“Veç pavarësi, asgjë më pak” / Nga : Naile Demiri

 

rugova

“Veç pavarësi, asgjë më pak”

 

 

Nga : Naile Demiri

 

Është titulli i librit, që përzgjodhi dhe përktheu nga gjermanishtja Enver Robelli, redaktor Halil Matoshi

Ditë më parë, doli nga shtypi edhe një xhevahir, një vepër brilante e një përmase të lartë letrare, artistike, eseiste, gjuhësore, ontologjike e gnoseologjike, logjike e aksiologjike, antropologjike e përgjithësisht filozofike që tentoi të zbulojë enigmën e politikës botërore, sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Vepra është e tillë dhe  besoj se do të radhitet në nivelin e veprave botërore.

Redaktori i ibrit, Halil Matoshi, në fillim të librit, në parathënie, shkruan: “Rugova,  qytetari shembullor, rockeri dhe pacifisti pa të meta. Librli i intervistave të Ibrahim Rugovës dhe i teksteve të tjera mbi liderin kosovar në shtypin gjermonofon, të shqipëruara e të kthjelluara nga Enver Robelli, i botuar nga Botimet “Koha”, është një libër kujtese që na rikthen te pozicionet kulturore e politike, por mbi të gjitha humaniste që mbante doktori i historisë shqipe dhe kritiku Ibrahim Rugova, i cili në kontekstin kohor kur u shfaq në letra shqipe dhe në skenën e përgjakshme politike të Ballkanit mund të krahasohej lirisht vetëm me dramaturgun e politikanin disident çek, Vaclav Havel”.

Kurse në faqe 13, në këtë libër, në një pasus Matoshi shkruan : “Ai, (Ibrahim Rugova, kursivi im) e bëri punën e tij, e themeloi Kosovën moderne dhe iku,… Havel, mendoi se ka trashëguar popullin çek të përgatitur për të bërë ndryshime, kurse dr. Rugovës, merre me mend, në Konferencën e Paqes në Rambuje, i dalin dy kasnecë, shumë të padijshëm, gjithanshëm të padijshëm, mediokër hesapi dhe, krah e këmbë e me gojë skarpatin për të penguar prezantimin e Projektin e Pavarësisë së Kosovës nga ana e dr. Rugovës. Por, Rugova e ka themeluar Kosovën moderne, vërteton redaktori, Halil Matoshi, andaj Rugova na del më i madh se Haveli.

Shumë shkrimtarë, politikanë, analistë, opinionistë, eseistë, antropologë, disidentë, etj,  z Rugovën e kanë krahasuar me Gandin (Mahatma Gandhi, 2 tetor 1869 – 30 janar 1948), por “Lëvizja” e Gandit kishte të bëjë me një qytetërim, civilizim anglez që respekton të drejtat dhe liritë e njeriut, a “Lëvizja” paqësore e z. Rugovës kishte të bëjë me një falangë kanibaliste, popull karpatesh që nisi Luftën e Parë Botërore, qe aktiv në nisjen e Luftës së Dytë Botërore, por Rajni nuk pranoi koalicionin me të, ngase e njohu kaherë që ky popull nuk shfryhet duke bërë krime, andaj i refuzoi., pastaj tri herë nisi luftërat ballkanike dhe së fundi u cyt në gjenocidin e Bosnjës dhe bëri spastrim kryqëzatash, sikur të kishin bekimin e kryqit ortodoks, edhe atë para syve të paqeruajtësve holandezë në Srebrenicë, etj. Pra sakrifica, qëndrimi dhe durimi i Gandit dhe i Rugovës nuk janë të barabarta. Këtu Rugova na del më i lartësuar se Gandi.

Dr. Rugova është krahasuar edhe me Martin Luther King, Jr (15 janar 1929 – 4 prill 1968), një humanist i përmasave botërore që luftoi për të drejtat dhe lirit e njeriut. Por, King u shfaq në kohën kur SHBA-të kishin përgatitur fushatën e Kampionatit Botëror të Demokracisë.  Z. Rugova, dr. i letërsisë, iu imponua udhëheqja e “Lëvizjes”, ngase bashkëveprimtarët e tij, Qosja, Demaçi, e shumë të tjerë nuk e pranonin një obligim të tillë, një barrë të tillë.  Z . Rugova këtu na del më i guximshëm se dr. Kingu.

Madje,  dr. Rugova me të drejtë është krahasuar me Abraham Lincoln, (12 shkurt 1809 – 15 prill 1865), president i SHBA-së, mars 1861 – 1865, presidenti më me vulë i SHBA-së, që udhëhoqi heqjen e skllavërisë dhe vendosi bazat e një tempulli të demokracinë botërore. Por mjerisht në kulmin e kësaj kthese të madhe shoqërore Linkoln u vra, në atentat. Z Rugova, në momentin kur u hoq skllavëria në Kosovë, ai u tret dhunshëm në mërgim në një shtet fqinj, për t’u kthyer më pas në hierarkinë ku ishte më parë. Kjo do të thotë se përkundër dhunës dhe përgatitjes paraprake shumë profesionale nga kundërshtarët e tij  për diskreditimin e veprës dhe personalitetin e Dr. Rugovës, Dr. Rugova e menaxhoi domosdoshmërinë, për kundër Lincoln-it, që në të u bë atentat”.

Të gjitha këto fakte të prezantuara redaktori i librit, z Halil Matoshi, “Veç pavarësi, as gjë më pak” i  përmbledh në një frazë: “ Ai (Ibrahim Rugova, kursivi im) e themeloi Kosovën moderne dhe iku”.

