Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Prostitutë më bëri nëna ” të autores Bukurie Bushati .
Titulli: Prostitutë më bëri nëna
Autore: Bukurie Bushati
Korrektore: Klaudia Malaj
Redaktore: Klaudia Malaj
Kopertina: Valdete Berisha
Botim i parë, 2015
Tirazhi: 300 kopje
ISBN: 978-9928-204-18-9
© Të gjitha të drejtat janë të autores
Roland Lushi
Shtëpia Botuese “ADA”
Rr. “Nasi Pavllo” Nr.20
Tiranë, tetor 2015
Për miqtë lexues
Kjo është historia e trishtë e një vajze të heshtur. E një vajze të pa përkrahur nga mamaja e saj. Kjo është magjia e rradhës që pena cilësore e autores tashmë të njohur për tregun shqiptar dhe jo vetëm, Bukurije Bushati serviri për të gjithë ata që do e mbajnë në bibliotekën e tyre këtë libër. Nuk është thjesht një libër.
Ajo, personazhi kryesor, ishte një vajzë e padjallëzuar, e pa rritur mirë, e friksuar. Punoi, por jo për të nxjerr bukën e gojës. As për ta patur xhepin me lekë. E shfrytëzuan ata që shfrytëzoheshin nga të tjerë. Puna e saj nuk kishte asnjë orë pushim. Nuk ishte tetë-orarsh. Jetoi duke heshtur, por në fund të jetës bërtiti të gjithë mëllefin që i ishte mbledhur në gryk, i cili nuk e lejonte të dilte zëri i saj. Çfarë donte të thonte ajo? Kë fajsonte me zë të lartë? Po në heshtje kë mallkonte? Mentaliteti i vrazhdë, dhe aspak ndihmues, e frenuan për një jetë të qetë, dhe e çuan në një rrugë të padëshiruar. Në një rrugë e cila pasqyronte pamëshirshëm çdo histori që ajo donte t’i fshinte nga vetja. Pasqyrat ishin të vetmet që e filmonin dhe e fshinin dhunën që ndodhte me trupin e saj, por apo pasqyra nga të tre anët, e dhunuan shumë më shumë mendjen e saj. Nuk u dashurua me askënd në jetë. Vetëm me vajzën e saj, që e donte me shpirt. Shumë kush mund të çuditet nga titulli “Prostitut më bëri nëna”, dhe në fakt është nga ata tituj që preferon të thyej tabut. Kjo ishte fraza që thash me zë të lartë sapo përfundova redaktimin e romanit, dhe do i vendosja titullin. Dhe sigurisht u lumturova kur u pëlqye shumë ky titull edhe nga autorja.
Natyra narrative e romanit të bën ta shflehtosh pa e kuptuar se ke kaluar tek faqja e rradhës, dhe në fund, je në fund të jetës së personazhit kryesor. Me dhembjen e saj do jetosh edhe pasi ta mbyllësh librin, dhe të pluroset në bibliotek.
Klaudia Malaj