Poezi nga Irena Gjançi
KORÇA SONTE ËSHTË ZGJUAR
Qielli hodhi mbi shpatulla sharpen me yje…….
Në qafë vari medaljonin e artë…..
Me dritë i mbushi kalldrëmet e rrugëve,
mbi qyte zjarr dashurie ndezi prapë………
Vishe fustanin ngjyra – ngjyra….
atë me dekolte dhe rrudha….!
Korça , sonte, është zgjuar,
nga serenatat dhe të dashuruarit.
Lëri flokët e lëshuara,
të t`i përkëdhelë flladi.!
Të ngatrroj në to unë duart,
të të puth me mallin e djalit…..
Le të na rrëmbejnë rrugët,
në të fshehtat e tyre !
Nata sonte është e ëmbël,
E ëmbël është dhe drita e syve. !
UNË DHE SHTEGËTARËT
I çudiçëm mëngjezi i sotëm.,…si atë ditë….
Si atë ditë u gdhi edhe qielli…….,
retë sdo t`i ketë nëpër këmbë,
pas qerpikut të tij mundohet të lidhë diellin….
I pashë shtegëtarët kur u nisën…..
si një armatë, në krahë të njëri – tjetrit…..
Vështronin të gjithë përpara……s`di se ku…!
Mbrapa tyre cicërimat ktheheshin në klithmë …
Dhe unë një shtegëtar mes turmës të panjohur…….
Aromën e Atdheut, filakto, mbaj brenda shpirtit…..
Me gjuhën e nënës flas e përmalluar brrenda dhëmbëve
malli m`është kthyer në një britmë të fuqishme.
VALSI I VJESHTËS
Mes tetori dt 18………
Nga gjumi më ngriti një erë e marrë…..
Gjethet danconin valsin e fundit……
Valsi i tyre të rrëmbevi atë natë
Mes vjeshtës ike si një lule,
pa folur ,…
në heshtje ….. si asnjëherë….
Valsi i vjeshtës t`i mbylli syte
Të nanurisi në gjumë përjetë.
GABIMET E JETËS
Nga gabimet e jetës s`fshihesh dot,
në gjurmët e tua i ke pas….
Nxjerrin kokën kur s`i prêt,
plumb mes ballit i ke në jetë.
Gabimet janë pasqyra jote,
fytyra jote e vërtetë….
As fshihen, as harrohen,
plumb mes ballit edhe kur vdes