Poezi nga Sabrie Selimaj

Sabrie selimaj

Poezi nga Sabrie Selimaj

 

 

 

LOTI BURIMI I FISNIKËRISË

 
Te loti pikuar, lexova dhimbjen,

aty formova me-njëherë bindjen

sytë folën heshtur,duke lotuar

në simfonin e dallgëve valëzuar

 

Të magjepsur në udhën e jetës,

kërkojmë të jetojmë sa legjenda

duke larguar shpirtit ca brenga

në gjurmët e jetës, mbinë kënga

 

Kalendari jetë ndryshon vitin

me rrudha mendimesh,çapitemi

shkëndijat e syve ndezin zjarrin

lulet e shpresës çelin petalin…

 

Mes dallgëve të shpirtit lutemi

nata të na mbaj në gji si ëndrrën

nga dhimbja,brenga, shkëputemi

në planetet ëndrrimtare futemi

 

Në sytë e shpirtit dielli ndrinë

lulet e shpresës t`vesuara rrinë

në oden e shpirtit këndon bilbili

Pranëvera vjen në mes- dimëri

 

Loti pikon nga zemëra qelibar

loti pikon nga shpirti mundimqar

loti pikon mbi buzët e dashurisë

loti është burimi i fisnikërisë….

 

 

 

PORTRET I NGRYSUR

 

Do bëj, ca hapa tutje,
si hëna në të gdhirë
si vjeshta në t`ikur
si dimëri buzë-grirë,


Ca fjalë dot si thash,
nga dhimbja u mbyta
duke ikur avash, avash,
në mendime u zhyta!


Do shkruaj ca vargje
do gris dhe ca fletë
do bie do ngrihem
do qajë duke qesh,


Në kornizën jetë
portret i ngrysur
si nata pa hënë
varkë e përmbysur


Do them një fjalë
do pikoj një lot
do çeli si lule
do këndoj si zog,


Retë grisin qiellin,
shpirti lëshon ofshama
në jetën kryeneçe
dashuri dhuron nëna


fjalën e merrë era
hapin mbulon rëra
koha është pikturë
vijëzuar nga mendja


Pranverë lulëzuar
në sytë e lumturisë
pëshpëritjet e zemrës
me fjalët e dashurisë.

 

 

 

BUZËQESHJE E ZBEHUR

 

N`sytë e tu, lexoj,

ëndrrën e fjetur,

vargjet dëftejnë,

dëshiren e etur…

 

Tani e di mirë!

ç`farë të mundon!

buzëqeshja e zbehur,

si zog cicëron ,

 

Dhimbja, heshtur,

pikon lotë dëshprimi

duke frymuar

një melodi vajtimi,

 

Yjet flakëruar

i puth përvjedhur

si vala rëren

duke i krehur …

 

Etja s`shuhet

duke ëndërruar

mekati shpirtin

t`ka pushtuar

 

Buza zhuritur,

kërkon freski

zhurmon rënkuar

nga loti stuhi,

 

Sytë përdhe,

kokën se ngre!.

mbi fletën e bardhë

shkruan ca fjalë ,

 

Në vargun shkruar

ç`frynë e frynë

thërret piklluar

ti dashurinë!!

 

Hëna, çuditet!

me Ty,mërzitet

nata largohet

etja të shtohet,

 

Ndaloje hapin,

vështroje qiellin

yjet, ndrijnë natën,

mëngjeset i zbehin.

 

 

 

NDONJËHERË

 

Ndonjëherë, jemi tepër grindavecë,

se di, përse na pelqën vesi i keq!

dhe jeta, është disi kryeneçe…

në udhën e sajë përherë t`vë leqe.

 

Ndonjëherë, dhe fati s`të përgjigjet,

si retë prapa malit iken e fshihet

dhimbja e baltosur të bëhet portret

koha s`ta pyet hallin, iken shpejt?

