Poezia e Shpend Sollakut Noe-s, poezi e dehjeve impresioniste dhe moderniste. / Nga Hyqmet B. Hasko

Poezia e Shpend Sollakut Noe-s, poezi e dehjeve impresioniste dhe moderniste.

 

 

Hyqmet Hasko

Nga Hyqmet B. Hasko

 

 

Emri i Shpend Sollakut, poetit dhe shkrimtarit nga Lushnja që bëri emër jo vetëm në qytetin e tij, jo vetëm në qarqet letare shqiptare por dhe më gjërë, në ato ballkanike e europiane, lidhet me një kontribut estetik në fushën e letrave kombëtare, veçmas pas çlirimit të tyre nga jashtësitë dhe dogmatizmi e shtampat e një kohe që nuk epranonte artin dhe letërsinë elitare. Ka shumë fusha të veprimtarisë letrare ku shquhet dhe ka dhënë modele që duhen vlerësuar, por veçanërisht këto duhen kërkuar dhe gjetur në poezi, në eseistikë dhe në përkthimet e tij të një kualiteti të lartë shqipërues. Por, siç thamë, ky kontribut lidhet veçanërisht me poezinë, ku ai ia ka dalë që të krijojë struktura unike të vjerëshërimit, me imazhe dhe mesazhe universale, që kanë zgjuar jo vetëm interesin e botës shqiptare, por sidomos të asaj perëndimore, që shikon tek ky poet një letrar antikonformist dhe me një pasuri të jashtëzakonshme mjetesh shprehëse dhe teknikash poetike.

 

 

shpend

Shpend Sollaku Noe

 