Parathënia e librit “Veç pavarësi, asgjë më pak” nga autori Enver Robelli, shkruar nga  Halil Matoshi, përmbledhur në 20 faqe të librit, pa dyshim se është një ese letrare  filozofike, politike, shkencore, publicistike, kulturore e kohës e mbi të gjitha gnoseologji për të njohurit e të vërtetës dhe radhitjen e vlerave të shoqërisë në një periudhë kohore kur po bëheshin ndryshime të mëdha shoqërore. Duke analizuar konceptin e “Refuzimit estetik” të dr. Rugovës, përmes metodës deduktive dhe analizës krahasuese të teorive në letërsi moderne Matoshi konkludoi se dr. Rugova nuk u gjend rastësisht në krye të “Lëvizjes” së madhe shoqërore që kërkonte ndryshime të mëdha në shoqërinë shqiptare përgjithësisht. Atë që dr .Rugova e bëri lirshëm në letërsi, në art, në kulturë, etj, e bëri edhe në politikë, e bëri edhe në aksiologjik e gjetiu dhe aty ku preku filozofia dhe veprimtaria e tij pragmatike e ndikimi i tij praktik, shoqëria dhe proceset shoqërore u ndikuan pozitivisht. Varrmihësi i politikës dhe ideologjisë komuniste në toka shqiptare ka qenë transparenca publike e dr. Rugovës. Nxjerrja e “Lëvizjes” nga ilegaliteti në legalitet, mendohet se ka qenë merita më e madhe e dr. Rugovës. I  dalluar në ballë të “Lëvizjes”, dr. Rugovës iu atribuua edhe përfaqësimi politik, gjë që nga Mbreti Zog nuk e pati deri atëherë asnjë lider shqiptar.

  1. Matoshi me deduksionin e tij arriti që në 20 faqe të librit, nga 216 sa ka libri, në madhësi; 21cm, me 14 cm, të lartësojë, të pasqyrojë fisnikërisht në mënyrë më madhështore veprimtarin e  këtij “kolosi të brishtë”që pati përkrahjen e shteteve e shoqërive më të fuqishme të botës dhe institucionit fetar të Papa Gjon Pali  II, për të krijuar Kosovën moderne e pastaj për të ikur.

Politika sferë e vetëdijes shoqërore nuk pranon lider që udhëhiqet me mendësi hipotetike, se ndoshta nesër do të bëhet kështu apo ashtu. Dr. Rugova ishte i vetëdijshëm se çka kërkonte dhe kur e kërkonte.  Këtë i dinë autori dhe redaktori i librit, andaj edhe enigma e shfaqjes së “rënies” së ndikimit dhe autoritetit të dr. Rugovës në faza të caktuara kohore nuk u  shtjellua shkoqur në mënyrë eksplicite në këtë libër. Nuk u shtjellua, ngase nuk pati rënie.

Autori i librit “Veç pavarësi, asgjë më pak” Enver Robelli, pa dyshim se sot është një nga gazetarët më të spikatur të Evropës e ndoshta edhe më gjerë. Robelli është një nga ata që jep opinione më të formësuar, opinione këto që burojnë nga postulatet e lëshuara nga vetë Robelli. Perceptimi social i Robellit është një njohje konstante e proceseve shoqërore që përkon me realitetin shoqëror, është edhe verdikti, gjykimi real i procesit apo ngjarjes shoqërore në vijim. Libri i tij i fundit “Veç pavarësi , asgjë më pak” është një vepër brilante e llojit të vet dhe buron si rezultat i një pune të gjatë e sistematike të Robellit. Është kjo një analizë e zgjatur, e detajuar mirë, e saktë dhe e thuktë e Robellit subjekti apo brumi i së cilës është marrë si e shfaqur në shtypin gjerman për njeriun e përmasave botërore që bëri histori dhe themeloi shtetin më të ri të Evropës, Kosovën e pavarur e demokratike. Në strukturën e veprës janë të përfshira 43 opinione, analiza, shqyrtime, komente etj, që kanë reflektuar politikën e kohës dhe kanë influencuar në bërjen e saj. Në mesin e këtyre 43 shkrimeve në shtypin gjerman gjenden edhe katër opinione të shkruara nga vetë Robelli, që do të thotë se autori përveçqë është një përkthyes i mirë ai është edhe autor.

Shfaqja e kësaj vepre në këtë kohë, udhëhequr nga induksioni robelian, si duket e ka një domethënie dhe pasqyron reagimin ndaj atyre që bënë përpjekje minimizimin e  veprimtarisë së njeriut që e krijoi Kosovën moderne në kohën kur rekcioni kishtar ortodoks ekstrem qe në kulmin e fuqisë ushtarake e religjioze të tyre. Me shfaqjen e veprës “Veç pavarësi, asgjë më pak”, për fat të mirë, në kohë të duhur, meritokracisë po i thyhen të gjitha shtigjet dhe si e tillë për çdo ditë e më tepër po fundoset ideologjia false e mashtruese e tyre e si duket edhe vetë meritokratët… Pra, vepra e Robellit “Veç pavarësi, asgjë më pak” jo vetëm për kah stili, gjuha, logjika e të shprehurit, simbolika etj, që është në nivelin e duhur, por edhe nga praktika politike po valorizon ndërgjegjen e të mashtruarve e njerëzve të luhatur.

Qëllimi i shkrimit nuk ishte që të bëhet ndonjë vlerësim i veprës dhe të përcaktohen standardet artistike, letrare, politike, filozofike e tjera të saj, por thjesht një njohje e lexuesit, të cilët akoma nuk e kanë marrë librin në lexim, se libri “Veç pavarësi, asgjë më pak” ia vlen të lexohet  dhe të bëhen vlerësim akoma për të.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s