SHËRBËTORJA E DASHURISË / Poezi nga Irina Hysi

 

irina hysi

Poezi nga Irina Hysi

 

 

 

SHËRBËTORJA E DASHURISË

 

Sot ka turnin, këmbehet ndjenja e brishtë.

Punët e shpirtit lan shërbëtorja e dashurisë,

e palodhura e pakrehur.

Qëndron mbi një gur aq e pashpresë,

e panatyrshme, përpëlitëse.

Një njeri i qetë menduedhëm i lirë i lëshuar,

krahëmbledhur.

Një perëndie i lutet, me një fjalë përsëritëse,

qëndresa e tokës.

Duron, nuk ka mënyrë, as jeshillëk,

pylli i kujtesës.

Shfaqet papritmas një bubullimë rrufe,

shtriu dorën…

Pika shiu prekën pëllëmbën dyzeteshtatë,

natë vjeshte pa çadër…

Zhurmëshiu i avashtë, zbut flokët,

kërcen në kokët e të gjithëve…

Merr frymë thellë, qetëson trurin,

kërkon me pas…

Beson në mrekullinë e shiut, ashtu vjen ai,

pa paralajmërim!

 

 ©Irina Hysi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s