Poezia e tij është një rebelim spontan ndaj realitetit gri e të çngjyrosur ku endet jo vetëm atdheu i tij, në kthetrat e një tranzicioni të gjatë e unikal, por edhe kontinenti i vjetër, në pamundësi për të pëballuar barrën e madhe të problemeve aktuale në fushën e integrimit dhe të lirive të vërteta njerëzore. Përcaktimet e tij letrare mbi të gjitha fokusojnë një tranzicion të vështirë që po përjetojnë shqiptarët në vendin e tyre, kryeisht në Shqipërinë administrative, por dhe më gjërë, raportet e emigrantit me tokën dhe psikologjinë kolektive të vendeve pritëse etj. Shpend Sollaku Noé lindi më 3 prill të vitit 1957 në Lushnje nga një famil­je beratase, transferuar në Myzeqe për arsye politike. Është diplomuar në gjuhë e letërsi. Ka punuar si arsimtar në Çermë dhe gjimnazet e Lushnjes dhe më pas si themelues, drejtues e gazetar i gazetave të opozitës ”Ora e fjalës” dhe “Republika”. Lindja e lëvizjes pluraliste dhe demokratike në Shqipëri, bëri që ai të ishte në ballë të saj, si një ndër the­meleuesit e Partisë Demokratike e asaj Republikane. Por gjërat nuk rrodhën në këtë vend siç donte aid he bashkëidealistët me të cilët ai hyri në garën e lirisë për një jetë më të mirë e më të denjë. Ndaj që nga viti 1992, ai je­ton si azilant politik në Itali, ku ka punuar për gazeta e televi­zione të ndryshme italiane e amerikane. Ka shtetësi të dyfishtë shqiptaro-italiane. Shpend Sollaku Noé është një nga poetët dhe shkrimtarët më të lexuar në diasporë, pork a shkëlqyer dhe ka qenë aktiv edhe si përkthyes, veçanërisht nga shqip­ja, italishtja dhe rusishtja. Ai nga ana tjetër, ka krijuar një lidhje të fortë dhe bashkëpu­nim të frytshëm me shumë revista letrare ndërkombëtare. Veprat e tij deri tani janë përkthyer në 21 gjuhë kryesore dhe janë shitur në rreth njëqind vende të botës. Por ajo që e veçon këtë krijues dhe e profilizion si një luftëtar aktiv për një shoqëri më të drejtë emë humane, ësjhtë veprimtaria e tij e spikatur në mbrojtje të të drejtave të njeriut, sidomos të emigrantëve dhe në veçanti të të burgosurve dhe të azilantëve politikë. Li­brat e tij të fundit: “Abysses-Voragini|”, “Barcodes-Codici a Barre”, si dhe Antologitë në shqip, italisht, frëng­jisht, spanjisht e anglisht, të botuar në SHBA, kanë thyer rekorde jo vetëm në shitje, duke dëshmuar shijet e një lexuesi elitar që don të njohë realitet shqiptare, politike, shoqërore e lettrare, por gjithashtu kanë arritur të kenë një prestigj ndërkombëtar. Ka botuar me sukses në Itali (Romë) romanin Il confine della nebbia, (Kufiri i mjegullës), ku ngjarjet konfigurohen në rrethanat sociale dhe më gjërë të Beratit të viteve ’80 e ’90. Ishte ende djalë i njomë, vetëm 14 vjeç, kur Shpend Sollaku Noé nisi të shkruajë e të bo­tojë në gazetat Shkëndia, Drita dhe Zëri i rinisë si dhe në revistën Nëntori. Shquhej për pasionin që e karakterizonte, fuqinë dhe freskinë e fjalës, guximin për të p[recur disa plagë të kohës, kuptohet aq sa mund të lejohej në kushtet e një censure mizore që sundonte në Tiranën letrare dhe kulturologjike të kohës. Midis librave kryesore të tij përmenden: “Mëzat e kaltër – poezi, Shtëpia botuese Naim Frashëri, Tiranë 1987; Il regno del proibito – poezi, italisht e shqip, Itali 1995; Applaudire Caligola – poemë deherioke, italisht, Firence, Itali 1997; Un posto a piedi per Galilea – poemë, italisht, Raguza, Itali 1999-2000; La Colombia dei Balcani – prozë investigative, Itali 1994; Il secolo breve – prozë investigative, Itali 1994; Abysses-Voragini – poemë, italisht e anglisht, SHBA 2009; Barcodes-Codici a Barre – poemë, italisht e anglisht, SHBA 2010; Piramidi in frantumi – antologji, italisht, SHBA 2011; Es hora de andar Sócrates – antologji, spanji­sht, SHBA 2011; Se réveiller au fond du précipice – antologji, frëgjisht, SHBA 2011; Pantheon in Blackout– antologji, anglisht, SHBA 2012; Atdheu i tjetrit – shqip, antologji, SHBA 2011; Il confine della nebbia – roman, italisht, Romë, Itali 2012. Eros murmuridhesh – poemë, shqip, libër i përbashkët me Skënder Rusin, shqip, Itali, 2014. për tu përmendur janë bashkëpunimet e tij me organe shqiptare e të hua­ja: “Loog”, “Das Boot”, “Journal