Poezi nga Vjollca Koni

vjollca koni

Poezi nga Vjollca Koni

 

 

Vjeshtë

 

Ëmbësi më lë mbi buzë
Pemët i zhvesh si do ti
E pse këngën ju vjedh zogjëve
Je Muza ime për poezi

Era jote më flladit flokët
Shpirtin ma kthen Mozaik
Shiu Jot shpëlan natyrën
Nga sytë e mi nje lot i trishtë.

 

 

 

Të dashuroj!

 

Unë di të dashuroj çmendurisht
Je ti që më mbështjell në shpirt
Me ty ndihem një zog i lirë
Ti e njeh shpirtin tim të brisht

Me ty shkëmbej puthje në çdo çast
Me ty loz si fëmijë llasticë
Me ty loti qesh e qan mbi buzë
Me ty kaloj shtegje pa shkelur kurrë
Horizonteve pa kthim nuk më lë
E kur të rëndoj kurrë s’më braktis
Je madhështia e shpirtit tim
POEZI me ty kam pagëzur dashurinë

 

 

 

***
Nuk jam perëndi të rri mbi Tomorr
E tju shoh me radhë që t’më shuhet malli
Shpirtin tim të brishtë shpesh te ju dërgoj
Kudo ku ju ndodheni e matanë Oqeanit

Me shpejtësinë e resë e me trokun e një Kali
Urimin tim dërgoj te çdo zemër Shqipëtari
Se mbi çdo gjë që kemi është Shqiptaria
E kanë thënë të parët e Trojeve të MIA.

 

 

 

***
Sdi ku më humbet shikimi ?
Midis ketij muzgu vjeshte
Sytė e shpirtit të kërkojnë
Nata më hedh vellon heshtje.

 

 

 

***

 

Unë ju ndjek kur ikni rrugës
Ju s’më shihni kurrësesi
Ju japë dritë nga sytë e mi
Porsi Engjell fshehur rri.

 

 

 

Mosha e tretë

 

Çfar ju rëndon mbi shpatulla ?
I mban dot hallet ai Shkop ?
Çdo thinjë apo kërrusje trupi
Mbi qerpik më ndal një lot.

Mbajtur mbas njëri tjetrit tërhiqeni,
Treni shpejtë ju ka lënë !
Në stacionin e zbrazur te heshtjes!
Më shumê se mjerimi Vetmia dhëmb.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s