Poezi nga Zyba Hysa

 

 

Zyba hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

 

SYTË E MI…

 

Jemi të pafuqishëm në këtë botë për cdo gjë,
Edhe sytë e mi, drejtim s’marrin, jo, nga unë,
Nuk di se cfarë i tërheq… mosqenia lëshon zë,
Kur shohim symbyllur… ndjejmë më shumë…!

 

 

 

NE JEMI DY QË BËJNË TRE…

 

Dëngje pambuku, retë në qiell,
Mbi sfondin blu t’kësaj natëhëne,
Bukuria magjike më ka ndjellë,
Apo magjia e zemrës tënde???

Nis e shkruaj me rreze hëne,
Një letër që nesër ta sjellë ty,
Se unë e di prej dritës tënde,
Janë rrezet që më bien mbi sy!

Dhe hënë s’e shohim bashkë,
Kur shkon nga unë vjen tek ty,
Zgjuar të gjen, hyn që nga jashtë,
Ulet mbi buzë tretet në sy…

Ne jemi dy… që bëjmë tre…
Unë, Ti dhe Hena që na bashkon,
Të mjerët ne… netëve me re…
E pse jemi tre, asnjëri s’ frymon!

 

 

 

DY ZEMRA NË SHKREPJE…

 

Stërall dhe uror, dy zemra në shkrepje…
Dy mendje eshkëzuar… marrin flakë…
Gjenden në vorbull… s’ndjejnë prehje,
Dashuria kurrë prehjen se ka dashtë…

Dashuria s’rritet veç me shije mjalti…,
Si tharmi ajo kërkon të pijë pak helm,
Mbrenda saj Zoti… pak pjesë dhe Djalli.
Grinden… kacafyten, fitoren u ndjejmë…

Nëse do qëllojmë në një krah me Zotin,
Vetëm pak çaste Djalli lëshon shqelm,
Dridhemi, përpëlitemi, pa kursim loti…
Me pas, eh, më pas, s’di cfarë të them!

Në prehrin e Zotit mbështetur dy zemra,
Për hije në hije… rrinë engjëj mbi ne…
Në fresk angushie s’di se nga vjen kënga,
Vallëzim i zemrave… vetë Zotin e deh!

 

 

 

Sonte në Tiranë…

 

Shetit gjithë Tiranën dhe nuk gjen një lule, një trëndafil… gjethet e vjeshtës zverdhin ngado… Trishtim…

E vetmja rruge e ndricuar bollshem… shitet birra me qofte….

 

 

 

KUPTOVA ASGJËSI…

 

I kisha të gjitha kur s’të kisha Ty!
Kur të njoha… kuptova asgjësi…
Si Buda, braktisa gjithshka, të hyj
Mbretësisë Afërdita nëpër shkreti…

Rrugë e gjatë, buzëtharë, zagushi…
Miljona arësye për t’u kthyer prapë,
Buzëplasaritur si toka për një pikë shi,
Me Budën, si Buda nëpër rrugën e gjatë…

Ku je? Më thua: “Po të pres pas atij mali”
Të duave të rërës dhuratë suferinash,
Kur i dal në majë thërras me zjarr malli,
Zërin dëgjoj të mekur… përtej grehinash…

S’kam kohë të pushoj të rimarr fuqi…
Tufanet e angthit më shtyjnë përtej,
Bije, ngrihem, rrëzohem, eci përsëri,
Hone humnerash si shpend kapërcej…

Ku je? Dhe zëri më vjen dhe më përtej,
Oqeani i pafundmë ngre kresha dallgësh,
Kthehem si Mesia çaj oqeanin, kapërcej…
Përsëri s’të gjej… O Zot të më falësh!

Dhe Zoti më foli me fjalë – flake e dritë…
Të më ndriçojë mendjen t’mos kërkoj tutje,
“Mbretërinë Afërdite e ke thellë në shpirt,
Ta gëzosh kështjellën… e ngrite me vuajtje…!

 

 

 

BESIMI…

 

Lotët e derdhur i shoh mbi çdo gjethës vjeshte,
Rënduar mbi të me peshën e një zhgënjimi,
Shkëputen nga degëzat… vrarë buzëqeshja,
Baltën të puthin… para se t’i rrëzojë thëllimi!

Përse vallë loti qenka pjellë e një besimi…
Kur e ngrejmë pastërtisht, fisnikisht tek njerzit,
Për shumë kohë besuam si para një betimi,
Të pabesët… që besimin kurrë s’e njihnin…!

Loti, ilaç që mjekon e shëron, sërish të besojmë,
Si do mundemi të jetomë… në zjarr mosbesimi?
Që nga vëllazëria… deri tek ata që dashurojmë…
Dhe përmes besimit… dashuron Zotin njerzimi!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s