Poezi nga Xhemile Adili

 

xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

 

 

EJA TI ME YJET!

 

Kur vuajtja godet pareshtur
Dhe natën zgjuar kalon,
Eja si dikur me yjet,
Se koha ecën, nuk ka gjumë,
Ashtu si lumi,
Ashtu si era,
Dhe nëse sytë nga malli
Të humbin shkëlqimin,
Më fto të vij të notoj,
Ne ato dy dete në breg qepallash
Por dije se dallgë s’do të të shkaktojë…
Ne jemi fajtorë pa faj,
Do të ngjitem qiellit,
Do të mbledh
Gjithë shkëlqimin e yjeve nëpër orbitë,
Anije kozmike do të bëhem,
Kotem atyre syve,
Të mos u mungojë drita,
Që të mos ndihem në faj,
Kështu s’i mbaj as sytë mbi penë,
Përmbytëm thellësisë së shpirtit,
Dhe muza më ik,
Sytë gjithmonë i mbaj nga qielli,
Që të kthehen në ikona lutjesh,
Të shikoj si digjen vitet,
Si ti, si unë
Larg në dy horizonte
E malli nuk kapërdihet,
Si kafshata e mjerimit,
Lidhur në fyt,
Që të vuajmë dënimin e paragjykimeve,
E jemi fajtorë pa faj
Më prit atëherë do të vij unë drejt teje!
E nëse s’do të vij,
Eja ti me yjet!
Mbi pullaz t’i kam lënë puthjet.

 

 

 

 

SYTË E NËNËS

 

Sa yje shoh në qiell,
Ngjajnë me sytë e nënës sime.
Ah, ai shkëlqim sa më mungon!
Më kthen mbrapa në kohë,
Sa të çara shoh në tokën e tharë,
Në ditë behari,
Më ngjajnë me plasaritjet
E duarve të saj,
Trupi më rrëqethet kur e kujtoj,
Sa me mund na rriti,
Për ne ajo kohë ishte stinë lulesh,
Ku vinim në një botë të panjohur,
Ku s’na munguan kurrë
Duart e saj, zgjatur drejt nesh
Dhe ninullat e saj,
Kur këndonte
Dhe në përgjumje nga lodhje,
Netët i kalonte zgjuar,
E ditën kurrë s’i humbte shkëlqimi i syve,
Drejt syve tanë.
Na mësoi të ecnim
Me hapa të pagabuar
Drejt një rruge të gjatë,
Të quajtur jetë
Për të ishte stinë gëzimesh,
Stinë mundimesh,
Stinë skamjesh,
Por me zemër të madhe
E shpirt të bardhë,
Ku gjithë drita e saj
Binte mbi ne
Eh, sikur të ktheheshin
Dhe një herë ato stinë
Vërtet të vështira,
Por të paktën do të shihja sytë e saj,
Që rrezatonin dritë në sytë tanë,
Nuk do t’i hidhja shikimin
Çdo natë qiellit,
Për të parë yjet,
Që ngjajnë
Me sytë e saj.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s