Poezi nga Muhamet Mustafaj

muhamet Mustafaj

Poezi nga Muhamet Mustafaj

 

 

 

Çamëri

 

Hojëzat e ajrit tënd
po arrijnë
në mushkërine time Çamëri.

Dua të të prek,
me duart e mia te hajthme
të pi ujë,ne krojet tuaja
të heq valle came.

Dua që plagët
dhe ëndërrat
t’i ndjej njësoj,me ty Çamëri.

Çamëri
dua të të shohë ashtu siq dua
siq sheh vëllai-motren,
motra-vëllain
ne gjoksin e ngrohtë
të nënës plakë

Çamëri.
Dua të të shohë flutur,
krah dallëndysheje,
në valtë e jetës sime
te lumtur,
me qiell të hapur mbushur vezullime

Çamëri emër i bukur.

Dua,që dua,do të dua Çamëri…

 

 

 

Përse përgjakemi

 

Çjanë këto bjeshkë të ndara gjatë
fole e shqiponjes krenare,
gur e dru përflakë,
përendi pse kemi aq halle.

I dashuri atdhe mbushur egërsirë
qe natë e ditë bredhin tok
për të gëlltitur mish e kock
të mos pushojnë këta lot.

Të katandisen në këtë mënxyrë
që pranverave të derdhet, gjak
bishë katran i lyer
në vetull do marrim hak.

Pse gjakosemi aq shumë vallë
a mos jemi kopil Europe
s’jemi fëmijë të nënës përdalë
jemi brum i kësaj toke.

 

 

 

Trëndafil i fshehur

 

Cila je ti që s’më lë te qetë
në ëndërr më shfaqesh, përnatë
portret i valëzuar mbi fletë
sykaltër e bukura flokëartë?

Ç’më rastise në këtë kohë
fytyra jote margaritar
porsi rreze përmbi tokë
shpirtin tim më tërheq zvarrë.

Pse aq shumë më torturon
profili ytë zanë e bukur
më shikim, më përvëlon
dhe më le aq të strukur.

Me zbrite meteor nga qielli
me shikim vrastar shigjet,
mbi kurorën tënde trëndafili
dot thithë nektar e bukura bletë.

Cila je ti që s’më lë te qetë
në ëndërr më shfaqesh përnatë
portret i valëzuar mbi fletë
sykaltër e bukura flokëartë?

 

 

 

Vdekje e dyfisht

 

Nëna gjysmëvdekur përpëlitet
ditirambet tek kau i zi
futur thellë,thellë,
në gjoks mbanë birin e saj
dhe përpiqet
lartë që të ngris
e përkëdhelë, e zgjon nga gjumi
lutet
dhe qiellin shikon
me kot i biri i vdekur
në duart e nënës vdes për së dyti.

 

 

 

Loti mbi gjethët e ullirit të Çamërisë

 

Shi i imtë thërmohej mbi pullazet e shtëpive
gjethët e ullinjëve
pëuleshin heshtur,
ndërkaq nata afrohej ngadalë
aty-këtu ndizeshin dritat e fshatit.

Një shtëpi e vockël
humbi në errësirën e natës
nëna Çamëri mbylli portën e rënduar
në një skaj të dhomës u shtri
vuri dy duar nën faqe
lutët në perëndi që gjumi të zërë
të gjitha ti harrojë nëna jonë Çamëri

Nëpër ëndrrat e hidhura lundroj
ëndrrat e pleqërisë së shkuar

Po një klithmë e fortë nga gjumi e zgjoj
o zot është zëri i birit tim…

Së shpejti siluet e kërrusur tërhiqej zvarrë
mureve të veshur me të zezë
u gjend pranë balkonit të vjetër
fshiu lotët e ëndrrës
me duar të lodhura
dhe hodhi sytë
në diellin sapo kishte lindur

Tej ullinjetë
shkëlqenin në vesën e mëngjesit
biri im copëza e shpirtit
dhe i rrodhen lotët fytyrës nënës Çamëri

Një rrugicë e vogël kalonte
pranë shtëpisë se nënës Çamëri

Në gjoksin e grekës u hodh
biri i saj i lumtur dhe e përqafonte fort

Loti ende s’pushonte
zemra rënkonte
hyri brënda dhe lutet në përëndi
që dielli të mos lind më në dritaren e saj

Kthehu bir
varri më është hapur
mbyllmi sytë
jepi jetë Çamërisë .

 

 

 

 

Shpirtin e kanë në rrënjë

 

Ja po vije,po vije
nga mali me kosë në dorë
vije kulqedra
të mjerat lule
hapur kurorë
me fytyra të zbehta

E kosa s’ka cka u bënë
se shpirtin e kanë në rrënjë.

 

 

 

Serenatë

 

Nëse shikon me bisht syri
e valvitesh porsi njalë
më mirë vrite djalin
mos e lë të gjallë

Mos qesh ëmbël moj gocë
mjaltin e lë menjanë
ai të do zemrën
që të kenë pranë

Letrat do ti grisë fare
erëra që ti bartë
mos e lë në halle
dhe të ndizet flakë

Djali të pret në shkëmb
ku vala e rrehë përnatë
dy bilbila ngjitur ne gëmb
seç këndojn serenatë.

 

 

 

Më fshij lotët motër

 

Motër, më fshij lotët nga faqja
me një gjeth trendafili,
pranvera erdhi,
zogjtë po cicërojnë
mbi krahtë e butë,
të një bilbili
nënën time e paraftyroj.

Ikën vitet nëna ime
portret i n’gurosur
në mermerin e larë,
njollë e zezë, në shpirtin tim
që ënde loti s’më’ është tharë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s