Poezi nga Ramiz Kuqi

 

Ramiz Kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

 

SOFRËN E FJALËS

 

E kam shtruar stinë e stinë
Për Ty
E Ti m’i ngacmon shkronjat
Në këtë hapësirë të pafund
S(S’)ofrën e Fjalës
E ruaj për Ty
Që vjen si dallgë
Nëpër netët e gjata
Ruaje
Si sytë e ballit
Këtë Atdhe e dashuri
S(S’)ofrën e Fjalës..

 

 

 

EJA MIK

 

Në Kështjellën e Fjalës së Urtë
T’i shtrojmë shtatë sofra dashurie
Në shtatë konaqe burrash
Në shtatë gota mbushur me verë
Të mos dehemi si mbreti Agron
Në shatë udhë shtatë bajrraqe krushqie
Mbi një Shtizë Flamuri i puthjeve tona
Eja mike e vargjeve të (pa)shkruara deri në infinit
Kur zbresin hijet mbi muzg
Ta zbrazim një Kupë natën vonë
Khajamçe të na rrjedh mbi buzë
Kjo Kohë marroqe
Nëpër udhët qorre të ndezim qirinj
Në ketë Vjeshtë të sertë
T’i arrnojmë pantollonat e grisura
Erë e lehtë e ditës puhizë mbi faqe
Të zbresim të Kërthiza e Urtësisë
Në Kështjellën e Fjalës së Urtë
Të na buzëqesh një Orë dita me diell
Eja
Me zogj malli në këtë Tokë
Grrithur nga thonjtë e mprehtë të hijenave
Dje
Ejani Ju të grindurit në FRON
Të ulemi këmbëkryq zgjuar të rrimë
Atje
Ku janë shtuar milingonët vrastarë
Tek gërryejnë luginës së lotëve
Ëndrrat tona të na bëhen
Pelikanë të bardhë mbi det
Këtë det trazuar me erëra e dallgë
Eja mik…

 

 

 

NDOSHTA…

 

Është trazuar fjala
Në Kështjellën e këngës

Vaj
Për zogjtë në fluturim

Në çdo stinë
Gjethe nëpër horizont

Paskajshmërisht lodhur është
Kjo Kohë …Emër thirrore

Mbi bisht të sorrës
Akrepat e Orës memece

Hije nëpër udhë pa udhë
Dashuri për Tokën e trandur

Vaj e qesh si zë fëmije
Shpirt i derdhur nëpër faqe librash

Prehem …netët i fus në lëmsh
Si pe i hollë para këputjes

Në kërkim të një lindje të re
T’i zgjoj demonet e përgjumur

Vjeshta po hyn në valle
Mbështjellë me pelerinë gri?!

 

 

 

NËSE…

 

Kufinjtë na ndajnë
Ëndrrat na bashkojnë

Një një varg të pathënë
Je bërë Ylber i kuqrremtë

Që zbret në kreshtë malli
Si pika shiu të butë në tingëllimë

Larg afër Atdheut të lodhur
Nga grindjet..ngritje gishtërinjsh

Deri në paskajore
Ky shkallim i marrë!

 

 

 

NGA VERIU

 

Ekzog
Refugjatë në tokën e lindjes
Qiell me shi
Mbi kokën tënde
Ti nuk ke lindur
Të gjunjëzohesh
Nga Veriu
Erërat përplasen mbi Ty
E Ti
Thur përralla dite
Se liria shtrihet deri në kufinj
Nga Veriu
Valojnë flamuj Karpatësh
E Ti vështron nga larg
Teatër pa spektatorë?!

 

 

 

SI TË FLE

 

Kur gjumi më ka ikur
Sonte
Jam një grimcë vetmie
Në këto vargje me shi
Të rri zgjuar
Mbi qepalla sysh
Që (s’)janë askund
Si të fle
Kur ëndrrat m’i ka marrë
Një zog nate
E Unë përkundem
Si lundër nëpër valë…?!

 

 

 

PSE NJERËZIT

 

S”jane me si dikur
U ka humbur buzeqeshja
Hapat i terheqin neper rruge
Zvarre
Pse dashuria u tret pertej shtate bjeshkeve
E endrrat perplasen si pikat e shiut
… vjeshta ka nisur te struket si mbretereshe
Mbi kete qiell skamnoresh jeta frymon
Si di vete
Pse njerezit s”jane si dikur
E urta Fjale ka hyre si ne unaze
Shtrenguar si me pranga
Peng ka mbetur ne nje varg te pathene
Si ne token djerrine ..te palevruar deri ne fund
Sa net do vijne me shi ..pa zogj malli
Pse…?!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s