 

Ndonjëherë, ëndrra të mar me vete?

si një pulbardh, qëndon mbi dete…

pa pritur nga karahët e sajë të zbret,

kur prishet ëndrra me vetvete flet!

 

Ndonjëherë, dashurija është si dielli,

kur retë përplasen, piko lotë qielli,

fjalët kafshojnë fjalën n`ardhe e ikje

nga klithma e shpirtit zemra mer krisje.

 

Ndonjëherë, nga trishtimi marrosesh ,

në udhët e jetës pa pritur fundosesh

gishtin i vë kokës,qorto veten avash

koha s`kthehet më prapa,as një çast.

 

Ndonjëherë, dhe mendimet trazohen,

shpirti kërko liri… gjërat të qartësohen

por lirija e veprimit duhet të ket një cak,

se jo gjithmonë gjykojmë, drejtë e saktë!?

 

 

 

TË ZHGËNJYER DYERËVE TË EUROPËS

 

Nuk donin shumë nga kjo jetë,vërtetë,

të frymonin të lumtur, në familjen e tyre,

s`kërkuan të uleshin në fronin e mbretërve,

donin të `të shijonin buzëqeshjen e fëmive ,

 

Në udhën e mundimit të rropatur,

ngrënë e pa`ngrenë duke vazhduar

hëna i përgjonte, dielli i përvëlonte

deti u njomte buzën, deti i gllabëronte,

 

Kjo vatër zjarri, po përndjek mjerimin,

duke ikur shpresuar të gjëjnë shpëtimin

gjakosur nga kamxhiku e telat me gjëmba

tutje ikin përlotur, dritën shuan dhe hëna!

 

Për pak lumturi, sytë e shpirtit vrapuan,

në pluhurin e harresës dritë kërkuan

vërshime lumenjësh në botën e trazuar

ca qajnë, ca qeshin, ca flasin pa menduar,

 

Pabarazija njerëzinë, përherë duke çjerrur!

në dhe të huaj , shpresen duke krehur

në mullirin e mundimit, bluajnë e sisin

të zhgënyer udheve të botës,rrokullisur

 

Mijëra e mijëra njerëz, ikin shpresuar

në udhën e pa ditur, me lirinë e cunguar

nga foltoret e pashallarëve lëshohen shigjetat

Europa e Bashkuar me kanune të vjetra,

 

Ikur nga breshëri,përfshihen nga stuhia

viktimat e pafajshme përherë janë fëmija

dyert e Europës janë bërë tela me gjëmba

rënkon mjerimi, me lotë qanë bijtë nëna.

 

E`ca të majmur, të thepisur nga pasuria,

mblidhen t`kalojnë kohën, me hallet e mia!!

 

 

 

Doja

 
Doja të shkruaja sot një varg,
Nestër se di,ado shkruaj tjetër!
Fjalën s`dua ta mbaj peng,
Le të frymojë, këtu mbi letër….

 

 

 

STUHI VJESHTE

 

Ca pika loti, pikoi vjeshta e zverdhur

Njerëzit në bulevard kalojnë si t`dehur

vrapojnë të nxituar duke fryrë e ç`fryrë

koha vërejti vetullat, nga kjo mynxyrë

 

Ca hapa tutje duke gjykuar Vetvetën

mali uli supet, t`përballet me të keqën

shtatori luftarak, trazoi mbarë njerëzinë

mallkonin vetën e kërkonin Perëndinë.

 

S`e di ! gjerë kur do vazhdoj tundimi?

vjeshta trokiti, hapat shpejton dimri

një trazirë e madhe nga mendja stuhi

lumenjtë vërshuar, pikon e shkreta çati,

 

Dallëndyshet ikën zbrazën folenë

vjeshta e përlotur varfëroi baçenë

shpresuar qëndrojmë të vij pranvera

lodhur nga vapa, trazuar nga vjeshta

 

Pyes veten hutuar, ç`qe ky vit trazavaç!

heshtur tund kokën, është vit luftarak.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s