“Nota në pentagram “ i autores Valbona Jolla Hani përkthehet në greqisht nga përkthyesja Anna Ballabani Balanou.

 

11146178_1505516599763434_2099023511331987886_n

 

“Nota në pentagram “ i  autores  Valbona Jolla Hani përkthehet në greqisht nga përkthyesja Anna Ballabani Balanou.

 

 

Në pemën e madhe të poezisë shtohet edhe një gjethe e re, duke i dhënë blerim kopshtit poetik. Guximi dhe dëshira, për të qenë pjesë e këtij oazi të madh duhet inkurajuar dhe mbështetur. Pikërisht këtë qëllim ka edhe përkthimi i këtij vëllimi poetik i autores Valbona Hani!

Dëshira për të fluturar është e madhe për këdo, por për këtë duhen krahë të fortë dhe shumë punë, duke u gërmuar thellë në galeritë e poezisë dhe duke e pasuruar me vlera të reja.

Le të shërbej ky libër i përkthyer në gjuhën greke si një dritë për të parë më mirë e për te ecur gjatë në rrugët e vështira të krijimtarisë poetike!

 

 

12027630_1498454337136327_7596910102169400055_n

Përkthyesja : Anna Ballabani Balanou.

 

 

 

 

Sot doli nga nje shtypshkonja  greke libri “Nota në pentagram “ i përkthyer dhe në gjuhën greke nga  Znj. Anna Ballabani Balanou.

Një falenderim dhe mirënjohje për ty, Znj.Anna Ballabani Balanou , për punën e palodhur; plot përkushtim e profesionalizëm. Përkthimi i poezisë time nga ana juaj,  më  ka emocionuar dhe befasuar , për vetë faktin se një autoritete krijuese si Ju, mori përsipër dhe mundësoi përçimin e fjalës time artistike në atdheun e rilindjes së vetë kulturës botërore. Unë do të jem përherë krenare për ty mikja ime , jo vetëm për faktin e përzgjedhjes së poezisë time, por dhe për përpjekjen tënde në përnjohjen dhe përhapjen e mëtejshme të kulturës letrare shqipe.

Ajo që na bashkon dhe na bën më identifikues ne krijuesve është fjala e shenjtë artistike, e cila pavarësisht gjuhës dhe shkrimit mbart përherë mesazhe njerëzore, fluide dhe gati universale, mesazhe të cilat falë përkushtimeve të tilla, prekin përherë altaret e hyjnive. Unë mësovë një gjë shumë të rëndësishme nga ju mikja ime: Të duam jetën me gjithë kompleksitetin e saj dhe të kemi shumë më tepër kujdes dhe respekt për fjalën e shkruar.

Të uroj shumë shëndet dhe suksese pa fund në misionin tënd fisnik!

Faleminderit Ju dhe shtypshkronjës greke për publikimin e librit tim në gjuhen greke.!

Respekte dhe mirenjohje pa fund!

 

Valbona Hani

Autorja: Valbona Jolla Hani

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s