tek rrëfej.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s