of Contemporary Anglo-Scandina­vian poetry”, “Rustic Rub”, “Parnasus of Ëorld Poets”, “Dismisura testi”, “Poeteka”, “Haemus”, “Drita”, “Bashkimi”, “Republika”, “Ora e fjalës”, “Rilindja Demokratike”, “Neës Letter”, “Alto Adige”, “Milosao”, “Cio­ciaria Oggi”, “Il messaggero”, “La nazione” , “Gazetta di Parma”, “Il tem­po”, “RAI”, “RTTR”, “Italia Uno”, “Gazeta shqiptare”, “Tirana Obser­ver”, “Dielli – The Sun”, “Fenix”, “Elite”, “VOA – Zëri i Amerikës”, “Standart”, “Shqiptarja”, “Espresso”etj. Kanë shkruar shumë kritikë letrarë, eseistë, shkrimtarë e letrarë të njohur nga vendi e nga bota perëndimore rreth veprës së Shpend Sollaku Noè-së, midis të cilave mund të veçojmë: «Vepra e Sh.S. Noè-së mund të përfshihet e gjitha në fillin e zi të traditës europiane që shkon nga Marionettetheater i Kleistit tek Teatro della crudeltà të Artaudit e më tej. Kjo vepër mund të radhitet, madje në më­nyrë të ndryshme, me krijimtarinë e një brezi të tërë poetësh (Brodskij, Milosz, Herbert, Kancev), të cilët, ashtu si Noè u shtërnguan të braktisin atdhetë që nuk mund të shuanin etjen e tyre për liri». C. Cottardi, C. Diddi, Presi­dentë Kombëtarë të Amnesty In­ternational, Romë, prill 1995. «Një pëzierje eksplozive akuzash, sarkazmash e sulmesh ndaj atij që ai (Noè) e quan komunizëm i maskuar… Mund të duket subjekti i një roma­ni të Kunderas o Grossmanit, por ankthi i realitetit kthehet në dramë nje­rëzore me fjalët e këtij autori…» Gazzeta di Parma, qershor 1992. «Një intelektual i huaj i trapiantuar me sukses në Itali». Il Messaggero, janar 1996. «Një penë therëse që shkruan në një italishte perfekte». “Alto Adige”, shkurt 1996. «I aftë të shkrijë formulat e ndërtuara nga tradita, i aftë të revizio­nojë bo­tën e domethënieve». Firenze Libri, 1997. «Një shkrimtar që ka brenda vullkanin; një art për të cilin do të flitet gja­të». Attilio Bertoluçi, poet, 1999. «Shpend Sollaku Noé është një intelektual i madh poliedrik». Floriana Gavazzi, gazetare RAI, Radio Due, 2002. «Romani Kufiri i mjegullës i Shpend Sollaku Noé-së, shkrimtar, poet e përkthyes shqiptar, alternon momente të ashpra e ironikë. Një tension i fortë udhëheq lexuesin nëpërmjet historisë së beratasve Oresti që gërshe­tohet mjeshtërisht me ngjarjet e mëdha historike…” Franz Giordano, RAI, qershor 2012. «Vepra e Shpend Sollaku Noé-së renditet për­krah le­tërsisë evropiane që në dhjetë vjetët e fundit ka përmbledhur dëshmi me vlera absolute nga veprat e Marai, Pahor, Bettizza, Brod­skij e Herta My­ler. Në faqet e shqetësuara e të rrjedhshme të prozës së tij Shpend Sollaku Noé prek, me një stil të magjishëm, arësyet më të thella të humanizmit e të shpirtit dhe këtu romani i tij arrin një frymëmarrje të jashtëzakonsh­me.» Giuseppe Marchetti, kritik letrar, Gazetta di Parma,2013. Poezia e Shpend Sollakut (Noe-s) është një poezi e gjendjeve impresioniste dhe moderniste, me një fantazi të paimagjinueshme, me një kompleks figurash dhe trajtash që e bëjnë atë të freskët dhe me mesazhe të forta universale. Gjendjet e saj janë kujtesat, emocionet, përjetimet, ankthi dhe vetmia që poeti ka marrë nga vendlindja e tij, nga Shqipëria e izoluar dhe në udhkryq, për të ridimensionuar një realitet tjetër etsetik dhimbje e shprese, malli e mungese, transparence e mjegulle, që është veçori e një poeti elitar. Një thelb, ajo është një poezi e trazimeve dhe dyzimeve të forta, e mungesave dhe përjetimeve moderne, e ritmeve të përndezura që sjellin një kontrapunt gjendjesh dhe emocionesh të denja për një poezi që buron nga shpirti I thellë njerëzor dhe shkon drejt këtij shpirti, për të ushqyer pemën e tharë të tij. Kjo poezi, jo vetëm për faktin se ka marrë përgëzimet dhe vlerësimet e kritikëve më elitarë bashkëkohorë të mjaft vendeve perëndimore, por edhe për faktin se mbi të gjitha gjallon aromë atdheu, mall dhe kujtesë atdheu, dhimbje dhe klithje atdheu, është një poezi që lexohet me një frymë dhe përjetohet po me një frymë si një zbulim, si një risi që sjell poezia e re shqipe, kudo që shkruhet dhe lexohet, në lumen e madh të poezisë së vërtetë europiane dhe botërore.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s