Unë e ndërtova jetën në Shqiperi, po im bir a duhet ta ndërtojë jetën këtu? / Nga Mirela Çela Jorgo

Unë e ndërtova jetën në Shqiperi, po im bir a duhet ta ndërtojë jetën këtu?

 

 

Mirela Çela Jorgo

Nga Mirela Çela Jorgo

 

 

Erdhi dhe shtatori i shumë përfolur. Kërshëria  zbukuruar këndshëm me apatinë më shoqëroi gjatë muajve të verës për të pritur trokitjen e shtatorit. Kudo që shkoj në rrugë, autobus, zyrave të shtetit apo qoftë edhe në pazarin e përditshëm e shoh lodhje dhe heqje zvarrë të jetesës së këtyre njerëzve që i kemi para syve. Çdo gjë rrjedh në mënyrë monotone me të përditshmen gri dhe vetëm gri . Mesa po kuptoj këtu çdo lloj qeverie të vijë në pushtet, dhe me çdo lloj politikani të serviren premtimet janë aq komod me ne si popull sa s’ ka ku të shkojë më mirë. Nqs do të qëndroj dhe të bëj një listë të gjithë maskarallëkut politik të këtij vendi kam frikë se do më duhen shumë orë dhe unë duhet të shkoj të merrem dhe me punët e mia, se kam për të rritur fëmijë dhe kam një familje si të gjithë ju. Kur vijnë faturat e energjisë çdo muaj edhe unë psherëtij bashkë me ju, kur me vijnë faturat e uijt prapë psherëtij, kur nisem për udhëtim më duhet karburant të paguaj, prapë psherëtij, nqs do të jem pa qejf dhe duhet të ndjek spitalin prapë psherëtij, kur duhet të fle në mbrëmje me pakëz qetësi (them me pakëz se aq jemi mësuar të kërkojmë) nga makinat e ndërtimit, prapë psherëtij, kur bëj ankesë diku në ndonjë zyrë të shtetit prapë psherëtij, Poooor kur shoh emisione me gazetarë dhe analistë mediokër që vetëm zhurmojnë dhe manipulojnë opinionin publik me vjen t’ i tërheq (nëse do mundesha nga ekrani) zvarrë nëpër rrugë, prapë psherëtij, kur të mbarojë Universitetin im bir edhe pse do të investoj shume tek ai, prapë do të psherëtij. Kur shoh që gjithçka bëhet vetëm për shoë dhe krimi nuk luftohet kurrë nga kriminelët, korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit, drejtësia nuk mund të vendoset nga politikanë që kanë shtrembëruar tërë jetën politike të vendit, prape psherëtij. Më thoni a ka të ardhme im bir këtu dhe të ndertojë familje me një rrogë nëpunësi dhe në këtë mjedis mediokër që po jep shpirt dhe është në gërhamat e fundit?

MË THONI…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s